Si i nderoi Çu En Lai pilotët shqiptarë në Kinë. Enver Hoxha: Janë më të zotët se sovjetikët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në grupin e parë prej 12 pilotësh që u dërguan në Kinë për të pilotuar aeroplanët e famshëm MIG-21, tre prej tyre ishin myzeqarë. Ndërsa nga viti 1971, kur ky lloj aeroplani erdhi në vendin tonë dhe deri në fund të fluturimit në vitin 2003, komandantë të tij kanë qenë katër myzeqarë. Me të tilla shifra, mund të thuhet se historia e skuadriljes së MIG-21, aeroplanit më të sofistikuar që ka pasur Shqipëria, nuk mund të kuptohet pa kontributin, mundin dhe sakrificat e pilotëve trima, të shumtët nga Myzeqeja. Pikërisht njëri prej tyre, komandanti Dhori Zhezha nga Baltëza e Fierit, rrëfen për “Albanian Free Press” detaje mjaft interesante nga puna e gjatë ndër vite me këtë lloj aeroplani …

Intervistoi për “Albanian Free Press”: Albert Zholi dhe Aleksandër Çala

Si filloi përgatitja juaj për t’u bërë pilot?

Kur kryeja shkollën e mesme në Kuçovë, u përpiva nga magjia e aviacionit, teksa shikoja sesi ata “zogj të argjendtë” e çanin si shigjeta qiellin blu. Në kohën që po flasim, nga komanda e aviacionit dhe ajo e Regjimentit të Aviacionit në Kuçovë, kishin filluar të përgatiteshin pilotët e parë të aviacionit luftarak në Shqipëri. Kjo ishte një nismë shumë e guximshme, pasi kishte shumë vështirësi që të përgatisje pilotë. Kërkonte shumë punë dhe kryesorja,mungonte eksperienca. Aviacioni ishte në fillimet e tij dhe jo të gjitha gjërat ecnin mirë. Në qershor të vitit 1960, një aeroplan MIG-15, pëson katastrofë ajrore dhe bie në rrethinat e qytetit të Fierit, në fshatin Qenas. Në këtë katastrofë shkatërrohet plotësisht aeroplani dhe humbi jetën piloti Jovan Llazar Kaçorri. Kjo ngjarje u pasua dhe nga një ngjarje tjetër e ndodhur në fillim të muajit gusht, kur në një fluturim ajror aeroplani që pilotonte kursanti Petraq Qafëzezi pëson defekt dhe piloti shpëton gjallë, pasi hidhet me parashutë. Këto dy ngjarje bënë që të ndërpritej puna dhe stërvitja për përgatitjen e pilotëve në vendin tonë dhe të vazhdohej si më parë, me dërgimin në Bashkimin Sovjetik të kursantëve që do të përgatiteshin për pilotë. Kështu, më 15 gusht të vitit 1960, unë së bashku me një grup shokësh të “Teknikumit të Naftës” të Kuçovës, ku ishim dhe tre fierakë” unë, Pandeli Lëngu nga Mujallia dhe Sherif Hajna nga Patosi, nisemi për në Bashkimin Sovjetik. Në shkollë, ne kaluam të gjithë programin e JAK-ut dhe na mbeti pa dhënë vetëm provimi përfundimtar. Neve na qëlloi fati i keq, pasi në këtë periudhë ishte kulmi i acarimit të marrëdhënieve midis dy partive që drejtonin vendet tona dhe viti’ 61 shënoi edhe ndërprerjen e tyre dhe ne u kthyem nga studimet pa i mbaruar ato.

Por ndërkaq, ju i keni vazhduar studimet dhe jeni përgatitur për pilot reaktivi në Republikën Popullore të Kinës.

Po, herën e parë unë kam shkuar në Kinë menjëherë pas kthimit nga studimet në Bashkimin Sovjetik. Nisja jonë dhe udhëtimi për në Kinë është një aventurë më vete. Atje kemi shkuar me vapor me dokumente si marinarë dhe jemi kthyer si pilotë. Grupi ynë përbëhej nga Adem Çeça, Sherif Hajna, Bashkim Agolli, Mihal Pano, Niazi Nelaj, Andrea Toli dhe unë. U nisëm për në Kinë më 19 nëntor 1961 dhe mbërritëm në datën 8 janar të vitit 1962, në Mançuri, në qytetin Çan Zhou, në shkollën e tretë të Aviacionit Kinez. Pas një përgatitje teorike të shkurtër, e cila më tepër ishte përsëritje e atyre që kishim mësuar në Bashkimin Sovjetik, na ndanë në grupe të vogla fluturimi, ku në njërin prej tyre bënin pjesë: Sherif Hajna nga Patosi, Niazi Nelaj nga Tepelena dhe unë.

U habitëm kur na thanë se duhet të fluturonim në aeroplanët me helikë JAK-18U, i cili ishte një aeroplan me rrotë në bisht, ndryshe nga ai që kishim fluturuar në Bashkimin Sovjetik që ishte JAK-18 A, me të cilin kishim bërë rreth 100 orë fluturime. JAK-18, me të cilin kishim fluturuar në Rusi ishte më i përparuar teknologjikisht dhe me të dhëna fluturuese më të avancuara. Në vjeshtën e vitit 1962 kaluam në një aerodrom ushtarak pranë Gjirit të Detit të Verdhë. Aty bëmë një përgatitje teorike të shkurtër, me qëllim që të njiheshim me veçoritë e shfrytëzimit të aeroplanit MIG-15 dhe në mes të dimrit nisëm nga fluturimet. Në Republikën Popullore të Kinës, ne përfunduam programin bazë të MIG-15, pa bërë programin e përdorimit luftarak dhe pas një periudhe të shkurtër kohe, u kthyem në atdhe. Unë dhe Andrea kishim dëshirë të emëroheshim në “Qytetin Stalin”, siç i thoshin në atë kohë Kuçovës. Na emëruan në regjimentin e ri të Rinasit. Ishte marsi i vitit 1963. Në Rinas, na caktojnë të fluturojmë në aeroplanin MIG-17F, i cili kishte rreth një vit që kishte ardhur nga Kina si teknikë e re. Pa mbushur akoma një vit në Rinas, më caktojnë instruktor në Shkollën e Aviacionit në Vlorë, ku shërbeva në vitet 1964-1965, si instruktor për përgatitjen e pilotëve të rinj. Kur aviacioni u pajis me aeroplanin MIG-19S, në vitin 1966 më transferojnë në Rinas dhe fillova të pilotoj këta aeroplanë. Në këtë kohë Regjimenti i Rinasit kishte tre skuadrilje: skuadrilja MIG-19PM, skuadrilja MIG-17F dhe skuadrilja MIG-19S.

Ju jeni nga pilotët e parë të Skuadriljes MIG-21. Si u bë përgatitja e pilotëve të saj?

Në grupin e parë të pilotëve tanë që shkuan në Republikën Popullore të Kinës për përvetësimin e programit dhe kalimin në aeroplanin MIG-21ishim dhe ne tre myzeqarët; Andrea Toli, Vangjel Koroveshi dhe unë, Dhori Zhezha. Ishte fundi i shtatorit të vitit 1969 dhe akoma nuk kishin ardhur këta aeroplanë në vendin tonë. Udhëtuam me “Pakistanezin”, kështu quhej në atë kohë aeroplani që të çonte në Kinë, dhe pas shumë orësh mbërritëm në qytetin e Shangait. Me këtë aeroplan, udhëtonte dhe delegacioni qeveritar shqiptar që kryesohej nga Haki Toska, i cili do të merrte pjesë në festimet me rastin e 20-vjetorit të fitores së revolucionit kinez, që është më 1 tetor 1949. Delegacioni qeveritar qëndroi atë natë në Shangai, kurse ne ikëm me një aeroplan tjetër për në Pekin. Të nesërmen për të realizuar pritjen e delegacionit tonë na çuan dhe ne, grupin e pilotëve dhe teknikëve, në aeroport dhe na futën nga dera që hynin personalitetet. Nga kjo hyrje, disa minuta pas nesh, u fut Çu En Lai i cili ishte kryeministri i Kinës dhe grupi ynë sa e pa, filloi duartrokitjet të cilat i tërhoqën atij vëmendjen dhe erdhi e na takoi dhe na uroi mirëseardhjen në Kinë. Ai na foli pak për miqësinë shqiptaro-kineze dhe dha porosi që grupi ynë të merrte pjesë në festimet për nder të revolucionit kinez. Në Kinë qëndruam fare pak muaj, sa bëmë kalimin tek aeroplani MIG-21, që ishte një aeroplan i ngjashëm si ai që erdhi më vonë në vendin tonë. Akoma dhe kinezët nuk e kishin variantin mësimor (dy vendesh), këtë variant ata e prodhuan më vonë.

 Ju që keni njohur të tre shkollat e pilotimit: atë ruse, kineze dhe shqiptare, a mund të na thoni nëse ka pasur dobësi kjo e jona krahasuar me dy të parat?

Po, unë kam pasur mundësinë që të kaloj në të tre këto shkolla. Në dy të parat jam përgatitur si pilot dhe në shkollën tonë kam qenë instruktor për përgatitjen e pilotëve. Gjatë qëndrimit në Bashkimin Sovjetik, konstatova se shkolla ruse e përgatitjes së pilotëve ishte e furishme, kurse shkolla kineze ishte e kujdesshme. Në të dy këto shkolla, por edhe këtu tek ne kishte dhe shumë gjëra të përbashkëta, kjo mbase dhe ngaqë teknika luftarake që ka qenë e njëllojtë. Në shkollën tonë, në fillimet e saj ka pasur intensitet të lartë fluturimesh. Kujtoj periudhën që kam qenë instruktor, kur më ka ndodhur shpesh që të realizoja mbi 25 fluturime në ditë dhe rekordin im është 32 fluturime.

Po para udhëheqjes së lartë të vendit, a janë bërë fluturime ajrore?

Po, disa herë janë bërë fluturime ajrore para udhëheqjes së lartë të vendit. Ishte një nga shfaqet më të bukura dhe pritej me padurim nga i gjithë populli ynë kalimi i formacioneve të aeroplanëve mbi qiellin e Tiranës në ditët që zhvilloheshin paradat ushtarake, apo në përvjetorët e çlirimit të atdheut tonë, më 29 Nëntor. Përgatitja për fluturimet që do të realizoheshin nga të gjithë ne, pilotët, vlerësohej në maksimum, pasi në ato demonstrime na shikonte jo vetëm udhëheqja e vendit, por edhe populli. Për realizimin sa më mirë të tyre bëhej një punë e madhe përgatitore dhe shumë fluturime provë, pasi ato kishin vështirësi të shumta si për mbajtjen e rregullt të formacioneve ku kishte tipa aeroplanësh me shpejtësi të ndryshme fluturimi, por duhej kaluar mbi tribunën ku rrinte udhëheqja në kohën e përcaktuar me rigorozitet në programet e hartuara nga drejtuesit e paradave. Po të kihet parasysh që në këto fluturime merrnin pjesë aeroplanë nga të tre regjimentet e aviacionit, ai i Kuçovës, Rinasit dhe të Gjadrit vështirësia bëhej dhe më e madhe. Kështu, më 29 nëntor të vitit 1964 fluturuan gati të tërë aeroplanët shqiptarë duke kaluar në të njëjtën kohë mbi sheshin “Skënderbe”. Bombarduesin e vetëm që kishte Shqipëria, IL-28 e shoqëronin 12 aeroplanë MIG-15 të ardhur nga Kuçova, 12 aeroplanë MIG-19PM të Rinasit si dhe 11 aeroplanë MIG 17.

Po me Enver Hoxhën a jeni takuar?

Udhëheqësi i kohës, Enver Hoxha, bëri një vizitë në Regjimentin e Rinasit me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Aviacionit, më 24 prillin e vitit 1971. Ai ndoqi edhe demonstrimet e disa detyrave dhe ushtrimeve ajrore të kryera nga pilotët me disa tipa aeroplanësh. Ne të aeroplanëve MIG-21 do të realizonim qitje me raketa dhe disa fluturime të vështira pilotazhi. U caktuan pilotët më të mirë të skuadriljes. Bilal Josa dhe Sherafin Shegani për të realizuar qitjet me raketa të padrejtuara. Disa nga ushtrimet më të vështira ajrore do t`i kryenim ne, tre drejtuesit e Skuadriljes; Gëzdar Veipi, komandant i skuadriljes, do të kalonte i pari në lartësinë rreth 300 metra do të realizonte rrotullime në turjela; i dyti, piloti Andrea Toli, zv/komandant i skuadriljes, do të fluturonte afër tokës dhe kur të shkonte në krah të tribunës do të merrte menjëherë lartësi nga e djathta. Kurse unë, që kryeja detyrën e komisarit të skuadriljes, isha i treti dhe duhej të realizoja fluturim në lartësi të vogël dhe me të mbërritur në krah të tribunës do të merrja lartësi, duke realizuar turjela nga e djathta dhe pastaj nga e majta. Ditët para stërvitjes treguese qenë të ngarkuara dhe Mahmut Hysa, udhëheqësi i fluturimeve më hidhte herë pas here dhe ndonjë fjalë e më “ngacmonte” me fjalë mua myzeqarin. “Nesër do ta mbyll gojën!”, – i thashë. Kur më pa që isha shumë poshtë më tha në radio: “Mos u ul më”.Unë për inat e shtyja avionin më poshtë. Ma dha këtë porosi nja dy-tre herë dhe kur pa që unë po humbisja lartësinë duke u rrezikuar të ndeshesha me tokën dhe nuk po i përgjigjesha më në radio, nuk foli më. Unë kisha humbur shumë lartësi dhe kur kam kaluar tek stacionet radio/lokativ(P-8) isha më poshtë se antenat e saj, pra 3-4 metra mbi tokë. Kjo lartësi qe shumë e rrezikshme dhe po të llogaritësh dhe shpejtësinë rreth 1100km/orë që kishte aeroplani në ato momente, po të fërkoheshe me tokën ishe i mbaruar. Sa arrita drejt me tribunën, mora menjëherë lartësi dhe fillova turjelën me dy rrotullime nga e djathta pastaj nga e majta. Enver Hoxhës, që ishte në tribunë, i kishte bërë shumë përshtypje fluturimi im dhe kishte pyetur se kush ishte ky djali. Komandanti i aviacionit i thotë: “Nga Fieri, Dhori Zhezha quhet, është myzeqar, shoku Komandant”. “E shikoni ç’ka bërë partia për fierakët dhe myzeqarët!”, – kishte thënë Enver Hoxha. Gjithë punën dhe meritat për realizimin e atij fluturimi tepër të vështirë, i kishte marrë partia…! Në përfundim të fluturimeve ai bëri një takim me të gjithë personelin. Kur na takoi ne pilotëve që kryem fluturimet, komandanti i aviacionit i thotë “Ky është ai piloti që ju pëlqeu, shoku Enver”. Enver Hoxha më dha dorën dhe dola në fotografi më të, fotografi të cilën babai im e kishte vënë në kornizë dhe mburrej me të. Ndërkaq, në këtë takim morën pjesë dhe specialistë kinezë që ndihmonin në punët e aviacionit tonë në atë kohë. Enver Hoxha tha se kishte parë demonstrime ajrore edhe në Bashkimin Sovjetik kur kishte qenë atje për vizitë. “Por pilotët tanë sot treguan se janë më të zotë se ata”, shtoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Si i nderoi Çu En Lai pilotët shqiptarë në Kinë. Enver Hoxha: Janë më të zotët se sovjetikët”

  1. Kucova says:

    Dhe tashti airalbania na e pilotojne turqit ky eshte kulmi

  2. Po says:

    Nuk t’i mori partia meritat o laluc mosmirenjohes,por partia beri te mundur qe ti dhe shoket e tu te beheshit pilote te mire ne bote,ndersa sot avionet tuaj jane ne plehra!
    Kujt i hakrrohesh ti legen sikur t’i mori meritat Enveri!

  3. DINGO says:

    Patriote te vertete qe e mbrojten Atdheun tone edhe me ate Teknollogji qe shume here ishte jo perfekte.Sado fukara qe ishte Shqiperia,Enveri harxhoi per cdo gje per kombin.Sot qe jemi gjoja ne DHIEROKRACINE e sali qenit,edvin pordhacit,ilir hajdutit,dhe nano qelbesires,nuk blejme dot as Cifte gjahu.Enverit ti hani Trapin .Hani Bar nga propaganda e Rames me video se do na beje si zvicera.Kur te gjithe e dime qe ky vend eshte i mabruar dhe vetem Pleqte e mbajne se te rrinjte po u hapen vizat e punes nuk mbeten as Qente e Lagjes,Se shteti i Rames eshte nje mut njesoj me shtetin e saliut.Vidh,vra,dhe shit.

  4. Ben says:

    Perse ke kaq urreje mor Z.Po. Perse e ofendon tjetrin? Vetem sepse shprehu nje mendim? Sa per dieni ata qe ti I quan Laluce Jane me te suksesshem sot sesa ne ate sistemin tend te preferuar! Me duket se akoma nuk paska ardhur zhvillimi andej nga ju dhe mos me thuaj se jeton ne perendim sepse une jetoj me ne perendim se ty! Me kete menyre te komunikuari Shqiptaret do ta kene te veshire te krijojne nje demokraci reale.

  5. Dritan says:

    Rrofte Enver Hoxha.

Lini një Përgjigje te Po Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *