Rexhep Qosja: Një përgjigje për Sali Berishën dhe një apel për Albin Kurtin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Rexhep Qosja

E dëgjova dhe e lexova deklaratën që anëtari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari e kryeministri i djeshëm i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, tha në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ishte kjo fjalë e ngarkuar me retorikë pseudoatdhetare dhe me fyerje ndaj të gjithë atyre që për bisedimet Kosovë-Serbi nuk mendojnë si ai!

Në këtë turr të tij sulmues, Sali Berisha nuk ngurroi t’i quajë argatë të Serbisë të gjithë ata që flasin për korrigjimin e kufirit, a për lëvizjen e kufirit, a për shkëmbimin e territorit midis Kosovës e Serbisë.

Në qoftë se ka politikan shqiptar që nuk ka të drejtë politike e morale të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës ky është para së gjithash Sali Berisha.

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që nga postet më të larta të Shqipërisë shtetërore ka mohuar mundësinë që Kosova të bëhet shtet ndonjëherë!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që duke e quajtur Kosovën djep të binjakëve shqiptarë e serbë e ka ndarë Kosovën!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha në vitet e despotizmit të tij, kur drejtpërdrejt e kur përmes Malit të Zi, duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë.

Për këto arsye e quaj të palejueshme gatishmërinë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që në kohën kur BE-ja dhe SHBA-të po bëjnë përpjekje për t’u arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë të dëgjojë retorikën e një njeriu që ka humbur të drejtën politike e morale për të folur për kufijtë e Kosovës.

Kjo që them për Albin Kurtin nuk do të thotë se unë pajtohem me sjelljet e qëndrimet politike, të bëra para se të mendohen, të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Jo. Unë me dëshpërim i dëgjoj e i shikoj në televizione varavingat politike të këtij despoti, i cili atë që e thotë në mesditë e mohon në mbrëmje, e ripohon të nesërmen dhe e mohon sërish në mbrëmje. Varavingat e tij politike janë bëtë shumë komprometuese për mendjen politike të Kosovës.

Dhe, të them në fund, se të gjithë ata që po mohojnë idenë e korrigjimit të kufirit, të lëvizjes së kufirit verior, të shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë nuk duan të shohin se junta e sotme politike e Kosovës e ka levizur tashmë kufirin shtetëror të Kosovës me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, kurse me Aneksin e Marrëveshjes për caktimin e kufirit me Malin e Zi mundësia e lëvizjes së mëtejme të këtij kufiri është e hapur! Dhe, kështu e ka shkelur dhe e mbanë të shkelur Kushtetutën e Kosovës! Dhe, po u kërkua prej saj, do të vazhdojë të shkelë e të tkurrë Kosovën edhe më tej. Deri kur?

Dhe, të them në fund se ata që po flasin kundër korrigjimit të kufirit, kundër lëvizjes së kufirit verior dhe kundër shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë po flasin duke pasur parasysh postet e tyre, të sotmen e tyre, mundësitë e tyre për të qenë çka dëshirojnë të jenë e në asnjë çast duke pasur parasysh edhe të ardhmen paqësore të Kosovës, të ardhmen paqësore të fëmijëve tanë, të pasardhësve tonë!

Ata po tregohen çka janë në të vërtetë: njerëz politikë pa vizion politik?

E ata që merren me politikë sot e nuk mendojnë, e nuk e dinë se si duhet të jetë Kosova pas 20 vjetësh, ata s’kanë të drejtë morale të merren me politikën e shtetit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

49 komente në “Rexhep Qosja: Një përgjigje për Sali Berishën dhe një apel për Albin Kurtin”

  1. Kalec Dega says:

    Albin Kurti dhe Sali Berisha, cfare kane te perbashket keta dy shqipfolesa ?

      1. Roberto says:

        Hahahahhahaaaaaaaaaaaaaaaaa. Taqi mamin e do shume hahahhah se ajo e ve ne gjume.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      BERISHA DUHET TA QEPI GOJEN PER KOSOVEN
      QOFTELARGU JU KA BERE SHUM DEM SHQIPERIS
      TA MBYLLI HALEN

      1. AZ... says:

        Pushka e ka patur pseudonimin ytate kur ishte spiun sigurimi

    2. Goni says:

      Nuk e dij kush eshte Albin Kurti,
      por dij shume-mire kush eshte Sali Berisha,
      dhe ai eshte “QELBI I QELBIT SHQIPTAR” !!!

  2. Korabi says:

    Na mbeti te na tregoj dhe serbfili titist Rexhep Koqeja se kush eshte Sali berisha

    1. arbeni says:

      Sa i mjere je or qyq qe do edhe lartesin e Korabit! Ke lexuar ndonje rresht nga ato qe shkruante dhe botonte Rexhep Qosja ne shtypin e Zagrebit e Lubianes ne vitet ’80 kur bisha serbe vriste rinen shqiptare te Kosoves? Po ndonje here te vetme e ke degjuar tek Zeri i Amerikes ne vitet ’90 c’thoshte mendja ndritur dhe burreria e Rexhep Qosjes per Serbin ne mbrojtje te popullit te tij? Nuk po te pyes a ke lexuar ndonje nga veprat e tij qe kullojne dije dhe atdhetari te pashoqe, se ku di ti me shume se te vleresosh si atdhter nje shpellar si Saliu!

      1. butrinti says:

        Të lumtë o Arben. Ma kënaqe shpirtin me këto fjalë

      2. 21-shi stalinajve says:

        O I ndrituri I Temes. Sa I ndajne vitet 80 nga ato 90. Kur ka vdekur Tito e kur erdhi sllobodani Yt mor. Me ke po flet o injorant. Pale na tregoke zagreb e zeri amerikes. Ik mor pusht bej fushat diku tjeter o cabenaj.

    2. Berti says:

      Korabi qenke ne anen e krimit e krimineleve.

    3. fran says:

      po pra se te gjithe e dijne se sali berisha eshte qen bir qeni shtate breza
      me gjithe lukunine e zagareve si puna jote qe i lepijne bythen

    4. Komentuesi says:

      Rxhep Qosja eshte personalitet i shquar,akademik dhe njeri i ditur,dhe nuk eshte si Sali Berisha,injorant,malok koketrashe dhe krimineli me i madh i kombit shqipetar.

    5. Doni says:

      O korabi mos je gje …….e sali ram berishacic. Saliu jot edhe shtate pashe ne dhe te futet familjarisht nuk I lan dot
      Krimet qe I ka bere kombit shqiptar.
      I Madhi Rexhep Qosja ne Rambuje kur Hashim Thaci luftonte per Autonomi Brenda serbise , ngriti me force per republike.
      Nuk ka burra te gjykojne Rexhep Qosja, vetem miza ne by… Te kalit Po .
      Saliu Si karte e djegur e udbs see I doli boja, vetem kush Nuk ka tru nuk kupton, cirret Si ai ………
      Mos harroni firmen e Tritan preshi shehu qe furnizonte milloshevicin
      Mos je nga ata qe u pasurove me nafte kur Kosova digjej o kalab se Korab nuk je.

    6. Goni says:

      Sali Berisha , Qelbi I qelbit shqiptar !!!

    7. Vlora says:

      Sepse jane antishqiptare dhe Saliu Koha e mafies grabitqa P kar me zile!

  3. IVONI says:

    .. SHUME E DREJTE ..! UROJ QE KOSOVA TE DREJTOHET NGA KOSOVARE ME MEND ..!

  4. Andja says:

    Berishizmi, sëmundje e pashërueshme.
    Paskemi qenë mallkuar.
    Zoti,e çbëftë mallkimin, se robi, s’po e çbën dot!

  5. blerta says:

    Profesor REXHEP QOSJA sot eshte figura me e larte e kombit SHQIPETAR, nuk ka tjeter njeri kaq te madh ne trojet tona. Mallkuar qofshin ata qe e percmojne kete figure.

  6. Nipi-uk says:

    I dashur mendjendritur Rexhep Qosja.
    Nuk mundesh te bindesh pinjollat e Serbise si Sali Berisha qe kurre nuk ja ka dashtur te miren Shqiperise.
    Ai eshte nje pleshte qe ka punuar per qellimet e Sllobodanit dhe nuk e kuptoj perse amerika nuk e ka izoluar ate skicofren qe per qellime sebre dogji Shqiperine ne 1997

  7. Pedro i ri says:

    Kurti e paska humbur busullen politeke dhe sidomos ate patriotike

  8. Baliu says:

    Se pari Rexhica Qosiq nuk eshte politikan, prandaj ska te drejte te flas per politike. Ky si sherbetor i ngelaqave te ashtuquajtur “komandanta te Rognerit” e ka problemin tjeterkund. Me Salon sepse nuk e pat ftuar ne festen e 100 vjetorit te pavarsise, per shkak te deklarates se tij te “famshme” se shpartallimi i Shqiperise nga lufta qytetare me 1997 ishte “nje revolucion i vonuar demokratik”. Me Kurtin e ka problemin se po i kundershton eproret e tije “komandantat e Rognerit” per ta realizuar kopilin mendor (brain child) gjoja te Qosjes, pra po ja shuan endrren per te bere pak emer ne histori, qofte edhe per te keq. Vetem idiotat shkurtpames gjoja besojne ne “paqe te perhershme” me Serbine. Daqiqi para pak kohe pat thene se gjat historise Serbia e ka humbur Kosoven disa here, por prap e ka fituar. Kete e konfirmoj edhe prijesi i qetnikve Vojisllav Sheshel para ca diteve duke thene: Le te presim sa te largohet NATO dhe ta vendosim kufirin me Greqine atje te Durresi. Leshimi qe po i behet tash Serbise eshte fitorja e pare e Serbise ne ket drejtim, por kjo do tjua zgjase edhe pak kohe jeten ne pushtet “komandantave te Rognerit” dhe vartesve te tyre, e mbas tyre ne ket jete guri mbi gur te mos mbet.

    1. korçari says:

      O i “zgjuari Baliu po ti je politikan qe po flet per politike?Hajde debil hajde dhe me nivelin qe shkruan nuk je as nje fije b*the e Z Qosja dhe do apo s’do ti apo shpellaret e tjere qe i vene pas Salehut si puna e brumbullit qe te çon ne halé Kosova eshte shtet i pavarur dhe do te fuqizohet me tej dhe sa per kufijte t’ja leme popullit te Kosoves te shprehet me referendum kur te jete e mundur.Ky vend nuk po perparon si duhet sepse ka akoma shpellare qe nuk kuptojne se cili eshte Salehu&banda e tij,po rripi po shtrengohet dhe nuk do te jete e larget dita kur ky filoserb do te jete ne banken e te akuzuarit per gjithe krimet qe ka kryer ndaj Shqiptareve.

    2. Franci says:

      Ja dhe nje serb tjeter si Baliu.Keta jane grupi vrasesve antishqiptare.Baliu padashje e tregoni vehten kush jeni.

  9. vang says:

    Z.Qosja. Per Sali Berishen,keni plotesisht te drejte qe ai ska asnje te drejte morale te shprehet per Kosoven.Kete fakt e dine te gjithe shqiptateret,vec ”luftetareve” te tije.

  10. Kili says:

    Me pak fjale Qosja ka me shume pasion urrejtjen per Saliun se te ardhmen e Kosoves.
    I duhej Saliu qe te mundcte thosh dy fjale per Thacin.

  11. Isufi says:

    Ate, qe e thote sot Rexhep Qosja, do ta shohin pas 20 vjetesh, injorantet, qe e shajne sot.

  12. fahriu says:

    Lani gojen, para se te diskutoni apo jepni mendim per te MADHIN Rexhep Qose.

  13. lili says:

    sa dhimbshme me pa me e degju ket njeri qe ma se paku ashte njeri me shefin e vet hasha o te mjer serbia po don me nda kosoven e jo serbin per ket nuk ban as me mendue korigjim apo kakkkkkk

  14. Lumi says:

    Te gjithe kunder te gjitheve. Ata qe shajne jane patriot, kurse ata qe shahen tradhetare. Pra; te gjithe atdhetar dhe te gjithe tradhetare.

  15. Nik says:

    Sume i zhgenjyer nga Z. Albin Kurti!

  16. Koço says:

    Ende Gjallë ky Lugati , Ky Xhiadisti Berishë , duket qartë që populli nuk gabon në kesi rste kur thotë : ” Mortia nuk ha Mut ” .

  17. Daja says:

    Heeej dreci ta haje kete pune si po shkon ! Per shume kohe e kam konsideruar Qosen vertet si nje burre te rende te shqiptarise… Jo vetem kaq por kam bere sherre me njerez ne vitet 90 -91 kur shtypi i Tiranes u perfshi nga debate mes njerezish tifoz te Berishes nga njera ane dhe dhe Qoses ne anen tjeter …. Ne ate kohe nuk kishte burre nene qe te me fliste keq per Qosen E njihja ate vetem neperpjet vepres letrare dhe kaq ,
    Tash pas 26 vitesh me thene te drejten jam lekundur bukur fort.. Pse?
    Qosja u provua ne politike … madje garoi por mori nje cmim qesharak… Pra ky burre nuk duhet te merret me politike dhe kaq …
    Ne debate me njerez te shquar kam vene re se anon dhe provokon me prova te dyshimta dhe per me teper te fryra ne kahjen qe i intereson.
    Kjo nuk i ka hije nje burri te rende…(kam parasysh ketu debatin me Kadarene, prononcimin per 97 ten, prononcimin per embargon e thyer etjer etjetr )
    Qosja tashme eshte ne moshen e keshillemadhit dhe ne kete kuader i ka hije qe te foluren e tij te ngadalte dhe terheqese ta shoqeroje me gjykime te paanshme duke shmange prononcimet per shkaqe politike.
    Duke dashur te ruaj deri ne fund respektin per te i uroj jete te gjate dhe i ardhte pleqeria nga kembet e jo nga koka ….

  18. Daja says:

    Berisha dhe Kurti jane ne politike dhe bejne politike……dhe kjo natyrisht ka gjysmen tjeter kunder (pasi jemi ne sistem jo njepartiak)
    Qosja ??????? Heeej dreci ta haje kete pune si po shkon ! Per shume kohe e kam konsideruar Qosen vertet si nje burre te rende te shqiptarise… Jo vetem kaq por kam bere sherre me njerez ne vitet 90 -91 kur shtypi i Tiranes u perfshi nga debate mes njerezish tifoz te Berishes nga njera ane dhe dhe Qoses ne anen tjeter …. Ne ate kohe nuk kishte burre nene qe te me fliste keq per Qosen E njihja ate vetem neperpjet vepres letrare dhe kaq ,
    Tash pas 26 vitesh me thene te drejten jam lekundur bukur fort.. Pse?
    Qosja u provua ne politike … madje garoi por mori nje cmim qesharak… Pra ky burre nuk duhet te merret me politike dhe kaq …
    Ne debate me njerez te shquar kam vene re se anon dhe provokon me prova te dyshimta dhe per me teper te fryra ne kahjen qe i intereson.
    Kjo nuk i ka hije nje burri te rende…(kam parasysh ketu debatin me Kadarene, prononcimin per 97 ten, prononcimin per embargon e thyer etjer etjetr )
    Qosja tashme eshte ne moshen e keshillemadhit dhe ne kete kuader i ka hije qe te foluren e tij te ngadalte dhe terheqese ta shoqeroje me gjykime te paanshme duke shmange prononcimet per shkaqe politike.
    Duke dashur te ruaj deri ne fund respektin per te i uroj jete te gjate dhe i ardhte pleqeria nga kembet e jo nga koka ….

  19. Lani says:

    👍👍👍👍👍👍👏👏👏👏👏👏

  20. historiani says:

    Eshte per te ardhur keq qe persona si komentuesi me psudonimin “korabi” etj, perdorin shprehje ofenduese ndaj akademikut te nderuar e te respektuar Rexhep Qosja. Duhet t’u vij turp kur ofendojne figura te tilla me permasa kombetare. Nisur nga fjalori qe ka perdore “korabi” me siguri se duhet te jete nga Tropoja. Duhet ti kujtoj ketij personi se me kete lloj fjalori qe keni perdore asnjehere nuk paske per te hyre ne dhome te burrave.

  21. 21 says:

    Veprimet e Kurtit Jane pak diletante, si ngelet qe heren tjeter te kerkoj ngushellim tek Kokedhima.
    Problemi eshte qe Sali Berisha eshte ne kulmin e dekompozimit te kufomës se tij politike dhe publike. Mungesa e cdo lloj vetekontrolli dhe sjellja prej skizofreni denlikuent, deshmojne panikun dhe situatën e tij dramatike.
    Historia akoma pa vdekur e cilesoi nje jashteqitje. Me dialektiken e tij fshatarake prej idioti shpellar, me deshtimet dramatike dhe humnerën ku hodhi Shqiperine, financat, ushtrine, drejtesine dhe se fundmi PDne,
    me Piramidat, urdhërat për bombardime me LHL, urdhërat për hapjen e depove, urdhërat për masakrimin e gazetarëve, urdhërat per pushkatime qytetarësh para zyres se nr 1 te shtetit, me shitjen e territoreve, me gjingjonizmin, me Shkerdhenatokracine, me kanibalizimin e sektoreve strategjike…
    sot Sali Berisha kudo ne bote konsiderohet nje satrap tribal, hajvan, i korruptuar, oriental dhe i pandergjegjshem, ndërsa ne Shqiperi i kanë hapur arkivolin duke i hequr te drejten te meritoje dy metra dhe per varr nga kjo toke qe percelloi, vodhi dhe lau me gjak. Ndofta mikut i tij Janullatos mund t’i hyje ne pune kufoma e tij, për te mbushur varrin e ndonje ushtari grek, por për shqiptarët do te ngele nje nga jashteqitjet me te medha te historisë.

  22. Bujar Kanapari says:

    REXHEP QOSJA ESHTE NJERI I DITUR KUR FLET SI AKADEMIK, POR JO SI POLITIKAN.

  23. drin says:

    Albin Kurti per ate qe ka sy e veshe e ka tregu moti se eshte kunder konsolidimit te shtetit te Kosoves,eshte per dhune dhe kaos para syve te ndrkombetareve ,done ndryshime te dhunshme…edhe tash kur eshte parti politike.Cka ka Berisha me shume se ky trad…..

  24. H2 says:

    Po pse o tyc politikan tek ky bagla jon qe shiti detin tek greku, do e kerkosh dermanin per kosoven?!
    Po Saliu eshte kake qeni.

    1. ROberto iaka ci Albini non En. says:

      Te dy jane kelysh te serbit, pa japin e marrin udhezime njeri tjetrit se kane te njejtin qellim. Fakti qe Albin Kur..kerkon mendje dhe mbeshteteje te armiku i shqiptareve flet shume .

  25. Sali Kerma says:

    Gjeni thirrjen histerike te Saliut kunder Rambujese dhe firmosesve te saj dhe hidheni ne Youtube.
    Ajo permbledh gjithcka.

  26. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Udb ne fuqi te trete.

  27. AZ... says:

    Pushka e ka patur pseudonimin ytate kur ishte spiun sigurimi

  28. Universiteti i Tiranes says:

    Nuk ka ndonje personalitet te larte shqiptar te kete pasur ndonje konsiderate positive per Berishen.
    Asnje.
    As Rexhep Qosja, as Kadareja, as Driteroi, as Moikomi, as Kristo Frasheri, as Farudin Hoxha, askush pervec llumit te vet haxhiqamilist.
    Berisha perfaqsoi vetem nje levizje fshatare, klanore, grykese, mesjetare, destabilizuese. Nje atentat ndaj perpjekjeve shekullore shqiptare, per nje komb dhe shtet modern.
    Nje takim i tille, duke ditur se kush eshte Berisha, tregon dhe se ku eshte katandisur aksioni politik i Kurtit dhe se si vulgarizon me mendjelehtesi duke u takuar me nje sharlatan, qendrimet e tij te drejta ndaj paprekshmerise territoriale te Kosoves.

  29. Vesel says:

    Qosja është minierë ari. Njerëz si Qosja lindin një herë në 200 vjetë.

Lini një Përgjigje te korçari Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *