Ze Maria: Fitore me cinizëm, i lumtur pasi Panuçin e kam mik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i skuadrez se Tiranës, Ze Maria, e ka ndjekur nga afer sfiden e mbremshme te Liges se Kombeve mes Shqiperise dhe Izraelit ku kuqezinjte fituan ne “ElbasanArena” me shifrat 1-0 të kuqezinjve.

Pas ndeshjes per mediat Ze Maria u shpreh i lumtur per fitoren e Shqiperise pasi Izraeli eshte nje ekip i forte.

Ai shtoi gjithashtu se ishte i kenaqur me skuadren dhe Panuçin te cilin e ka mik.

Jam i lumtur që fitoi Shqipëria. Të fillosh një kompeticion duke fituar ndaj një skuadre të vështirë është e rëndësishme. Jam i lumtur për skuadrën dhe për Kristian Panuçin të cilin e kam mik.

Në fushë ishte një skuadër që luajti si skuadër, vuajti, kishte pak raste për gol dhe ato pak që kishte i konkretizoi.

Kështu fitohet, me cinizëm. Nëse ke një mundësi e mbyll ndeshjen. Kjo është e rëndësishme”, u shpreh Ze Maria. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Ze Maria: Fitore me cinizëm, i lumtur pasi Panuçin e kam mik”

  1. vang says:

    Si perdoren ndonjehere disa fjale pa menduar nje konceptim jo te drejte. Me cinizem nga greqishtja :kinikos,-nenkuptun menyre cfaqjeje- paksa te ulet ,ordinere, jo dinjitoze.Nuk ma merr mendja qe traineri i Tiranes ka dashur te thote kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *