Letra për Enverin: Vajza e atasheut polak, imorale, bën gjeste dhe qëndron në bankë në pozicion provokuese ndaj nxënësve te “Sami Frashëri” (dhe fotot e rralla)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ekskluzive / Zbulohet raport-informacioni “Tepër sekret” i vitit 1963, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, informon sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Rita Markon, “Mbi veprimtarinë armiqësore të muajve të fundit në qytetin e Tiranës”, ku jepen të dhëna rreth disa grave dhe vajzave polake, hungareze etj, dhe shënimi që ka bërë Enver Hoxha për të hetuar hungarezen, Kloreta Nano, (bashkëshortja e Dr. Kosta Nano, mjek në Spitalin Ushtarak), e cila ka thënë se: “Enveri dhe Mehmeti jane injorantë”.

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Shprehja e famëshme e Leninit se; “Çdo komunist është një çekist”, duket që ka gjetur zbatim sa më mirë me komunistët e organizatës bazë të partisë të lagjes nr. 5 në qytetin e Tiranës në vitin 1963, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë detyrën e punonjësve të Sigurimit të Shtetit, duke ndjekur, survejuar, e mbledhur të dhëna për disa shtetase të huaja që ishin asokohe në Tiranë. Kjo gjë del dhe bëhet e qartë nga një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, dërguar Rita Markos, i cili në atë periudhë kohe mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, për organet e “Diktaturës së Proletariatit”. Në raport-informacionin në fjalë, nga komunistët e asaj organizatë bazë, janë mbledhur një sërë të dhënash, “për veprimtarinë armiqësore” që zhvillonin disa vajza dhe gra të huaja, kryesisht polake, hungareze etj, të cilat ishin pjesë e trupit diplomatik të akredituara në Shqipëri. Si p.sh., vajza e atasheut tregtar polak, (nxënse te gjimnazi “Sami Frashëri”), apo ishin martuar me shqiptarë, si p.sh. agronomja hungareze, Edi Çeliku, punonjëse në ndërrmarjen e pastrim-gjelbërimit të Tiranës dhe Kloreta Nano, bashkëshortja e doktor Kosta Nanos, asokohe mjek

në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë (dhe faksimilet përkatëse), pasi ka marrë raport-informacionin, Rita Marko ia ka dërguar atë Enver Hoxhës, i cili ka vënë aty shënimet përkatëse për secilin rast. Ndryshe nga rastet e vajzës gjimnaziste të atasheut tregtar polak apo agronomes Edi Çeliku, (e martuar me shqiptar), ku për “veprimtarinë armiqësore” të tyre Enveri nuk ka shkruar asgjë, në rastin e hungarezes Kloreta Nano, ai ka shkruar: “Të hetohet pasi e tillë do jetë”. Kjo, pasi ai nuk ja ka falur asaj fjalët e thëna për të se: “Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë injorantë, sepse nuk po e kuptojnë situatën, ndërsa Tito dhe Hrushovi janë burra shteti të mëdhenj që po shpëtojnë njerzimin dhe bota do të krenohet për këta…”.

(Shkrimi me dokumentet arkivore, faksimilet përkatwse dhe fotot, publikohet ekskluzive për gazetën Tema).

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Tepër Sekret

KOMITETI I PARTISE QYTETI Tiranë, më 4.II.1963

TIRANE

Nr. i Prot. 121

Lënda: Dërgohet një informacion

KOMITETIT QENDROR TE PPSH

Shokut Rita Marko

T I R A N E

Ngjitur po ju dërgojmë një informacion që i ka ardhur Komitetit të Partisë nga Xhemile Korbi, komuniste në Ministrinë e Punëve të Jashtëme.

Ne muarrën këto masa:

Thirrëm sekretarin e organizatës bazë të partisë të lagjes Nr. 5, për të parë se deri ku është shtrirë veprimtaria armiqësore e kësaj në vëndin e banimit, me cilin ka marrëdhënie kjo familje dhe kush hyn e kush del.

Njoftuam Drejtorinë e Punëve të Brendëshme për të parë këtë problem nëpërmjet kanaleve të punës së saj.

Një kopje e informacionit iu dërgua Drejtorisë Politike të Ushtrisë për të parë punën e kapiten Kosta Nanos si mjek në Spitalin Ushtarak.

Kaq për dijeni.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE TE QYTETIT TIRANES

(Rrapo Dervishi)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Tepër Sekret

KOMITETI I PARTISE QYTETI Tiranë, më …

TIRANE

Ekzemplar Nr.

INFROMACION MBI DISA SHFAQJE ARMIQESORE TE VERTETUARA MUAJT E FUNDIT NE QYTETINE TIRANES

Gjatë mujave të fundit të këtij viti Komiteti i Partisë ka marrë disa informacione nga organizatat e partisë me anë të të cilave vihemi në dijeni për disa lloje dhe forma të veprimtarisë armiqësore të shprehura me gojë, me anë parrullash të shkruara nga persona të ndryshëm nëpër muret si dhe takime të dyshimta që kanë bërë element me përbërje jot ë mirë, këtu poshtë po shënojmë disa nga këto të dhëna:

I. Propaganda armiqësore me gojë

Gruaja e Doktor Kosta Nano, e quajtura Kloreta Nano, me nënshtetësi Hungareze në takime me gra të ndryushme shqiptare thotë se: Në Shqipëri është krijuar një situatë e rëndë sa që njeriu nuk guxon t’i flasë tjetrit të vërtetën. Organet shqiptare nuk i lejojnë përfaqësuesit Hungarezë të bredhin lirisht për të skjaruar masat. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë nga më injorantët sepse nuk e kuptojnëe situatën dhe hidhen kundra Hrushovit, por do të shohin se Hrushovi nuk ka vepruar akoma. Hrushovi dhe Tito janë burra shteti nga më të mëdhenjtë

që po të shpëtojnë njerzimin, janë tejpamës dhe se bota duhet të krenohet për këto, etj komente me karakter armiqësor. Në të gjitha rastet nga shoqet ajo ka marrë përgjigjien e merituar. Me sa dimë, kohët e fundit ajo ka kërkuar për t’u larguar për në Hungari.

Mbi sa sipër kemi njoftuar Komitetin Qëndror të Partisë më datën 4.II.1963. Nga ana jonë u muarrën masa për të rritur vigjëlencën e organizatës së Partisë në lagjen Nr. 5. Gjithashtu u ngarkua Drejtoria e Punëve të Brendëshme për të ndjekur çështjen e qytetares hungareze. Për të parë qëndrimin e Kosta Nanos, ish-mjek në Spitalin Ushtarak, u vu në dijeni Drejtoria Politike e Ushtrisë Popullore. Kohët e fundit, Kosta Nano është çmobilizuar nga Ushtria dhe u caktua mjek në Poliklinikën e qytetit.

Në fidanishten e ndërrmarjes lokale të pastrim gjelbërimit punon një agronome Hungareze, që quhet Edi Çeliku, edhe kjo duket se aktivizohet nga ana e ambasadës Hungareze. Tek ajo ka pasur raste që kanë shkuar punonjës të ambasadës. Gjatë ditëve që pati konfuzion në ndarjen e bukës, e cila në takime me punëtorët, u bënte pyetje, nëse e siguruan bukën apo jo. Eshtë porositur organizata bazë e partisë që të tregoj kujdes lidhur me qëndrimin e saj.

Një veprimtari jo më pak armiqësore është duke zhvilluar vajza e atasheut tregtar polak, e cila vazhdon klasën e X-të në gjimnazin e ri “Sami Frashëri”. E përmëndura propagandon në favor të revizionizmit dhe godet direkt vijën ekonomike dhe politike që ndjek e zbaton partia jonë. Ajo thotë: “Po të ndiqni rrugën kineze, kurrë nuk keni për të ndërtuar socializmin”. Eshtë vërtetuar të ketë shpënë revista me artisë dhe artiste të huaja dekadente, bën gjeste imoraliteti e propagandon kudo duke folur për dashuritë dhe mbrëmjet që frekuenton ajo me përfaqësues të ambasdadeve Jugosllave, Egjyptjane etj. Jo pa qëllim ajo qëndron në bankë në pozicion provokues ndaj nxënësve dhe ju u thotë se jam revizioniste etj. Këto ditë u përjashtua fare nga shkolla.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE TE QYTETIT TIRANES

(Rrapo Dervishi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

17 komente në “Letra për Enverin: Vajza e atasheut polak, imorale, bën gjeste dhe qëndron në bankë në pozicion provokuese ndaj nxënësve te “Sami Frashëri” (dhe fotot e rralla)”

  1. respekt says:

    KU esht e keqja ktu , esht e vertet qe provokonin njerzit e trupave dipllomatik , kte polaken e njihte gjith tirana ne at koh , keshtu ishin rregullat e atij shteti qe kishim e ndalonte kurverin dhe prostitucionin dhe nuk pranonin provokime seksuale , çfar ka te keqe ktu , sot qe po qiet kaloçi me kuç e me maç ne nuk i themi gje , po i afrojm seks trupave dipllomatik sa po i tmerrojm fare ,ai ishte sistemi PPSHs , ky qe kemi esht sistemi kurvllikut dhe po e perballoni me sukses , rrespekte per ate ndergjegje qytetare dhe ate korrektes te moralit te kohes PPSHs ,ne at koh ENVERI ju mbajti me dhun te ndershem kte doni te tregoni , se ne fakt qenkeni nje popull i degjenerum deri ne neveri , me mir qe u ndrrua sistemi se kemi dal siç jemi ne te vertet si popull , se deri die paskemi qen te ndershem nga frika e shtetit , per kte meriton respekt ENVER HOXHA se na ka dashur te ndershem dhe te mir ,ku esht e keqja ktu kaloç bytha.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      E ke gabim o respekt, Enveri na donte te tredhur, jo te ndershem.

      1. Palla says:

        O plaku …!
        Meqenese qenke bamires liberal,a mund te organizosh ndonje mbremje orgjie
        bamiresie me
        gruan,nenen,vajzat e tua per hamshoret e Tiranes!
        Do te jepje goditje shteruese te gjithe enveristeve te sotem,se ndryshe nuk binden keta!
        Ne ate kohe vetem sigurimsat,policet e zonave,sekretaret e partise dhe sidomos brigadieret ne qendrat e internimit kane qene tejpames se me pallen ne dore jo vetem qe u dhane kenaqesi grave dhe vajzave te internuara duke zevendesuar TV dhe radion,por edhe permiresuan rracen e tyre.
        Keta qe sot shajne socializmin nuk e dine qe shumica jane pjelle komunistesh dhe kjo verifikohet jo vetem me ane te ADN-se,por edhe nga pamja e jashteme.
        Te bukur,te shendetshem,te zgjuar,por injorante ps shkolle se nuk ishte budalla Enveri t’i shkollonte ata.
        Ndersa te gjithe antikomunistet e sotem ndonese me shkolle,jane idiote se ne genin e tyre mbizoteron kafsha e pyllit!
        Dhe shani socializmin kot kur u ka bere ndere pa fund!

        1. Merlin says:

          Ah mer pall, ne me te gjet se kush je ti, te qij robt, te shkerdhej gruan kurve para syve, dhe te perdhunoj ate lkurven qe ke per vajze.

          Por nuk ke fajt ti mer te qifsha robt. faj kane keta qe botojne komentin tend pervers ketu.

          Me e bukura eshte qe gjithe kete e ke imagjinate, o te qifsha robt ku i ke dhe ku nuk i ke, se sigurimsat, poicvet e zones dhe moterqirat e tjere si puna jote, nje mut kane bere, se ju qihej motra.

          Me e bukrua eshte se ti pretendon ne mimagjinate tende kafsherore, se ata paskan kap femkrat e te tjereve, por ta kesh te sigurt se atyre vajzat dhe grate ju qigeshin sa ikin ne sherbim.

          Paskeni qene fara me e qelbur ju kelyshet e buceve te Enverit, cdo gje mnd te jeni po shqiptare nuk jeni, kjo eshte e sigurt.

          Nje shqiptare nuk mund te flasi keshtu er te tjeret, pavaresisht kahut politik.

          Meqe ra fjala, me thuaj kush je dhe ku jeton, opse lejme bashe nje takim, qe te te vij dhe te te qij robt, te t ethyej kockat dhe tja fus ato guras tende ne pishin e saj te palare.

          More vesh o plak bythqir, aty ku je duke shkruar.

          Pres pergjiigjen tende.

        2. Plaku Xhuxhumaku says:

          Or ti palla, une nuk po e zgjas se t’i ka thene ky Merlini llafet qe duhen, po vetem nje pyetje kisha : Ti kur shkruan komente mos fut gje ndonje trangull te madh ne bythe e eksitohesh kaq shume e fillon halucinon keto pislleqet qe shkruan? Kaq!

      2. Grigor says:

        Ke shumë te drejtë.
        Enver Hoxha na donte te tredhur.
        Saliu Berisha na donte rrumpalle.
        Fatos Nano na donte liberta,
        Ndersa Edi Rama me duket s’na do fare. Ikni, thotë, unë nuk kam ç’tju bëj.
        Vetëm Ilir Meta na do “me qetesi dhe dashuri”. Thoni si te doni, shajeni hajdut sa te doni, xhanan burrë eshte. Vetëm se nuk na shikon dot me sy. Jo se nuk na do, por ka vene dy monedha floriri, dhe ato ja kane zene syte.

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          Gole, keshtu ndodh me popullin qe nxjerr ne krye keta leshat qe ke permendur zotrote. Po na tregove si na do ti kushedi te veme edhe ty ne krye, nuk ka problem, mjafton te jesh o beqir, o psikopat, o malok, o pervers, o hajdut, nuk prish pune zgjidh e merr.

    2. Shqip says:

      Respekt, POR mbeturinat….ju pelqen qe te vleresojne ata qe ndertuan shqiperine dhemokracine qe slane vend te botes me femrat, motrat, grate ,nenat shqiptare.
      Do ta vleresoja n,q,s keta palo burra do ti benin analize rregjimit te Enver Hoxha. Po kush ta beje jeta qe kane baba shpirteror sali ram berishacic

      1. Merlin says:

        Amon o rrot kari, bashke me kete komentuein ” respekt” me siper, se nje cope bajge jeni edhe ju, qe ekzagjeroni gjerat ne ket forme.

        Cfare vendesh te botes paksan shkuar motrat, nenat dhe grate shqiptare mot cope kari injorant, mor aman na thuaj???

        Si ka mundesi mor fisqim, qe ju ngrini ne piedestal ka shume sistemin e kaluar, qe la shqiptaret poa buke dhe i izoloi si minjte per 45 vite dhe vetem dhe vetem per te ngrit ate sistem ne maj, nxoni cdo gje sot, biles luani edhe me nderin e femrave shqiptare, ekzagjeorni cdo gje sot, per te manipuliuar ate qe thoni.

        Ato femrat shqiptare mbas 95 maksimumi ne Itali kane shkuar o kar, dhe tek tuk ndonjera ne Belgkike mbas 2000 dhe kaq.

        Mund te kesh pasur tek tuk edhe ne vende te tjera europiane por lane qene nr shume shume te vegjel.

        Mos ekzagjeroni gjerat o vemje komuniste, se nuk i beni askujt nder.

  2. Xx says:

    Kaloci mbiemer serb!

  3. a says:

    NUK i KUPTOJ GJESTET e IMORALITETIT!!

    Vras kokën e dua ta di se në cilin fond, dokumentacion etj ndodhet seriali i gjesteve imorale, si bëhen gjestet e tilla.

    Partia që merrej edhe me gjeste…parti, se jo cmenduri

  4. Ivan i madh says:

    Bravo Mero ja paske mare Fari Balliut, Dervishin dhe e ke kovertuar ne Dashnor Koqia a Koci a c’m…e ka emrin. Po e konkuron denjesisht 55 en Balliut per te sulmar sistemin e shkuar moniste po është e kote se ai ka fakt ndertimin e vendit që nga ekonomia, industria nxjeresh, perpunuse dhe elektrike, arsimin qe konkuronte me shtetet me te perparara, shendetesine falas e per te gjithe. Bujqesine e ngriti mbi baza moderne duke thare kenete dhe sistemuar tokat dhe bere drenazhimin dhe kullimin e tyre. Si dhe te dha ty arsimin falas e pa pagese duke i perballuar me punen e dirsen e popullit harxhime e tua e te Dervisheve e Dashnore te tu antikomuniste. Inat kijeni ate sistem ti e idhtaret e tu po nderet e priviligjet që te ka bere ty e te tjereve si ty mos ja moho se kishte dhe te tjere po spate mundesi se bursat i perlate ju që llomotitur tani e kaq te pa kenaqur. Mere me mend se cfare mund te flasin e revoltohen ata qe le sperfituan po dhe ivestuan per ju te pa fytyret e mosmirenjohesit.

  5. sonila says:

    Hungarezes K. Nano i paska ngerene b…tha vete, gjynah qe se kane lene te ikte ne Hungari e ti provonte Hrushovin e Titon se sa te medhenj ishin me te vertete!

  6. Hajdar Nano says:

    No comment.

  7. Jak Boston says:

    Per te gjithe juve te ndershmit enverista.
    Shqiptaret kane nje shprehje qe thote qe ” kurva e do gocen te ndershme “. Per analogji edhe Enver Suma ju donte ju te ndershem se ishte kurve vete.
    Sa per ate temen se kush eshte shkepur me shume ne kohen e komunizmit dihet qe komunistet e kane fituar ate gare qe ne fillim. Pasi dihesh qe ne punet e mira duhet te kishe biografi te mire keshtu qe sipas llogjikes i bie qe komunistet ia kane hypur njeri tjetrit.
    Mos te ju vijne keq se te njejten gje kane bere edhe udheheqja juaj ne bllokun e famshem. Bile blloku vazhdon te jete fanar ndricues degjenerimi edhe sot.
    Te mos themi pastaj se cfare pret kur vershuan brekegrisurit komuniste ne qytet dhe rane ne buke gruri dihet qe femrave te tyre iu celte lulja menjehere pa ardhur mire pranvera.
    Shoke komunista degjenerimi ishit ju dhe e keni bartur dhe perhapur ju.
    Sa per ata qe akuzojne demokracine si shkaktare degjenerimi jane si puna e italianeve qe akuzojne emigrantet per mafien.
    Ka pasur dhe raste qe ia kane hypur atyre me biografi te keqe po jo aq shpesh pasi iu rrezikohesh puna dhe iu cenohesh biografia. Keshtu qe mbizoteron fakti qe komunistet kane shkerdhyer njeri tjetrin.
    Sa per punen e kopilave mund te ju them se Enveri, Ramizi, Saliu mbase dhe ndonje nga keta te sotmit jane kopila dhe per ironi te gjithe komunista.

  8. Doci Nano says:

    Ti Jak Boston kushedi se ku krun halet today!

Lini një Përgjigje te Doci Nano Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *