Shkarkimi i deputetit të PS, flet Petrit Vasili: Rama është kasap, jargavitet dhe qurrepset pas karriges

Petrit Vasili ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së përmes një statusi në ‘Facebook’ ka komentuar përjashtimin e deputetit të PS në Kurbin, Gjetan Gjetani nga grupi parlamentar.

Vasili thotë se “Rama jargavitet e qurrepset pas karriges se tij, kur një deputet nga te tijët vetëm thotë ca të vërteta të rënda për krimin që po shkatërron vendin e çdo familje”.

Mes të tjerash Vasili e cilësoi Ramën ‘kasap i së vërtetës’.

“Rama kundra Rames, jargavitje pas merimangave te karriges se pushtetit. Ne vitin 2003 kur kandidonte per here te pare per kryetar te partise socialiste, ky Rama si medemek dashnor i te vertetes qe ishte deklaronte:

“Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”.

Sot Rama vitit 2018, qe jargavitet e qurrepset pas karriges se tij, kur nje deputet nga te tijte vetem thote ca te verteta te renda per krimin qe po shkaterron vendin e cdo familje,qe i di i madh e i vogel ne Shqiperi dhe jane ne cdo tavoline ne Berlin,Bruksel dhe Uashington, ky e perjashton ate qe foli,ndersa ky vete kthehet ne nje kasap qe hungërin e qe do ta coptoje dhe zhduke me cdo kusht te verteten.

Ja ç’do te thote qe qe te kesh nje kryeminister te shnderruar ne grope septike parimesh dhe morali”, nënvizon Vasili. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...