Afera CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi (dhe një kujtesë për Arta Markun që të pyesë Berishën)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

U dënua me 11 vite burg nga Gjykata Penale e Tiranës lënë fuqi më pas edhe nga apeli, ish administrator i kompanisë DIA e cila do të mblidhte borxhet në publik të energjisë elektrike për llogari të kompanisë CEZ, kërkon pafajsi.

Kërkesa e Ismailajt është depozituar në Gjykatën e Lartë më 12 korrik 2018 dhe ndodhet në pritje të datës se kur Kolegji Penal do të vendosë për shqyrtimin e saj.

Relator i kësaj kërkesë është përzgjedhur gjyqtari Edmond Islamaj i cili kaloi me sukses procesin e Vettingut por ishte komisioneri publik që e ankimoi dhe kërkon shkarkimin e tij.

Aktualisht Gjykata e Lartë ndodhet në pamundësi të formimit të trupës gjykuese dhe kërkesa e Ismailajt do të mbetet në pritje si mijëra kërkesa të tjera deri në plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

Nderkohe qe kjo ehste nje kujtese per prokurorine shqiptare dhe kryeprokuroren Arta Marku qe per aferen e CEZ ku shteti shqiptar ka humbur 414 milione euro te pyese dhe ish kryeministrin Sali Berisha sepaku.

Pasi sekseri i familjes Berisha, Nuel Kalaj akoma qendron ne “arrati” dhe nuk paraqitet para organit te hetimit per 7 milione eurot e kesaj afere qe terhoqei nga banke e nivelit te dyte!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Afera CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi (dhe një kujtesë për Arta Markun që të pyesë Berishën)”

  1. Franci says:

    Arta Marku alias Adriatik Llalla !
    Ku ja mban Arta Markut te therrase Berishen apo Bashen…..maksimumi ajo mer rrogen ne fund te muajit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X