Strakosha, “heroi i heshtur” i kuqezinjve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një lider jo domosdoshmërisht është një lojtar agresiv në fushë apo që gjatë gjithë kohës thërret në mënyrë histerike shokët e skuadrës, jo një lider mund të jetë edhe përgjithësisht i qetë por që me veprat dhe fjalët e tij tregon rrugën drejt suksesit.

Prej disa vitesh Thomas Strakosha nuk ishte më djali i Fotos, nuk ishte më një i rekomanduar pasi nuk ka qenë asnjëherë i tillë, gjithçka e ka fituar falë etikës së punës dhe këtë e konfirmojnë të gjithë tek Lazio, tashmë është ngjitur edhe një shkallë më lart në karrierë.

Për të kuptuar pjekurinë, jo vetëm sportive të tij mjafton të dëgjosh fjalët e thëna pas ndeshjes, fjalë që duket sikur kanë dalë nga një futbollist me përvojë të gjatë dhe jo nga një 23-vjeçar:

“Gabimet individuale janë pjesë e futbollit, rëndësi ka që luajmë si grup. Unë bëra vetëm detyrën, pasi për të pritur topa qëndroj në portë”, deklaroi portieri kuqezi pas takimit.

Strakosha ishte njeriu i mrekullive, pasi dy nga ndërhyrjet e tij nuk përfshihen mes pritjeve të zakonshme. E para ndaj Kayal ishte një miks mes instiktit, reagimit të shpejtë dhe vetëbesimit, ndërsa e dyta ishte e gjitha forcë karakteri për të besuar deri në fund, madje deri aty ku askush nuk besonte.

Me modestinë e një lideri ai do të thotë se ka bërë vetëm detyrën dhe në fakt është e vërtetë, pasi “superheronjtë” veprojnë gjithnjë në hije, larg reflektorëve dhe lejojnë që veprat e tyre të flasin për ta. Tomi sot është pa diskutim “superheroi kuqezi”.(SS)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Strakosha, “heroi i heshtur” i kuqezinjve”

  1. Vladimir Dushniku says:

    E kam thene edhe me pare se Strakosha se shpejti do te jete nje nga portieret me te mire ne bote!
    Reflekset e tij jane fantastike!
    Eshte fat i madh qe kemi nje portier te tille ne kombetare!

  2. Don says:

    Ky eshte super portjer. E pabesueshme si shpetoj 4 gola te sigurt. Nderim dhe respekt per Tomin. Jemi krenar per ty. God Bless You.

  3. malsori says:

    Utime Strakoshes,ketij talenti te shkelqyer shqiptar,na fisnikeroj te gjitheve.Panuci kete here ka bere nje pune shume te mire duke ingranuar shume mire ne kombetare lojtar te rinje me talant dhe prespektive.Malsori.Boston

  4. gglyi says:

    po strakosha ishte super yll i uroj te vazhdoje keshtu super bravo

Lini një Përgjigje te malsori Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *