Matteo Salvini: Ju tregoj mundësinë e fundit për të shpëtuar Europën

9 Shtator 2018, 18:19Bota TEMA

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i sheh zgjedhjet europiane të muajit maj si një mundësi për forcat e ekstremit të djathtë që të kthehen në grupin kryesor parlamentar.

Këto zgjedhje, deklaroi Salvini një ditë më parë gjatë një forumi politiko-ekonomik në qytetin verior Cernobbio, janë shansi për një ndryshim historik dhe mundësia e fundit për të shpëtuar Europën.

Këto koment, kreu i Lega Nord i bëri një ditë pas takimit me Steve Bannon që ka çelur në Bruksel një fondacion të quajtur “Lëvizja”. Qëllimi i këtij fondacioni është të lidhë elementët e ekstremit të djathtë në mbarë Europën.

Për Bannonin, në këtë mënyrë do t’i bëhet rezistencë politikave të integrimit europian, të mbështetura nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Drejtori ekzekutiv i “Lëvizjes”, Mischawl Modrikamen, e përshendeti pjesëmarrjen e Salvinit duke thënë se fakti që ministri e mbështet këtë iniciativë, tregon qartë që ajo përbën vendin e duhur për bashkimin e lëvizjes populiste në kontinentin e vjetër.

Giorgia Meloni, liderja e Fratelli d`Italia, një tjetër parti konservatore nacionaliste në Itali, deklaroi të premten se do t’i bashkohet lëvizjes së Bannonit. Në takimin e Cernobbios ishte dhe udhëheqësi i partisë popullore holandeze, Geert Wilders.

Në fund të gushtit, Salvini u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe të dy ranë dakord të ecin në të njëjtën rrugë pasi diskutuan krijimin e një froni kundër emigrantëve, i cili t`i kundërvihet politikave të kreut të shtetit francez.

2 komente në “Matteo Salvini: Ju tregoj mundësinë e fundit për të shpëtuar Europën”

  1. Tregoja te shpetojme ,
    se po te rrasen brenda Prokuroria Italiane il Corte ,
    aha iku per lesh europa

  2. Titi says:

    Bravo Salvini,shpetojeni Europen nga berbaret,le te te thote Merua nga Tepelena rcist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje