Agolli: Zgjedhjet i bën trajneri, unë përgjigjem për gjithçka te kombëtarja

9 Shtator 2018, 21:27Sport TEMA

Ansi Agolli u pyet në konferencën për shtyp nëse i vinte keq që u paraqit sot para medieve si kapiten, edhe pse në takimin kundër Skocisë me shumë gjasa nuk do të luajë. Mbrojtësi u përgjigj:

“Nuk më vjen keq, çdo kapiten e ka për detyrë që të vij këtu dhe të përgjigjet për pyetjet që ju bëni. Trajneri e tha qartë deh nuk kam se çfarë të përsërisë tjetër. Çdo lojtari i vjen keq kur nuk luan sepse kush vjen në kombëtare, vjen për të luajtur.

Pastaj dihet që zgjedhjet I bën trajneri. Më vjen apo jo keq mua nuk ka rëndësi. Rëndësi ka qenë skuadra të eci përpara dhe të marri një rezultat pozitiv.

Mendoj se shokët e skuadrës e kanë parasysh atmosferën që të jep stadiumi, mendoj se do të herë një atmosferë mjaft e mirë për çdo sportist që do të luajë në këtë stadium, mendoj ta shfrytëzojmë pozitivisht duke u futur pa emocione dhe të bëjmë lojën tonë.

mendoj se gjatë kësaj periudhe që kemi qenë të grumbulluar, kam bërë maksimumin tim, të jap më të mirën, besoj se jam në një formë të mirë, pastaj nuk e di, trajneri tha që akoma nuk është zgjidhur formacioni dhe nuk e di. Shpresoj të jem.

Binaku: Binaku ka bërë një ndeshje shumë të mirë në ndeshjen e fundit, ajo që më bëri përshtypje ishte adaptimi në një kohë të shkurtër. Kjo është diçka mjaft e mirë, pozitive, kështu mund të them fjalë të mira edh epër gavazajn se ishst endehsje e parë, e vështirë, e kaluan mjaft mirë këtë prove me një rezultat pozitiv, ndaj është pozitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje