Vuçiç mesazh shqiptarëve: Kam ardhur të bëj paqe me ju, ndjehem shumë mirë në Kosovë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se ka ardhur në Kosovë që ta paraqesë idenë e tij për paqe.

Nën masa të rrepta sigurie, ai mbërriti rreth orës 14:30 përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.

“Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për investimet e mëdha që ka bërë qeveria e Sebisë tek Liqeni i Ujmanit.

“Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi ndërmjet veti”, ka thënë Vuçiç.

Kreu i Shtetit serb do të qëndrojë dy ditë në veri të Kosovës.

Të dielën ai do të mbajë tubimin në Mitrovicën e Veriut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vuçiç mesazh shqiptarëve: Kam ardhur të bëj paqe me ju, ndjehem shumë mirë në Kosovë”

  1. IVONI says:

    NUK KA PAQE , DUKE NGRITUR BUSTE PER TE CILESUARIT NGA LIGJET NDERKOMBETARE SI KRIMINELE LUFTE..!

  2. Timi says:

    Si politikan vuqiqi është kokrra budallait por edhe më budalla i kemi këta tanët në qeveri që nuk dinë ta shfrytëzojnë budallain. Vuqiqi vetëm krenari ka edhe arrogancë. Bën mirë që u vra gjingjiqi atëherë se për 6 muaj e bindi europen që tja kthejnë Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *