UET i dekadës së dytë: Polivalent me 5 fakultete dhe më shumë programe të reja studimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas Fakultetit t Shkëncave Sociale, fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë, Universiteti Europian i Tiranës do ketë edhe dy fakultetete të reja, Fakultetin e Shkencave Mjeksore Teknike dhe Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. UET në 12 vite sukses. Si e kujtojnë rrugëtimin themeluesi Henri Ccili dhe profësorët. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi: UET ka kontribuuar për brezin e ri.

Salla është e njëjta, por UET-i nuk është më ai i vitit 2006, kur katër liberalët dhe themeluesit e Henri Çili, Ermal Hasimja, Adri Nurellari dhe Blendi Kajsiu nisën rrugëtimin me hapjen e një universiteti privat. Skepticizmi zinte vend te gjithkush asokohe, pavarësisht koperturës në raste të tillë ku të uronin sukses. Dymbëdhjetë vjet më pas, Universiteti Europian i Tiranës zgjodhi të bëjë publik zyrtarizimin e shtimit me tre universitete të tjera dha lajmi u dha në të njëjtën sallë kur nisi rrugëtimin e saj. “Ndjehem sot i emocionuar nga prezenca e kaq shumë profesorëve senjorë të klasës, ose koorporatës akademike shqiptare të krijuar në vite, sidomos në fushat e reja në të cilat ne po hapemi, inxhinieritë, mjeksitë, artet dhe gjithë elementët e tjerë. Dua ta nis pikërisht këtu, me idenë se si, si universitet jemi përpjekur që përvojën e krijuar së brendëshmi dhe në mjedisin akademik shqiptar ta shfrytëzojmë më së miri. Prandaj kjo ardhje ose kjo dekadë e dytë e UET në këtë format më polivalent më bën të besoj se aventura që nisëm 12 vjet më parë në këtë sallë, nuk do të jetë më me termat e aventurës për dekadën e dytë por ofron një garanci shumë të fortë, për prindërit, për studentët, për aktorët shoqërorë”-tha Henri Çili themelues i UET. Gjithçka zuri vend këtu e 12 vite më parë, ku besimi në sukses nga ata që e shihnin nga larg ishte i ulët, por katër themeluesit, stafi pedagogjik dhe mbi të gjithë idetë e qarta kush ishin dhe ku do të arrinin sollën suksesin e një universiteti elitë në vendin tonë.

Suksesi si synim

Nëse në atë sallë do mbetej vetëm suksesi i së shkuarës ky nuk është qëllimi, pasi idetë, mundësitë dhe promovimi i vlerat për të ardhmën janë qëllimi i UET. “Ne duam, kemi qëllim, kishim qëllim dhe kemi aq më tepër në të ardhmen që të jemi cilësorë, të jemi të besueshëm dhe të ndërtojmë një histori ose një kurrikulum në arsimin e lartë shqiptar”-tha Henri Çili, ndërsa shtoi se “plotësimi i kuadrit thuajse të plotë të fushave dhe disiplinave tona, që quhet ‘UET-i polyvalent’, është një mundësi për të gjithë pa përjashtim për të gjithë, duke filluar që nga profesorët senjorë, deri tek studentët e rinj, për të bashkëvepruar me UET për një ide, projekt, shkollim për gjithçka që sinjifikon universitetin në një shoqëri demokratike dhe të zhvilluar”. Për një nga dekanët e parë të Fakultetit të Shencave Sociale prof Tonin Gjuraj, ai moment i vitit 2006 me shumë të panjohura, por me ide të qarta nuk shqitet nga kujtesa, kur suksesi në vetëm 12 vitet e ka emrin UET. “12 vjet më parë unë kam qenë në këtë sallë kur është themeluar Universiteti Europian i Tiranës bashkë me 4 ish-themeluesit. Ne ishim të vegjël në atë kohë, se kishim vetëm dy fakultetete, Fakultetit i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë. Një vit më vonë hapëm Fakultetin e Ekonomisë. Sot jemi këtu për të ndarë me ju kënaqësinë e veçantë, finalizimin e një procesi rreth tre vitesh diskutimesh, të nxehta, të gjata, brenda institucionit, jashtë institucionit, me Ministrinë, ku në fund ne do kemi 5 fakultete”-tha Gjuraj. Universiteti Europian i Tiranës do ketë edhe dy fakultetete të reja, Fakultetin e Shkencave Mjeksore Teknike dhe Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Mesi: UET kontribut për brezin e ri

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi në fjalën e saj në këtë ditë të veçantë për UET, i vuri theksin kontributit të këtij universiteti në lidhje me brezin e ri. “Unë besoj që suksesi në gjithë sistemi arsimor do e ketë elementin se çfarë bëjmë ne në lidhje me brezin e ri. Të gjithë këtu të ndëruar kolegë, të nderuar pedagogë, akademikë, keni marrë një punë të vështirë përsipër,  është pikërisht ajo e transmetimit të dijeve, që brezi i ri sot të marrë atë çfarë i duhet për t’u bërë nesër më të mirë nga çfarë jemi ne sot”-tha zëvendëskryeministrja Senida Mesi, teksa kujton një shprehje të vjetër latine “nuk mësojmë për shkollën por mësojmë për jetën dhe unë besoj që UET e ka realizuar një gjë të tillë, nëpërmjet programeve të bashkëpunimit,  nëpërmjet bashkëpunimit me biznesin dhe me institucione rajonale dhe ndërkombëtare”. Numri dy I qeverisë shqiptare u ndal edhe në nismat e qeverisë dhe mënyrën si e sheh bashkëpunimin në trekëndëshin e suksesit. “Besoj shumë se bashkë punimi mes qeverisë si politikë bërës, si hartues i strategjive dhe politikave, në bashkëpunim me universitetet si ato të cilët bëjnë kërkimin shkencor dhe ofrojnë platforma dhe teza të gatshme duke filluar puna kërkimore e pedagogëve, profesorëve por edhe studenteve të nivelit master apo doktoraturës”.  Për zëvendëskryeministren sfidat janë të shumta ku Shqipëria ka sfidën e integrimit në BE dhe shumë reforma po ndërmerren drejt këtij drejtimi. “Kemi reformat tona të brendshëm të cialt unë i ndjek çdo ditë, në lidhje me administratën publike, shërbimet publike, ndaj dhe përgatitja juaj të nderuar studentë mund të jetë një avantazh për ne si qeversije nesër pasi do jeni ju nesër me shumë shpresa që do merrni në dorë fatet e vendit dhe t’i çoni ato në një zhvillim tjetër”-shtoi Mesi. Tashmë UET ka nisur një rrugëtim të ri me pesë fakultete për synimin e madh në formimin e brezit të ri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *