“Biletat e kripura të një vendi të varfër”, ja si po i zbraz stadiumet FSHF (dhe një paralele me Skocinë)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kombetarja shqiptare arriti qe ta nise me fitore kompeticionin me te ri “Liga e Kombeve” duke mposhtur ne sfiden e pare ne “Elbasan Arena” skuadren e Izraelit.

Nje gol spektakolar i realizuar nga mesfushori, Taulant Xhaka, i dha tre piket e para skuadres qe drejtohet nga trajneri Kristian Panuçi.

Goli i Xhakes dhe pritjet e mrekullueshme te gardianit kuqezi, Thoma Strakisha, ishin e vetmja gje e bukur ne ate mbremje ne qytetin e  Elbasanit – i cili nuk kishte ate atmosferen e mrekullueshme qe ne jemi mesuar te shohim gjate sfidave qe luan Kombetarja shqiptare.

Ecuria e dobet ne ndeshjet e fundit ishte nje arsye qe nuk kishte tifoze – por kryearsyeja e boshatisjes se stadiumit ishin çmimet e çmendura qe Federata Shqiptare e Futbollit kishte vendosur per ate takim.

Bileta me e lire per ta pare takimin me Izraelin ishte 1.000 (10 mije lek) ndersa me e shtrnjta kalonte çdo limit pasi kushtonte 18.000 ( 180 mij lek)- dhe kjo solli qe impianti i “Elbasan Arenes” te mos ishte mbushur as gjysma.

Dhe per te treguar qe FSHF eshte kthyer ne nje institucion qesharak mjafton te shikoje zbritjen qe ata ben 2 ore perpara ndeshjes duke bere 50% zbritje.

As kjo nuk u mjaftoi per te sjelle sadopak njerez ne stadium qe fatkeqsisht pas Kategorise Superiore qe numri eshte shume i paket per shkak te sfidave te turpshme qe zhvillohen – FSHF po degradon dhe ndeshjet e Kombetares.

Mire eshte qe te marrin pak shembull nga ndeshja qe do luajne neser ne “Hampden Park” te Gllasgout, kunder Skocise.

Bileta me e lire per ndeshjen Skoci-Shqiperi eshte pese paund ( 7 mij lek), ndersa me e shtrenjta 30 paund ( 42 mij lek).

Çmime krejtesisht normale dhe te perballueshme per kedo dhe ketu flasim per nje vend qe ka nje ekonomi shume here me i zhvilluar se Shqiperia.

Kjo tregon politikat qe ka nje Federate per te kthyer stadiumet ne nje vend ku te gjithe te kene mundesi te shohin ndeshjet- ndersa ketu tek ne kemi ne Federate qe nuk ben asgje per te afruar tifozet ne stadium, por vetem te mbushin xhepat e tyre! (F.Baze, TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Biletat e kripura të një vendi të varfër”, ja si po i zbraz stadiumet FSHF (dhe një paralele me Skocinë)”

  1. FSHF MAFIA says:

    Fshf eshte nje organizate mafjoze qe e drejton Duka krimit,,,, hajduta

  2. Albanistan hesap. says:

    çdo gje eshte e shtrejte ne Shqiperi vendi me i varfer i Europes ! perte perballuar keto çmime
    stratosferike per xhepat e Shqiptareve duhet tu vije ne ndihme Qeveria,te ngreje rrogat 4 here me shume
    seç jane,asgje nuk ndodhe do te krijohet pak inflacion por çdo gje eshte e perballueshme.vetem keshtu ecet perpara !
    siç bejne me uljen artificiale te vleres se valutes (euro,dollare,paund) te bejne rritjen artificiale te rrogave.

  3. Juli says:

    Këtu në ndeshjen e Fin-Hungarinë në tribunë ishte bileta 50€. Pensionistët 35€.
    Ju në shqipëri ë keni mirëqenien( dhe katunari më i largët ka telefon 600-900€) të mirë prandaj duhet të paguani më shumë hahaha.

  4. shqiptari i ilirise says:

    Duhet të shtosh dhe një arsye tjetërqë ndeshja u bojkotua:Terrorin policor që bën policia mbi njerëzit me policë xhahilë që keqtrajtojnë publikun në emër të gjoja sigurisë.
    Mua dhe të ma falnin biletën dhe të më çonin me Ferrari deri në Elbasan,nuk kisha për të shkuar me ç’kam paeë e provuar në ndeshjet ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje te Juli Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *