Jari i del në krah Lulit kundër Vetting-ut për mafian ndërkombëtare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas propozimit të Lulit për Vettingun e politikanëve që kanë kontakte me njerëz që kanë probleme me ligjin, është hapur debati për lidhjet e Lulit me biznesmen turko-rus me lidhje mafioze që sot po dënohen nga gjykatat amerikane.

Jari vendosi t’i dalë Lulit në krah me një postim: “Mafia ndërkombëtare nuk është përgjegjësia jonë, por e botës. Ne jemi përgjegjës vetëm për mafien tonë”.

Me këtë postim Jari ndjehej i kënaqur që ja kishte bërë më në fund nderin Lulit. Dhe u përpoq ta shpjegonte më gjerë.

Të dashur lexues Jari ju sqaron!

Sot kam lexuar se një nga ortakët e biznesit të shokut ngushtë të Lulit u arrestua në SHBA dhe se shoku Lulit po ashtu është nën hetime për pastrim parash dhe veprimtari të paligjshme ndërkombëtare.

E gjithë kjo tani po bëhet si presion që të fusin tek ligji i dekriminalizimit dhe lidhjet me mafian ndërkombëtare.

Ky është skandal.

Çfarë përgjegjësie ka një politikan shqiptar se ka mik një të huaj që qenka mafjoz. Ne mbajmë përgjegjësi për gjërat që ndodhin brenda vendit, jo për gjërat që ndodhin jashtë vendit.

Ku ta di unë se atë mafiozin Lulit, nuk ja kanë bërë shok agjenturat e huaja për ta diskretituar? Kjo është pyetja  e parë që të vjen në mend.

Ne duhet të bëjmë përpjekje të ndëshkojmë njerëz që rrinë me njerëz me biografi të keqe në Shqipëri, jo me ata në botë. Aq më tepër që kur i ka njohur Luli këta djemtë nuk ishin dënuar tani po dënohen. Problem janë ata që janë dënuar me kohë dhe tani bëjnë si djem të mrë

Ndaj ne nuk duhet të biem në kurthin e Edi Ramës, që kërkon ta zgjerojë rrethin e Vettingut, me njerëz të familjes, me kushërinj, me akuza për korrupsion, dhe në fund dhe me mafiozët ndërkombëtarë.

Mafiozët ndërkombëtarë le ti luftojë bota, ne kemi mafiozët shqiptarë. Se po të jetë për mafiozë ndërkombëtarë Presidenti Trump ka pasur plot shokë. Çfarë të bëjmë tani, ta shkarkojmë? Jo.

Por Rama e bën qëllimisht dhe për të dëmtuar Presidentin Trump. Ndaj nuk duhet të provokohemi prej tij. Të vazhdojmë para, vetëm me mafien lokale dhe jo me gjëra të tera.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *