VIDEO/ “Reforma-reforma, vetingu-vetingu”, sondazhi: Shqiptarët informacion minimal mbi institucionet e reja të drejtësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Reforma, reforma, vetingu, vetingu, por numri i atyre që kanë informacion real mbi institucionet e reja të drejtësisë është minimal.

Një anketim i kryer me grupe studentësh të fakulteteve juridike, shkencave politike dhe shkencave të komunikimit në disa universitete publike e private në Tiranë tregoi se më pak se 10% e studentëve kanë njohuri mbi institucionet e reja të sistemit të drejtësisë.

 Një analizë tjetër monitoruese e raportimeve në media nga gazetarët reporterë, gjithashtu tregon se rreth 50% e raportimeve kanë qenë të pasakta në referimet mbi organet e reja të drejtësisë. Ironike, por nga monitorimi i ligjërimit politik mbi reformën rezulton se edhe një pjesë e konsiderueshme e politikanëve, përfshirë deputetët që kanë votuar ndryshimet kushtetuese dhe paketën e reformës, nuk kanë njohuritë dhe informacionet thelbësore mbi institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri.

Problemi është i thjeshtë: nëse nuk e njohim reformën, nuk e dimë se cilat do jenë produktet institucionale të saj, cilat janë institucionet e reja dhe cilat janë ndryshimet me sistemin e vjetër të drejtësisë, – atëherë është e vështirë të krijohet vizioni i qartë mbi reformën dhe shumë herë më e vështirë të flitet e të krijohen pritshmëri ndaj saj.

Institucionet e reja nuk janë të ‘reja’ vetëm në formatim individësh, por të reja në bashkëveprim, në ndarje e balancë kompetencash. Kjo video e shkurtër informohen shkurtimisht mbi institucionet e reja të sistemit të drejtësisë dhe mbi cilësitë kryesore të tyre.

ISP po monitoron reformën, në fazat e saj aktuale dhe sidomos, po ndihmon në njohjen e saj më të madhe publike, në stafet universitare dhe studentët e drejtësisë, shkencave politike dhe të komunikimit.

Qëllimi, – ata të jenë të mirë-informuar, të interesuar dhe indirekt edhe kontribuues në ecjen e gjatë e komplekse drejt një sistemi të ri të drejtësisë, të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë funksionale në Shqipëri.

Materiali është realizuar nga stafi i Institutit të Studimeve Politike në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” Mbështetur nga programi i ligjit, OSFA.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “VIDEO/ “Reforma-reforma, vetingu-vetingu”, sondazhi: Shqiptarët informacion minimal mbi institucionet e reja të drejtësisë”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Ku i gjete keto broçkulla more gazetare Plere.
    Çfare mashtrimi vazhdoni akoma te shkruani keto gjepura.
    Me siguri paguheni qe ti beni Shqiptaret çorap me informcione qe i sajoni ju.
    Pse nuk e shkruani emrin ju Plere, qe keni shkruar Artikullin?

  2. Ana says:

    Clare dmth democraci funksionale? Nuk besoj te nenkuptohet vazhdemisia postkomuniste per mosnjohjen e prones private te shqiptareve ne funksion te grabitjes perfundimtare te prones nga politikanet qe tashme Jane kthyer ne eksperte per nxjerrjen e nenligjeve per ta shtyre dhe penguar procesin e prones private duke u shtire sikur nuk kuptojne te drejtat e njeriut….

  3. Gjysma naim cilit says:

    Po’ pse shkojne kot ne universitete ketà studente
    Pse s’ shkojne te ruajne nje tufe me dhi andej nga greku
    Ketà prinder osé harxhojne Lek kot ne universitete
    Per te mbush me pare b e pronareve dhe petagogeve?
    Pastaj themi na Ka fai politika
    Politika na njef mire se kush jemi
    Dhe na e ben mire.

  4. Gjyshja naim cilit says:

    Po’ pse shkojne kot ne universitete ketà studente
    Pse s’ shkojne te ruajne nje tufe me dhi andej nga greku
    Ketà prinder osé harxhojne Lek kot ne universitete
    Per te mbush me pare b e pronareve dhe petagogeve?
    Pastaj themi na Ka fai politika
    Politika na njef mire se kush jemi
    Dhe na e ben mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *