Alptekin, si mafioz që ka ndikuar politikën shqiptare!

9 Shtator 2018, 18:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ekim Alptekin, vëllai “për gjak” I Lulzim Bashës, nuk është thjeshtë një mik i ngushtë shkolle i tij, pastaj mik në biznese dhe dëshmitar në dasmën e tij. Po të ishte vetëm kaq, edhe pse është personi më kyç në botë, për shkak se është pik-lidhje me rusët për llogari të stafit të Presidentit Trump, nuk do të ishte ndonjë mëkat i madh, pasi është një shok që i ka rënë në pjesë të jetë djalë i keq, domethënë i korruptuar dhe në mes të lojrave të rrezikshme ndërkombëtare.

Ekim Alptekin është më shumë se kaq. Ai ka përdorur pushtetin e Lulzim Bashës dhe ka përfaqësuar Shqipërinë si konsull i saj, dhe po ashtu është angazhuar në fushata elektorale në Shqipëri.

Lulzim Basha e ka emëruar atë konsull të Shqipërisë në Turqi, dhe ai ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Demokratike në vitin 2013. Sot ortaku i tij u arrestua nga FBI dhe rrezikon dhjetë vite burg për pastrim parash dhe histori të tjera kriminale. Vetë Alptekin është në qendër të hetimeve si korruptuesi i stafit të presidentit Trump, sidomos ish Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Flyn, i cili gjendet nën akuzë penale.

Për këtë arsye ka shumë rëndësi propozimi i Bashs për lidhjet e politikanëve me krimin. Dhe kur themi krimin, natyrisht duhet t’i japim prioritet mafias ndërkombëtare, asaj që pastron miliarda dhe blen zgjedhjet dhe që përdor autoritetin shtetëror të vendit tonë, siç është rasti i Alptekin.

Nëse një ish i dënuar ordiner shqiptar merret seriozisht nga Vettingu politik, dhe konsiderohet mëkat nëse fotografohet me një politikan, kumbari i mafias ndërkombëtare që ka kumbar të familjes Lulzim Bashën duhet të merret dhjetë here më seriozisht.

Në fund të vitit të kaluar kur kam shkruar për lidhjet e Alptektin me Lulzim Bashën, ai u detyrua të pranojë në emisionin “Opinion” se e ka shok dhe mik të vjetër dhe se nuk mban përgjegjësi për aktivitetin e tij. Në fakt është përgjigje korrekte. Askush nuk mban përgjegjësi për atë që bëjnë të tjerët. Por ka diferencë të madhe mes përgjegjësisë që dikush duhet të mbajë për të shkuarën e një njeriu të njohur, dhe mes atij që është duke u dënuar.

Nëse një biznesmen shqiptar është dënuar 20 vite më parë dhe tani është korrekt me ligjin, ne kemi predispozicion ta quajmë kriminel, nëse fotografohet me një politikan. Rasti i Bashës është i kundërt. Ai ka 20 vjet që ka mik një biznesmen kontravers, i cili tani po dënohet ndërkohë që ka pasur raporte financiare dhe politike me Lulzim Bashën. Kjo është natyrisht shumë më e rëndë.

Ndaj ligji i dekriminalizimit duhet të pasurohet me amendamentin e  Lulzim Bashës për kontaktet e politikës me krimin. Nuk besoj se tani do bëhet qesharak e të thotë “do ndëshkojmë vetëm politikanët që njohin ish të dënuar nga Gramshi, jo nga Elbasani apo Stambolli apo New Yorku”.

Ndonjë herë njerëzit jo seriozë i besojnë dhe vetë gënjeshtrat që thonë. Ky është rasti që dhe t’i paguajnë.

Lulzim Basha duke lexuar betimin në dasmën e Ekim Alptekin me Nigar Talipzade

Lulzim Basha si dëshmitar në dasmën e Ekim Alptekin

19 komente në “Alptekin, si mafioz që ka ndikuar politikën shqiptare!”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Shpresojme tja fusin Llozin edhe ketij Pleres Bashes.

    1. Pirati bëhet papë... says:

      kush eshte i fundmi i berishes ne Washington ?
      .

      Nese Basha do gjykohet per 10 krime te renda kombetare dhe penale kjo me lidhjen Turqi-Amerike-Rusi AS QE DO TE SHQYRTOHET FARE..pasi dhe vete Amerika eshte ne gjendje konfuze ne lidhje me Ruset.
      Per Bashen dhe Padrinon Sali muhabeti eshte ndryshe qe ndricohet nga nje artikull brilant I Meros me titull.
      …………………….
      “GRANOFF I FUNDMI I BASH-BERISHES NE WASHINGTON”
      .
      qe nxjerr qarte faktin se Berisha mbrohet me cdo cmim nga “fansat” e tij ne Amerike qe dihet kush jane.
      Nese do me pyesnin kush ishte shkaku kryesori I protestes te 21 janarit do te thoja se
      ishte Gerdeci dhe vjedhja e votimeve te 2009…Video e Metes me Dritan priftin ishte nje
      levizje e Berishes qe mund ta beje vetem mendja e nje Satanai
      .
      Dihet boterisht se Gerdeci kishte boss Skerdhen Dhe
      Muhamet Hoxhen taksidari I Gerdecit .qe ishte I vetmi baxhanak ne bote qe nuk njihej nga baxhanaku I tij,,
      Pak e dine qe vlera e municjonit te ushtrise shqiptare kapte vleren mbi 30 miljard dollare qe dhe sot nuk dihet ku perfundoi…….
      Shume shqiptare te ndershem pyesin: Ku e gjen fuqine familja kriminale e berishajve qe “sfidon “dhe vete shtetin amerikan:
      Ose me sakte:
      Pse e hedh shurren perpjete Sypeshkaqeni
      .
      Pergjigja ne tre pjese eshte me poshte :
      Pjesa e pare
      “The New York Time”: “Vdekja e Trebickës ka ngjallur frikë dhe pasiguri”
      Gazeta me famë botërore i kushton katër faqe aksidentit. Hijet e dyshimit rëndojnë dhe ndaj ekspertizës amerikane
      Gazeta “Nju Jork Tajms” ka publikuar një artikull që lidhet me vdekjen dhe hetimet e deritanishme rreth ngjarjes së bujshme në Shqipëri. Në një shkrim me autor Nikolas Kulish, gazeta prestigjioze konstaton fakte interesante rreth hetimeve, e cilëson vdekjen e Trebickës, dëshmitarit kyç të aferave të armëve dhe Gërdecit, si të papritur. Dyshime dhe njerëz që kanë pak besim tek autoritetet e tyre, nënvizon gazeta. “Çështja për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitar kyç në një çështje shumë të rëndësishme, është e rrethuar me spekulime. Ai zbuloi prova të rëndësishme në eksportimin e municioneve në drejtim të Afganistanit. Akuzat e tij për trafikun e armëve u pasuan me arrestime në Shqipëri, kur më 15 mars nga shpërthimi në Gërdec humbën jetën 26 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Trebicka, 48 vjeç, u gjet i vdekur muajin e shkuar në një rrugë rurale pranë makinës së tij. Hetimet për vdekjen e tij janë gjithçka, përveçse rutinë”, – thuhet në artikull. Më tej citohet se një hetues amerikan u thërrit nga Prokuroria për ekspertizën e vdekjes së tij, Kevin J. Teter është ekspert në Policinë e Shtetit në Virxhinia. “Pas përfundimit të ekspertizës dhe dërgimit të raportit nga ana e tij, pati shumë debate dhe diskutime në Shqipëri. Media të ndryshme e kanë vënë në dyshim përfundimin e ekspertizës, sipas së cilës Trebicka kishte vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. A ka vdekur Trebicka në një aksident, apo ka qenë diçka tjetër që e ka shkaktuar vdekjen e tij? Populli në këtë vend të vogël e të varfër europian ka tashmë pak besim jo vetem tek autoritetet e tij, por dhe nga miqtë perëndimore.
      Dihet qe Sali Berisha e quajti kete gazetë letër higjenike.
      ——————————–
      pjesa e dyte
      ———————
      “Gërdeci”, Luan Hoxha fiton azil në SHBA
      .
      Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë si një nga përgjegjësit për tragjedinë e Gërdecit tashmë është azilant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxha sipas një kabllogrami të Ambasadës Amerikane raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të ish-kryeministrit Berisha. Lexoni kabllogramin e plotë.
      Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka marrë statusin e azilantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ai është dënuar me 5 vjet burg si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, Hoxha nuk do të mund të ekstradohet në Shqipëri. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, së bashku me familjen është larguar drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dihet tashmë se Luan Hoxha ishte kercenuar me jete nga ‘Sypeshkaqeni” dhe I eshte then shprehimisht..Do pësosh fatin e Kosta Trebickës
      —————————————————————————————
      pjesa e trete (ju flet gery kokalari)
      .
      KONGRESMENI FRANK WOLF
      Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
      VOA
      Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,.
      Epilog:
      Kjo maskarade qe po ndodh sot me Banditin Berishe dhe kelyshet e tij tregon se duhet kohe e gjate qe te ringjallet ai vend por kryesorja eshte te themi te verteten qe Saliqeni eshte kriminel por jo fajtor.
      .Fajtor per momentin jane Edi Rama qe mori vota cudiberese ne 2013 por dhe zoti Donald Lu (ish) & company qe me veprimet dhe mos veprimet e tij po behet nje mbrojtes me dashje apo pa dashje I kesaj dinastie kriminale.Edhe me pro-amerikani ne Shqiperi por dhe me antikomunisti ne Amerike kur shikojne kete film me mafien berishiane “Live” ne Shqiperi…pamvaresisht se teorikisht shajne enver hoxhen..mendojne se ne fund te fundit qofte ai popull..qofte klasa politike..qofte keto xhambasadoret e akredituar ne Tirane e kishin hallall dajakun e tij..Thjesht Dinastia kriminale berishiane eshte kthimi ne legjende te enver hoxhes nga armiqte por dhe miqte artificjale te ketij kombi.
      ******
      ..Nese duhet te kape nje peshk te madh Arta Marku duhet t’ja filloje me personin (personat ) qe I dhane vize gjeneral Luan Hoxhes pasi ai kishte deponuar te ambasadori amerikan ( mbreti I pashpallur) qe Shkerdhen Berisha e kishte kercenuar me jete se do ta bej si Kosta Trebicka…..per kete krim duhet qe dhe qeveria amerikane qe perfaqsohet nga SHENJTORI DONALD LU te nderhyje per nje fare eksperti qe erdhi nga VIRXHINIA qe ne menyre kriminale provoji se Trebicka ishte perplasur me nje lepur dhe ishte rrezuar ne humnere 40 centimetra…
      *****
      Pra jo vetem Arta Marku por dhe dipllomacia dhe sherbimet secrete & gjeostrategjike amerikane
      duhet te ndalojne politiken e tyre me dy standarte ne shqiperi :
      Jane me popullin shqiptar
      apo me Pinocetin e tyre qe e prune ne 1991 dhe po mbrojne me “te fundmin e berishes ne Washington”…
      duke perdhosur hapur nje komb te tere qe mbahet nga me proamerikanet ne bote
      qe po shendrohet nga me te zhgenjyerin prej tyre…

      1. Komentuesi says:

        Pirati behet pape bravo.Nje shkrim shume ineresant,dhe nje kembane alarmi per ata qe kane veshe (kopetenca),ta marinne konsiderate dhe te veprojne me njehere.Dokumenta te çuditesheme.Keto argumenta jane te pranueshme dhe shume te besueshme.

        1. Bureto says:

          Po bravo me B, them edhe unë. Bile i indinjuar sa më s’ka me ato që kanë ndodhur e po ndodhin me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Por, si gjithmonë që futet kjo fjalë në fund të çdo diskutim, si i bëhet? Vërtet e zgjidh Arta Marku a kushdo tjetër këtë nyje gordiane? Po, vetëm nëse do të ishte Aleksandri i Madh, por dhe ai dihet si e zgjidhi. Me shpatë!
          Babai, im ndjestë pastë, na thoshte, kur ne të rinj në ato kohë, kuturisnim të jepnim edhe mend për ndonjë problem politik të kohës: “Rrini mor djem! Politika quhet e tillë kur e bëjnë të mëdhenjtë, kur e bëjnë të vegjlit quhet budallallëk.”. Në rastin tonë, e hidhur por e vërtetë.

  2. ben says:

    Nisa ta lexoja po qe ne fillim kur thua se nje turk eshte lidhja e presidentit me te pasur qe amerika ka pasur ndonjehere nje supremacist I bardhe paska zgjedhur nje turk qe ta lidhi me rusine eshte nje nga gjerat me qesharake ne bote.
    Te jesh edhe rilindas edhe sorosian edhe antiberishe sot eshte nje nga pozicionet me te veshtira ne bote.
    Mero
    Turku ne amerike u arestua se ishte turk jo se ishte shok shkolle I lulezim bashes
    Kjo eshte ne vijemesi te politikes amerikane qe ka vendosur qe cdo turk ose zar I turqve sidomos erdoganit e presin dite te zeza.
    Prandaj me shume duhet te shqetesohesh per fatin e ed rames si zar I turqve se per shoket e shkolles te lulzim bashes
    Eshte kaq e thjeshte.
    Ps : pse te jene kaq te shqetesuar rilindasit per nje ligj qe po u miratua nxjer jashte loje edhe vete bashen?????????????????

    1. prizem says:

      @ben
      Vetem idiotet nuk e kuptojne qe Rama ju pergjigj flak per flak Bashes me nje OK te madh per vetingun ne politike…te tjeret nuk duan ta kuptojne se i ka fut ne rresht Salibabalja dhe ja u ka galvanizuar trurin.

      1. XheJ eN Bi says:

        Titi….
        Nuk e ke marë vesh akoma se FBI nuk drejtohen nda Adriatik Llala që t’i arrestojë dhe pastaj t’i nxjerrë zë pafajshëm.
        Mos lexo vetëm RD -ën dhe 55-ën.

    2. Bureto says:

      “Të jesh dhe rilindas, dhe sorosian edhe antiberishë sot është një nga pozicionet më të vështira në botë”. Po ben. Ekzakt! Të gjithë përpiqen t’i ngjajnë nga pak atij që është më tipiku në këtë përcaktim, ‘ustait’ Berishë, që ishte/është dhe komunist dhe antikomunist dhe demokrat. Kështu janë njerëzit ‘pa bythë e pa fytyrë’. Po po t’i kesh këto, është sikur të shohësh majën e veshit, nuk bëhesh dot as politikan, as pushtetar dhe për rrjedhojë as milioner ose më sakt oligark.

  3. Titi says:

    O Mero mavria,po mund te dali dhe i pafajshem ky titpi pse nxitohesh,apo keshtu te thone pronaret.Si je katandisur keshtu o derezi.

  4. Lulashi takon vetem kriminela te mire dhe per te miren e shqiptareve,sidomos turqit jane dhe vellezer me ne(e ka thene saliu e ka perforcuar rama).
    Shoku i tij ka rrezik te denohet 10 vjet dhe lulashi ka rrezik te behet kryeminister me gjithe ato akuza qe ka ,vetem kur ishte kamarier ka punuar mire.
    Ka 28 vjet qe akuzojme politikanet i shajme,ata akuzojne dhe shajne njeri tjetrin dhe asgje nuk ndodh.
    Edhe sa do vazhdoj keshtu qe ky popull trushplar te kuptoj se ka vetem shou dhe ata po tallin prapanicen me ne….
    Nuk ja vlen te zgjatesh se jane bere te merziteshme

  5. Kombi says:

    SHUME TE THELLA DUKEN KETO MIQESIRA ?

  6. komisar tepelene says:

    Mero, goditje e madhe ndaj Bashes ashtu sikurse ti di te godasesh keto vitet e fundit,e le namin topa topa o i shkrete,lajm pa pike ngjyre dhe shije ,je plakur shume Mero ,as te godasesh kundershtarin nuk ben me.

  7. Jimi says:

    Mero! Kur Lulja hodhi “tezen” e vetingut per politikanet, e kishte fjalen per ata politikane qe luajne me ekipet e kategorise se dyte e te trete. Ai nuk e kishte fjalen per politikan kalibri si ai vet , qe luan me ekipin kombetar te Hollandes, me Ajaksin! Po pse e imagjinon dote ti Mero, qe nje derr lojtari si lulja te luaj me nje ekip si te Kamzes, ta zem perkrah lojtarit te formacionit Xhelal Mezati? Jo kurren e kurres! Vendi i tij i denje eshte perkrah lojtareve me emer ne Evrope e ne bote, si ata te ekipit te Gallatasaraj, Demir Faslliu, Qamil Heqimi e shum te tjere, qe kur te vije koha do ti renditim. Po pse me halabaket vendas do te merret Lulja!? Mos e dhente zoti!

  8. Zigur Qarri says:

    Teorite konspirative i ka monopolizuar Kastriot Myftaraj!
    Le te shpresojm t’mos jete serial,sepse deri ne fund,do ta
    besoje edhe vete Z.Baze.

  9. Kellira says:

    Asgje nuk ka per t’i ndodhur Bashes. Ne Shqiperi politika eshte e thjeshte dhe jo si ne nje vend demokratik.
    Nese pranon te gelltitesh lugen e corbes je i perdorshem dhe per rrjedhoje i vlefshem ne cdo kohe.
    Basha e ka gelltitur ate luge keshtu qe eshte gjithmone i vlefshem. Vlera ne treg eshte me cikle. Ca here eshte me i vlefshem dikush tjeter por edhe ai ka gelltitur.

    Keshtu qe Keep calm and learn German!
    Pastaj “Perpara”!

  10. policia gramatikore says:

    C’eshte ai paragraf i pare gjithe ngaterresa qe nuk merret vesh se per ke po flet, per bashen apo alptekinin? Shkruaj pak me sakte o zhgarravites kazani, sic te ka etiketuar shoku yt i ngushte. Mos shkruaj lesh e li.

  11. Andrea says:

    Ky shoku i Lulit , eshte turk apo shqiptar, ?se nuk po e marrim vesh kujt po i sherben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje