Strakosha, “heroi i heshtur” i kuqezinjve

8 Shtator 2018, 16:03Sport TEMA

Një lider jo domosdoshmërisht është një lojtar agresiv në fushë apo që gjatë gjithë kohës thërret në mënyrë histerike shokët e skuadrës, jo një lider mund të jetë edhe përgjithësisht i qetë por që me veprat dhe fjalët e tij tregon rrugën drejt suksesit.

Prej disa vitesh Thomas Strakosha nuk ishte më djali i Fotos, nuk ishte më një i rekomanduar pasi nuk ka qenë asnjëherë i tillë, gjithçka e ka fituar falë etikës së punës dhe këtë e konfirmojnë të gjithë tek Lazio, tashmë është ngjitur edhe një shkallë më lart në karrierë.

Për të kuptuar pjekurinë, jo vetëm sportive të tij mjafton të dëgjosh fjalët e thëna pas ndeshjes, fjalë që duket sikur kanë dalë nga një futbollist me përvojë të gjatë dhe jo nga një 23-vjeçar.

“Gabimet individuale janë pjesë e futbollit, rëndësi ka që luajmë si grup. Unë bëra vetëm detyrën, pasi për të pritur topa qëndroj në portë”, deklaroi portieri kuqezi pas takimit.

Strakosha ishte njeriu i mrekullive, pasi dy nga ndërhyrjet e tij nuk përfshihen mes pritjeve të zakonshme. E para ndaj Kayal ishte një miks mes instiktit, reagimit të shpejtë dhe vetëbesimit, ndërsa e dyta ishte e gjitha forcë karakteri për të besuar deri në fund, madje deri aty ku askush nuk besonte, shkruan “SS”

Me modestinë e një lideri ai do të thotë se ka bërë vetëm detyrën dhe në fakt është e vërtetë, pasi “superheronjtë” veprojnë gjithnjë në hije, larg reflektorëve dhe lejojnë që veprat e tyre të flasin për ta. Tomi sot është pa diskutim “superheroi kuqezi”.

4 komente në “Strakosha, “heroi i heshtur” i kuqezinjve”

  1. Eshte padiskutim nji Portjer qe ka para nji te Ardhme te Madhe .
    Mua do me pelqente ne te vertete qe ate temperamet jugor
    qe edukata e kultura ja mban te fshehur ,ate pasion te zjarrte
    qe djeg brenda gjoksit te tij prej te riu ,
    ta tregoj ,ta bej te dukeshme jashte tij , sepse tifozet i emocionon
    cdo veprime e tille ,qe ndez emocione dhe i motivon ata ,te jen me aktive gjate ndeshjes .
    Jane taktika qe shume portjer te Shquar te Botes i kane aplikuar sepse
    i zgjojn edhe lojtaret e vet ate ndjenje per te qen te pamposhtur ,te forte ,
    njelloj se perball kujt luajn ,
    duke luajtur si Luan ne Fushe dhe me guxim per fitore edhe jashte .
    Sigurishte qe nji Portjer shquhet e ben emer ne Boten e Futbollit
    kur ai shquhet perball ekipeve me emer .
    Psh . nqs Tommas (qe un ja uroj shume, do jepte gjithcka e bente qe Porta e Shqiperise
    ne Scoci te mbetej e paprekur ,
    kjo do motivonte shoket e tij per te shenjuar e fituar kunder Skocise .
    Ktu qendron Madheshtia ne Futboll ne permbysjet e Medha qe skuadra
    te panjohura arrijne ne Futboll. Si Kroacia dikur mundi Gjermanine .
    Mobilizimi arrin gjithcka .
    Shume suksese ne Skoci Ekipit te Zjarrt.

  2. AC/DC says:

    Djale Himare(Dhermiu) jo sunit qe iken ne xhami me kostumin e kombtares. Gabimi i vetem qe zgjodhi te lozi per Turqine 2!

    1. zaim zajmi says:

      AC/DC

      Ti je magjar HIMARE.
      Clidhje na paska idiotizmi yt me logjikën dhe etikën
      Je nga ato të përcarësve.
      Strakosha është portier për cdo skuadër. Në nivel me Berishën. Momentet krijojnë famën. Të dyve iu uroj gjitha të mirat edhe në futboll.
      Dy portierë të shkëlqyeshëm – favor i madh për kombëtaren.

  3. Don MaRiO says:

    Dolen te rrezikshem keta nga memaliaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje