Kësaj here e ke seriozisht Lulzim?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Kur kryetari i PD deklaroi nga Elbasani se “në sitën e Vettingu-t do të propozojmë të kalojnë edhe politikanët”, të shumtë ishin ata që e konsideruan këtë sihariq, si “levizje të zotit Basha” si një sfidë të fortë ndaj mazhorancës .

Të gjithë thanë “aferim të qoftë Lulzim”. Por duket se të gjithëve u ngriu buzëqeshja në buzë, tek po shikonin se si po heshte Doktori dhe ndonjë tjetër, të cilët edhe pse janë ndër njerezit me pranë zotit Basha, deri tani nuk kanë lexuar asnjë deklaratë për Vettingu-n në politikë, e cila duhet thënë se është iniciativa më kurajoze e kësaj opozite deri sot.

Fill pas deklaratës së zotit Basha, ka ardhur përgjigja e kryeministrit Rama nga Asamblea e PS, nga ku deklaroi se “jo vetem ai , por edhe familja e tij, duke perfshire bashkeshorten, fëmijët, vëllai, kunati, vjerri, vjerra dhe baxhanaku, ishin të gatshëm të kontrolloheshin për pasurinë që zoteronin”.

Kaq duhej që zoti Basha të bënte një hap mbrapa. Kjo pasi në draft- propozimin e PD, flitet vetëm për kontrollin e lidhjeve të politikanëve me krimin, por jo për Vettingu-n real , pasi nuk vihej theksi tek pasuria e politikanëve. Pra zoti Basha, ishte kujdesur që në “draft-propozimin” e tij të mos kishte asnjë pakujdesi që lidhej me pasuritë, por thjesht të mjaftohej me “deklarimin e ILDKPI”. Këtu nis edhe dyshimi.

E ke seriozisht kësaj here Lulzim, apo e ke bërë sensacion vjeshte edhe deklaratën mbi Vettingu-n në politikë ?

Natyrisht për çdo shqiptar “Vetting” do të thotë kontroll prokurorëve dhe gjyqtarëve, natyrisht nën kujdesin e ekspertëve të huaj, kurse për zotin Basha ky “Vetting në politikë”, na paskësh qenë shashkë vjeshtuke dhe aspak diçka serioze e kësaj opozite.

Për zotin Basha “Vettingu në politikë” nuk na paska lidhje me pasurinë, dhe të ardhurat, dhe se “familjaret e politikaneve nuk duhet të kalojnë në sitë për ato gjëra”. Dhe kjo për shumë arsye, duke nisur nga ai vetë dhe pasanikët e opozitës aktuale.

Vërtetë e ke seriozisht kësaj here Lulzim, vërtetë kërkon Vetting mbi politikanët, kur e di edhe vetë, se rrezikon shumë ti dhe mbi 50 per qind e partisë tënde ? Vërtetë kërkon Vetting mbi politikanët Lulzim , kur e di edhe vetë se mund të hapësh shumë probleme të vjetra dhe të reja me pasanikët që ke në PD ?

Kjo pasi Vetting-u, do të shtrihet jo vetëm mbi atë që ti kërkon, pra mbi “lidhjet e politikës me krimin”, por edhe mbi pasuritë e pafundme që kanë sot politikanët majtas dhe djathtas. Ndoshta duhej fjalimi Edi Ramës për ti kujtuar zotit Basha dhe pasanikëve të tij se, Vetingu real përfshin kalimin në sitë të pasurisve dhe të ardhurave të politikanëve, por edhe familjareve të tyre.

Kjo ndoshta e detyroi zotin Basha të tërhiqte mbrapsht cfarë kishte deklaruar një ditë më parë, dhe ti përmbahej përmes ervinëve deklaratës së parë të bërë nga Elbasani.

Duke ritheksuar faktin se “draft-propozimin do ta bëjmë prezent edhe në Parlament”, duket se gjithçka ka për të mbetur në sirtaret e zyrës së zotit Basha në PD, pasi ai më parë duhet ti bëjë mirë hesapet dhe kalkulimet, dhe pastaj të vendosë ti hyjë Vettingu-t.

Mjafton të theksojmë se, në rast se Vettingu në organet e drejtësisë skartoi mbi 80 per qind të prokurorëve dhe gjyqtarëve, i bie që ai në politikë, të nxjerrë në “pension të parakohshëm” 70 per qind të PD . E ke seriozisht kësaj here Lulzim ?

Në rast se po, atëhere mendoje mirë se veç verifikimit të lidhjeve me krimin, Vettingu në politikë, do të kontrollojë me lupë, edhe pasuritë dhe të ardhurat e çdo politikani, të vjetër dhe të ri, duke bërë skanerin e çdo vile, pallati, resorti, fshati turistik, kontove bankare, makinave të shtrenjta apo dhe hektarëve tokë që pasanikët e djathtë dhe të majtë kanë sot nën emrat e tyre, apo sorrollopëve të tyre.

Në rast se jo, atëhere Lulzim , lëre fare këtë “draft-propozim” mos e hidh hapin e gabuar, sepse të parët që do të turren ty, do të jenë pasanikët e PD.

Lëre fare Lulzim, (lëre në heshtje si të tjerat) sepse këto nisma dhe këto “draft -propozime” sidomos në vjeshtë, ndonjëherë të hapin shumë punë dhe telashe , të cilat vetëm Doktori do të mund ti përballonte me sukses në atë parti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Kësaj here e ke seriozisht Lulzim?”

  1. Jimi says:

    Lulja e ben si puna e atij qe thone:
    Baba kapa nje hajdut !
    Sille larte! I thote babai
    Nuk vjen! Thote Lulja
    Leshoje! I thote i ati
    Nuk me leshon! I thote Lulja
    Edhe te doje ta lere Lulja kete pune nuk e lene te tjeret. Lulja si Lulja, edhe kur e zbraz e zbraz ne hi!?

  2. Milan says:

    O zoteri do behet apo jo vetingu ne politik,e kerkon luli apo ndonje tjeter crendesi ka kush e kerkon

  3. alma tirane says:

    eh kur e ka patur serozisht lulashi more zoti gazetar ??
    lulashka gjithmone ka pare prapanicen e tij dhe te kunatit dawn.
    PD kurre nuk e shikon driten e pushtetit me keta idioter.

Lini një Përgjigje te Milan Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *