Greqia doli nga kriza financiare, Cipras premton rritje pagash dhe ulje taksash

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri grek, Aleksis Cipras premtoi dje se do të rriste pagat dhe pensionet muajt e ardhshëm si edhe do të ulte taksat, përderisa vendi kishte kryer reformat e kërkuara financiare dhe programi i daljes nga kriza kishte marrë fund.

”Të gjitha masat për rritjen e nivelit të jetesës do të merren në përputhje me kreditorët”, deklaroi dje Cipras gjatë hapjes së një panairi tregtar në qytetin e Selanikut.

“Ne jemi të vendosur të zbatojmë marrëveshjet me kreditorët”, theksoi ai.

Sidoqoftë, hapja e këtij panari u shoqërua me protestën e mijëra qytetarëve në rrugët e qytetit port kundër masave shtrënguese ekonomike dhe papunësisë.

Në shumë pankarta lexohej ”Duam punë dhe jo taksa pa fund”.

Cipas tha se pritet që ekonomia greke të rritej 2,5% dhe se papunësia, që ka qenë 27,5%, aktualisht ishte 19%.

”Papunësia do të reduktohet 10% gjatë pesë viteve të ardhshme”, shtoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Greqia doli nga kriza financiare, Cipras premton rritje pagash dhe ulje taksash”

  1. Pilurioti says:

    Ne a do na rritet gje pensjoni?Atehere c’na prrallis o Cipra

  2. Kalec Dega says:

    E kujt i plasi menderja!

    Ndoshta kjo vlen per ata qe u kthyen ne Shqiperi pasi fitoi Rilindja qe premtoi Evropen ne 2018 me shpresen se do ishte ndryshe ne memedhe por me kete lajm te bujshem dhe shpresdhenes besoj se ata do kthehen prape ne Greqi ku do fitojne buken e gojes edhe pse me sakrifica por te pakten te vetdijshem qe sdo shohin xhaxhi Edin nate per nate ne TV dhe ME KRYESORJA do jetojne ne Evrope.

  3. says:

    Greqia ka nisur peshkimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *