FOTOT: Vuçiç në Kosovës, protestuesit bllokojnë rrugën: Kërko falje për krimet e bëra

9 Shtator 2018, 09:31Rajoni TEMA
FOTOT: Vuçiç në Kosovës, protestuesit bllokojnë

Mëngjesin e sotëm qytetarë të shumtë në Skënderaj, Kosovë kanë bllokuar aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë. 

Protestuesit kanë vendosur kamion, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, të cilin Vuçiç pritet ta vizitojë në orën 09:15. 

“Kërko falje për krimet e bëra”, shkruhet në njërën pankartë të vendosur nga qytetarët në Skenderaj. 

Ndërkohë protestuesit e grumbulluar i kanë vënë flakën një grumbulli me dru që kishin vendosur në rrugë.  (TemA) 

3 komente në “FOTOT: Vuçiç në Kosovës, protestuesit bllokojnë rrugën: Kërko falje për krimet e bëra”

  1. ME EMER says:

    .. veprim i drejte , pasi kriminelet jane te koheve te sotme ..! Ai qe ka bere krime nuk behet kurre drejtues shteti ..!.. Respekt per serbet e ndereshem , pasi ata sigurisht ndodhen ne rradhet e popullit te pa fajshem ..!

  2. hason asfaltuesi says:

    Bukur qe protostnni kundra Vuchichit, por a e dini sa kushton 4m2 asfalt i demtuar nga zjarri?Nuk ja vlen per Vuchich halen!

  3. Free says:

    Ata ju futen thiken n fyt ju kerkoni dokra…. ju hengert dreqi qe qyla mbetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje