Atipikja si tipike, në politikën e sotme!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Alfred Peza

Teoritë politike dhe standardet e sjelljes “politikisht korrekt” në marrëdhëniet e dikurshme ndërkombëtare, që na janë servirur si aksioma të pakundërshtueshme, kanë nisur të bien një e nga një.

Aq sa jetojmë në një epokë, ku tipikja tashmë konsiderohet si atipike dhe atipikja vetë, si tipikja për tu ndjekur.

Kjo gjë shihet tashmë:

Qoftë kjo në marrëdhëniet politike brenda sistemit demokratik të një vendi, e qoftë në sistemin ndërkombëtar. Qoftë nga partitë politike, e qoftë nga liderët e tyre. Qoftë nga sjellja e elitave të një vendi brenda vetes, e qoftë në raportet e drejtuesve të shteteve në marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe organizmat e përfaqësimeve kontinentale apo planetare.

Si ta kuptojmë këtë konkretisht?

Mjafton që të ndjekim vetëm zhvillimet e politikës mbarëshqiptare dhe ato ndërkombëtare të 24 orëve të fundit, për ta materializuar këtë ide. Përshembull:

Barak Obama, ish Presidenti demokrat i SHBA (i majtë), e cilëson miliarderin tipik të kapitalizmit modern (i djathë) Donald Trump, pra Presidentin republikan (e djathë), si një komunist.

Në Tiranë janë takuar ata që deri dje konsideroheshin si dy prej liderëve politikë këtej dhe andej kufirit, diametralisht të kundërt me njëri- tjetrin: Albin Kurti i Lëvizjes “Vetëvendosja” dhe ish Kryeministri demokrat Sali Berisha. I pari, përfaqësues i të majtës radikale, i dyti lideri historik i të parës parti antikomuniste dhe “babai” i së djathtës shqiptare.

Në Shkup ishte Kancelarja gjermane Angela Merkel, për të inkurajuar referendumin për emrin e ri të Maqedonisë, i cili siç tha ajo pritet që ta bëjë fqinjin e Shqipërisë një vend anëtar të NATO dhe të BE.

Në lidhje me debatin për kufijtë mes Prishtinës dhe Beogradit, ajo tha se beson që tërësia tokësore nga pikënisja e rëndësishme për rajonin është të qëndrojë ashtu siç është. Merkel është një ish banore e Gjermanisë Lindore, e cila u bashkua me Gjermaninë Perendimore, pas rënies së Murit të Berlinit.

Rënia e komunizmit, solli nëpërmjet një efekti domino, ndryshimit e kufijve që ndau Çekosllavakinë dhe që çoi në shpërbërjen e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dhe Jugosllavisë.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pasi refuzoi të takohej me Presidentin Thaçi në Bruksel, në takimin e radhës për bisedimet bilateral, ishte në Kosovë ku u zotua për vazhdimin e bisedimeve dhe për normalizimin e marrëdhënieve: “Ne me shqiptarët deri më tani i kemi provuar të gjitha mënyrat, por nuk kemi pasur shumë fat, as ne e as ata, prandaj është koha përfundimtare që të bisedojmë me shumë më shumë respekt ndaj njëri tjetrit dhe pas këtij respekti për të pasur edhe miqësi…”,- tha ai.

Ndërkohë në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur sezonin e ri politik dhe parlamentar, duke synuar që të mbërrijë në stacionin e zgjedhjeve të ardhshme lokale të qershorit 2019 nëpërmjet nisjes së punës organizative me strukturat e PS dhe nëpërmjet thellimit të nismës së njohur të “bashkëqeverisjes me qytetarët”.

Ndërkohë që opozita që duhet të mblidhte forumet nuk e ka bërë, duke e nisur “vitin e ri electoral”, nëpërmjet nismash populiste tipike të majta, me takimet në Shkodër dhe Elbasan, e duke paralajmëruar vijimin e këtij turi nëpër Shqipëri.

Presidenti Meta, i njohur si më afër qëndrimeve me të tjerë liderë politikë në Prishtinë, u tha se e kaloi drekën e së shtunës, me kundërshtarin numër një të miqve të tij, Albin Kurtin në Karpen të Kavajës.

Këto dhe shumë detaje e shembuj të tjerë, e bëjnë atipiken e deridjeshme, gjënë më tipike të së sotmes e me sa duket edhe të së ardhmes. Epoka post ideologjike, me sa duket është epoka atipike. Eshtë epoka e rënies së klisheve. Epoka e zhbërjes së aksiomave teorike të politikës e diplomacisë, në praktikë. Ndaj, mos u habisni kur të shihni e të dëgjoni edhe për “çudira” të tjera në vijim.

Ndoshta kinezët kanë patur të drejtë, kur prej kohësh, kanë thënë: “Pak rëndësi ka se çfarë ngjyre ka macja, e rëndësishme është që të kapi miun”! E kanë zbatuar edhe vetë në praktikë.

Edhe të tjerët po e zbatojnë gjithashtu. Ndaj, pak rëndësi ka se çfarë thonë e bëjnë liderët politikë shqiptarë e ndërkombëtarë. Më e rëndësishme sesa kjo, është që ata të arrijnë qëllimet e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Atipikja si tipike, në politikën e sotme!”

  1. E VERTETA says:

    Megjithate ke harruar te theksosh nje gje qe nuk eshte atipike, aleanca Thaci-Rama-Vucic, njesoj si dikur, kunder interesit te kombit shqiptar per te fituar pushtet momental personal, miq me armikun dhe armiq me miqte…

  2. Olimpia says:

    Nje artikull i lehte…Politika i dashur Alfred eshte shprehje e koncentruar e ekonomise.Kete e ka thene Lenini ,por edhe ai e ka pershtatur nga Klauzevici…i cili nderkohe e ka huazuar nga Sun Xuja qe ka jetuar ne Kine mbi 2000 vjet perpara.Nderkohe ate ceshtjen e kapjes se mijve nga macja mund ta thuash pa frike se te akuzon ndokush ..e ka thene Mao…Politika nuk eshte bere atipike .Ajo ka qene gjithmone atipike.Bile populli thote politika…kurve..Ne kohet e reja ka tre dukuri te medha qe e detyrojne politiken te jete me shume e levizeshme ,pragmatike ne kulm
    E para..nuk ka nje perplasje te madhe ideologjike midis blloqeve te kunderta .Edhe Kina nuk eshte me konuniste ,eshte nje bashkim midis komunizmit dhe kalitalizmit qe ka sjelle nje fenomen te ri ne shoqerine njerezore..Ky zhvillim i mbeshtetur edhe tek Konfuci e beri Kinen brenda 30 viteve nje superfuqi ne kuptimin e plote .
    E dyta..dalja ne skenen boterore e fuqive te reja ekonomike e detyron politiken boterore te shikoje me realizem realitetin e ri ..
    E treta revolucuoni i 4 t industrial ,epoka e infirmatikes dhe inteligjences artificiale e ka bere biten transparente,tashme kush eshte i afte mund te perfioje e te zhvillohet pa i marre leje perendimit qe deri dje komandonte gjithecka .Tashme G 7 nuk ka asnje force …me shume determinojne G 20 dhe G.2 SHBA DHE KINA .Vetem ne Tirane nuk e kane kuptuar akoma dhe vazhdojne me sloganet e luftes kunder komunizmit , me nunkarte .., aleanca strategjike idiote ..si ne shekullin e kaluar .Nderkohe Kina investon miliarda ne Greqi , Serbi ,deri edhe ne Mal te Zi ..ne vend qe ta fillonte nga ish aleatja e vjeter Shqiperia .Kjo thjesht per fajin tone ,per servilizmin tone idiot , per friken tone ndaj perendimit …sikur komunizmin ta kishte shpikur Shqiperia dhe jo Gjermania..Franca Anglia..Kjo per aresyen e thjesht se klasa politike jona eshte e korruptuar ,kerkon ta kete mire me ..miqte..pavaresisht se keta ..miq ..nuk hedhin asnje euro apo dollar .Vetem ne Maqedonijane te punesuar 20000 punonjes nga investimet gjermane….sa punojne ne Shqioeri nga keto investime…

  3. O ti E VERTETA, sa “largepamese” qenke. Ke harruar se treshja e mesiperme qe ke cituar jane nen kontrollin e drejtimin e plote te perendimit, edhe pse vucic nje kembe akoma e ka tek “vellai i madh” Rusia. Kjo treshe do beje ate qe i eshte caktuar nga SHBA+BE, duan apo nuk duan te tjeret ne Shqiperi+Kosove+Serbi. E sa per ate qe jane “kunder” interesit te Kombit tone, mbaje frymen e mos u harxho, se e dine te Medhenjte e Perendimit cfare, si, qysh, e kur do zgjidhen perplasjet qindravjecare ne Ballkan, e JO Ti apo folo-sllavet ne ish-SHQUP dhe ne sh.p.k LSI…

  4. pa e lexuar.. says:

    Ku e merr rrogen ky ish deputeti milioner? Tek strukturat e Ps-se apo te gazetes Tema? Sepse, java shtate dhe ky tete me artikuj qe mbushin faqet e gazetes. Ose ky “gazetar” ka konflikt interesi me nje gazete (te pavarur) ose gazeta Tema ka konflikt me statusin e saj… Mero, ndaje mendjen!

Lini një Përgjigje te pa e lexuar.. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *