Jo vetëm librat falas për fëmijet në shkollë, Balla: Mbështetje për rikonstruksionin e shtëpisë së familjes Karameta në Librazhd

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit  Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra ishin sot në familjen e Karameta në Njësinë Administrative  Polis të Librazhdit për të parë nga afër kushtet e vështira me të cilat jeton kjo familje.

Nëpërmjet  një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se brenda pak kohësh shtëpia e familjes Karameta do të rikonstruktohet totalisht. Gjatë vizitës në këtë familje Balla i ka dhuruar atyre edhe paketën e librave falas për fëmijët.

Sipas Ballës kjo familje është e perfshirë në skemën e ndihmës ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës falas për fëmijët.

Statusi i plotë i Taulant Balla:

Në familjen Karameta në Polis të Librazhdit, e cila jeton në kushte shumë të vështira dhe për të cilën do të sigurojmë mbështetje për rikonstruksionin e banesës.

Kjo familje është e perfshirë në skemën e ndihmës ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës FALAS për fëmijët.

Librat FALAS këtë vit janë edhe për të gjithë nxënësit e klasave nga I në IV, po edhe për nxënësit e familjeve në nevojë, deri në klasën IX🤝

VËMENDJA TEK JU👍

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

1 komente në “Jo vetëm librat falas për fëmijet në shkollë, Balla: Mbështetje për rikonstruksionin e shtëpisë së familjes Karameta në Librazhd”

  1. Rrena says:

    Ha ha qeveria vendos te jape librat falas,por ky Balla cfare do atje me libra ne dore?
    Mos valle po aktron ne komedine”Sherbetori i popullit”?
    Nga 8 foto asnje e bere brenda ne shtepi!
    Ne se kjo familje qenka me e varfera ne Librazhd atehere atje paska mbritur Europa!
    Shpalleni Librazhdin atraksion turistik menjehere,se ju vdisni te mbllaciteni vetem duke permendur turistet,se shqiptaret i keni per rolin e kafsheve te kopshteve Zoologjike,qe vijne turistet per t’i pare!
    O sundimtare antipopull!
    Lerini turistet ne punen e tyre,se ata i doni per imazhin tuaj mashtrues dhe mbushjen e arkes se shtetit,ndersa popullin e keni lene pa buke!
    Mos dilni kurre ne tv per punet qe beni,por atje ku njerezit kane halle,u behet padrejtesi,u behet korrupsion etj.
    Por juve nuk mendoni per te ardhmen e ketij vendi por per 100 ditet e para te qeverisjes,per zgjedhjet e radhes,per te marre kredi e hua nga bota qe te mburreni se po shtroni rruge!
    Kesaj i thone te besh kalamaj me koqet e botes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *