FOTOT/ Super-kroçiera “Seven seas vojager” ankorohet në Durrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sezoni turistik në javën e parë të muajit shtator ka sjellë këtë të diel në Portin e Durrësit kroçierën “Seven seas vojager” me flamur nga Bahamasi, që ka 694 pasagjerë turistë amerikanë dhe kanadez.

Prefekt i Durrësit, Roland Nasto tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), se qyteti i Durrësit është mbushur sot me turistët që kanë mbërritur me kroçierën “Seven seas vojager”. Në grupe të ndryshme ata po vizitojnë vendet historike dhe qytetin antik bregdetar të Durrësit, ndërsa disa gupet të tjera janë nisur për të vizituar qytetin e Krujës, shkruan atsh.

Kroçiera “Seven seas vojager” është e gjatë 208 metër e gjerë 28.8 metër dhe lartësi rreth 56 metër. Ajo ka një ekuipazh prej 462 personash në bordin e saj.

Ajo niset nga porti i Durrësit sot në orën 18:00. Nasto tha se, në Portin e Durrësit këtë sezon turistik kane ardhur disa kroçiera me turistë të shumtë që kanë vizituar qytetin e Durrësit, trend i cili po vazhdon akoma edhe gjatë këtij fillim muaji shtator.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

4 komente në “FOTOT/ Super-kroçiera “Seven seas vojager” ankorohet në Durrës”

  1. says:

    Po ti japim license Maqedonisë për port në Durrës, atëher Spiunët e UDB ekzaminojn ujrat tona dhe rrjetin informatik . Kësaj i thonë skandal politikë në PS.

  2. loli says:

    Ke harru me i shtu nje zero,se jo c supercrocier eshte.

  3. 🤙🏿 says:

    Sallata shqipetare

    Kroçiera – puro shqip, dhe me germezim te sakte.
    Vojager – puro mongolisht dhe gjithashtu me germezim te sakte.

    Vip, gjoksi shperthyes, ferrari, klub nate, milioner, ngre temperaturat, çmend rrjetin, anglishte e shpifur ne mes nje shqipeje te gjymtuar, evropa, seksi.

  4. shqip says:

    Udheton bota , udhetojme edhe ne . Tragetet e linjave tona jane te kohes se Car Nikolles . Paguajme per copa hekuri qe lundrojne mbi uje . Kuptohet qe krahasimi eshte simbolik . Por fakti eshte qe cilesia e mjetit lundrues nuk justifikohet me çmimet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *