DETAJET/ Ndërhyrjet ruse në SHBA, drejtësia amerikane merr në hetim mikun e ngushtë të Bashës: I implikuar në skema kriminale

9 Shtator 2018, 12:34Politika TEMA

Prokurori i posaçëm amerikan Robert Mueller, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur nën hetim edhe shtetasin Kamil Ekim Alptekin apo i njohur ndryshe si miku i ngushtë i kryedemokratit Lulzim Basha.

Këshilli i posaçëm ka ngritur disa pikëpyetje mbi lëvizjet e dyshimta të biznesmenit të njohur turk dhe implikimin e tij në skema kriminale për interesa të klientëve të tij.

“Juria po kryen një hetim të gjerë për shkeljet e ligjeve penale federale që përfshijnë Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj si dhe shkelje të tjera”, thuhet në një letër që shoqëron thirrjen për Alptekin, shkruan “TemA”. 

Prestigjozia “Propublica” ka publikuar letrën e nënshkruar nga prokurori i posatçëm Robert Mueller dhe këshilltari special i shpecializuar për ndjekjen penale të terrorizmit Zainab Ahmad.

Lulzim Basha si deshmitar ne dasmen e Ekim Alptekin

Gazetari i njohur Isaac Arnsdorf, shkruan se sipas hetimeve dyshohet se Kamil Ekim Alptekin bashkë me biznesmenin tjetër turk Sezgin Baran Korkmaz, janë përpjekur të ndërhyjnë në Uashington duke paguar këshilltarin e sigurisë së presidentit Trump, Michael Flynn me para të dyshimta. 

Siç e dimë, Partia Demokratike përmes liderit të saj Lulzim Basha ka paguar 1 milion dollarë për lobim në një nga këto kompani duke mos justifikuar ende burimin.

Nga ana tjetër, sot bashkëpuntori i tyre biznesmeni me origjinë armene Lev Aslan është arrestuar në bordin e avionit privat teksa përpiqej të arratisej drejt Stambollit i akuzuar nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, invasion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

Treshja Kamil Ekim Alptekin, Sezgin Baran Korkmaz dhe Lev Aslan rezultojnë të implikuar ku  kompanitë e tyre kanë investuar në disa projekte që përfshijnë njerëz të akuzuar ose të dënuar për krime.

Ndërkohë, Partia Demokratike ende nuk ka sqaruar bashkëpunimin me këto kompani lobimi ku në bazë të dokumetave të pasqyryara publikisht u ka dhënë 1 milionë dollarë për lobing  në SHBA dhe vetëm 500 mijë euro i ka përdorur për të siguruar përkrahje nga Washington-i gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë.

Kjo shumë e majme parash e investuar në kompani dhe emra që janë me probleme me drejtësinë amerikane, e rëndon edhe më tepër këtë forcë politike që ende nuk ka bërë transparente kontratat e “kripura” të  lobimit të paguara në rrugë informale.

Më tej po pasqyrojmë linkun e artikullit të plotë të “Propublica”: (TemA)

https://www.propublica.org/article/robert-mueller-subpoenas-associate-man-hired-michael-flynn-lobbyist

5 komente në “DETAJET/ Ndërhyrjet ruse në SHBA, drejtësia amerikane merr në hetim mikun e ngushtë të Bashës: I implikuar në skema kriminale”

  1. shqip says:

    Pyetje. Keto Jane opinione gazetash , apo prokuroria ka ne duar nje dosje me siglen Basha – Pd – lobim ? Dhe Nese ka , pse nuk merret informacion ne insitucionet shqiptare, Po botohet ndonje artikull i perkthyer nga shtypi Usa . Jo se nuk besoj ne ato qe ka bere Pd e Lyli . Por nuk eshte e qarte Nese drejtesia shqiptare Po punon paralelisht me hetimet ne Shba . Mero ! Ju qe keni akses si gaz.ivestig , mund te na oftoni me shume info .

    1. Nandi says:

      Nese lexoni ate qe shkruan artikulli do kuptoni se prok federal nuk ka marre nen hetim Ekim Alptekin por ka kerkuar qe nje biznesmen i lidhur me te, te shkoje te deshmoje ato qe di. Kaq per rrenen e radhes qe i serviret syleshave qe nxitojne te komentojne pasi kane gelltitur cdo gje qe fluturon.

  2. Azio says:

    Kur ne SHBA,prokuroria merr nen hetim person in ne fjale,qe e ka mik te ngushte Lulzim Basha,me te cilin ka bashkepunuar per ceshtje te parave te dhena te kundra ligjeshme,cfare ben prokuroria jone?
    Perse eshte kaq e mefshte?
    Ka ardhur momenti qe ajo te angazhohet seriozisht per te hetuar Lulzim Bashen.
    Nuk ka asnje arsye qe mund te ndaloje kete hetim ligjerisht.
    Populli po pret.Nuk mban me uje pilafi.Gota e ujit eshte mbushur plot dhe ka filluar te derdhet.
    Amrikanet thone nje shprehje:’Go,go there is no time to loose,fest’

  3. Komentuesi says:

    Nuk e di,a i lexon Basha keto akuza kaq te renda? A i bene pershtypje te keqe se ka perdorur gjithe ate fare paraje per lobim,kur populli nuk ka buke te haj? Jame kureshtare,po shoket e tij te beses si Paloka,Alibeja,Spaho e te gjithe deputetet e pd-ke,a jane dokord,apo siperhere se nuk jane te verteta duke ngushelluar vehten.Pike zeze.Kane goje dhe flasin keta muter,duke akozuar me shpifje te tjeret.

  4. Jimi says:

    Nje nga kushtet e vetingut politik te Lules eshte, qendrimi politikaneve shqiptare larg krimineleve, qofshin keta shqiptar apo te huaj!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje