Gazeta suedeze: Të kalosh pushime të mrekullueshme në bregdetin shqiptar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Durrësi, zona bregdetare më e madhe në Shqipëri është duke u rritur paralelisht me Tiranën dhe këtu gati çdo centimetër i plazhit kilometrik është i mbushur me çadra shumëngjyrëshe. Dy shezlone bashkë me një çadër kushtojnë vetëm 22 krona suedeze (2 euro) bashkë me të ngrohtin, detin pak të thellë dhe të bukur. Këtu përballesh më shumë me kulturën shqiptare të të pushuarit se sa me natyrën e vendit.

Turma miqësore, familje të mëdha, shitës ambulantë dhe kështu me radhë, shkruan gazeta suedeze “expressen.se” në një reportazh që ia dedikon pjesës turistike të Shqipërisë.

Në qendër të qytetit gjenden disa lagja të vjetra të rinovuara shumë këndshëm si dhe një amfiteatër i madh romak i ndërtuar për lojërat me gladiatorë, ndërsa në anë të detit pranë qendrës ka shumë klube të modës, restorante të mirë dhe plazhe të vogla ose hapësira luksoze për t’u larë me çmime të ulëta.

Vazhduam rrugën drejt jugut përgjatë bregdetit pas disa ditësh pushimesh me ndalesa për të notuar. Përveç Vlorës dhe Sarandës, të gjitha zonat e tjera bregdetare janë ende të vogla dhe të këndshme si dhe është shumë e lehtë të gjesh dhoma çift në hotele luksoze për 300-450 krona suedeze (28-45 euro).

Shqipëria është një vend malor dhe i gjelbër dhe shpeshherë malet bien mbi det, që i bën disa zona bregdetare të ashpra ku mund të shijosh një pamje të jashtëzakonshme.

Në jug të malit të Llogorasë fillon ajo që quhet Riviera Shqiptare. Dhërmiu që është zona bregdetare më e madhe e fshatit me të njëjtin emër dhe që ndodhet edhe në hartat turistike suedeze, bashkë me të gjitha zonat e tjera bregdetare në veri të Sarandës ofrojnë akomodim të mirë dhe gatim të shkëlqyer.

Saranda është vizituar nga turistët e huaj shumë herët dhe vazhdon të ketë një rritje të numrit të tyre. Ujërat e këndshme në jug të qytetit tani janë të mbushura me turistë. Megjithatë, kushdo ka qenë më parë mund të dallojë se cilësia e ujit është përmirësuar bashkë me turistët, pasi 15 vite më parë viheshin re më shumë mbeturina nëpër plazhet e Shqipërisë.

Përveç plazheve të Sarandës dhe Durrësit, që ndodhen në hartat turistike suedeze, gjendet edhe një zonë tjetër shumë e gjerë në bregun shqiptar, që ia vlen të vizitohet. Këto plazhe fillojnë në qytetin modern dhe në zhvillim të Vlorës, si dhe më pas vazhdojnë disa kilometra në jug përgjatë një gjiri të bukur ku mund të zgjedhësh mes hoteleve të vogla që kanë plazhin e tyre ose plazheve të mëdha që ofrojnë një variacion më të lartë akomodimi dhe restorantesh.

Këto plazhe përfundojnë përreth qytetit të vogël të Orikumit në jug të Vlorës, ku atmosfera në bregdet është më e qetë dhe hotelet së bashku me restorantet shërbejnë produkte deti shumë të shijshme me çmime të lira që prej 30 vitesh nuk i gjendeshin në Mesdhe.

Sigurisht, shumica e shqiptarëve janë të varfër, por risitë, restaurimet dhe godinat e reja po shtohen gjithnjë e më shumë. Vendi i duhur për të kaluar pushime të mrekullueshme me çmime të ulëta, por nxitoni sepse Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një destinacion bregdetar po aq popullor sa Kroacia.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Gazeta suedeze: Të kalosh pushime të mrekullueshme në bregdetin shqiptar”

  1. zaim zajmi says:

    SIKUR autori të ISHTE SHQIPTAR

    Artikull i shkruar me sens miqësor.

    Bëhet fjalë për një gazetë serioze, e vetmja që u mbështet në vërtetësi, në moral, para shumë vitesh, kur u vra ministreja e jashtme e Suedisë, Ana Lee nga dorasi serb,

    Kjo gazetë, “Expressen”, pohonte se vrasësi e bëri krimin i shtyrë nga një MOTIV POLITIK – mbështetja e ndërhyrjes së Amerikës kundër Serbisë gjenocide të asaj kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *