FOTOT: Daily Mail prezanton 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar, mes tyre edhe kryeqyteti i Shqipërisë

Tabloidi i njohur “Daily Mail” ka prezantuar 10 destinacionet më të mira që duhen vizituar.

Në rubrikën e udhëtimeve, prestigjozia rekomandon edhe Tiranën si një ndër vendet që duhet vizituar.

E listuar në vend të shtatë, për kryeqytetin shkruhet:

“Një tjetër destinacion i mundshëm për fundjavë është kryeqyteti i Shqipërisë.  Mund të vizitohen muzetë historike, mund të ecet përgjatë Bulevardi Deshmoret për të parë ndërtesat e epokës komuniste ku rekomandohet edhe një udhëtim në Bunk’Art. Ky është një art bashkëkohor dhe muze i historisë moderne i vendosur në një ish bunker të Luftës së Ftohtë. Ndërkohë në sheshin “Skënderbej” në qendër do të gjeni shtëpinë e operës”, shkruhet në përsdhkrimin e shkurtër. (TemA)

                 Loading...