Mbi zhambazët e shtypit pluralist

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

 

Kristo  MËRTIRI

-Ti, miku ynë i vjetër, nuk ke patur dhe as ke frikë nga e kaluara, e sotmja dhe e nesërmja. Pas 40 viteve bujk nëpër arat e gazetarisë që e deshe dhe sakrifikove aq shumë, tani duhet të thuash mjaft të pathëna publikisht. Muzgu i jetës po na troket fort dhe kemi ende këllqe të parëna e të pangrëna nga kostot e paguara herët. Por faqen nuk e bëre pis kurrë. Edhe Xhelil Aliun tonë, së fundi, e kuptuam mirë se ku i rrihte cekani. Se atdhetarët e kulluar nuk kanë nevojë për dylbi a furca e as për reklama marramendëse nga tezgat e tregut të demokracisë së tregut. Të dyve një Vjosë u ka larë, rritur e përkundur brigjeve dhimbjeshumë !…Por një mesditë, sikur na ra tavani i kafenesë “Ali Pasha Tepelena” mbi kokë : Po ligjëronte e jepte leksione gazetarie një këllirë që ndoshta ka abuzuar më shumë se kushdo me Lirinë e Fjalës. Janë nga ata tipa që për ca kohë u ngjitën si me katapult dhe paguheshin jo pak si shefa nëpër emisione televizive apo në krye të sektorëve në median e shkruar. U drodhën, u ngjitën e u përdrodhën si kulpër pas pronarëve e drejtorëve. Vecse nuk u mbahet mend gati asnjë shkrim. Dhe sot paskan mbetur jashtë atij canakut vetlëpirës e po ngjajnë me capaculët që nuk i përfill më njeri, pasi e kanë cakërdisur mizorisht fjalën. Ore babam, mos e harro llafin e gjyshit tënd, “nuk mbulohen dot Goliku e Trebeshina me një grusht dheu”! Ne të njohim mirë denbabaden dhe me siguri e ke hedhur pas krahëve një diare erërëndë që shkelte cdo parim e normë qytetare, zakonore, shoqërore, profesionale e pse jo ligjore. Dhe ndoshta me të drejtë nuk dëshiron t’ia përmendim as emrin. Por ne vërsnikët e tu na trazoi jo pak ajo këllirë që dikur derdhi mbi emrin tënd brockulla e llum në disa edicione lajmesh për 24 orë, duke fshehur autorësinë e të vërtetat vezulluese. Thonë se është ethe e butë e tinëzar me karakter plasteline. Dhe ti e bëre zemrën hambar, u tregove fisnik dhe nuk e padite as publikisht e as në Gjykata. Sot e kësaj dite nuk je takuar ende, nuk të njeh fare personalisht dhe minimalisht nuk ka kërkuar asnjë ndjesë ! Shkurt muhabeti, sic thosh patriarku i publicistikës shqiptare, Dritëroi i pavdekshëm : Edhe liria e madhe është një dalldi…Ata janë nga ajo racë që sokëllasin nga istikamet e dhuruara në media dhe vazhdimisht “betohen për të vërtetën e puthen me gënjeshtrën”. Mjafton ta kenë grurë me eprorët dhe tutorët e kamur e të dhjamur…

Miqtë e mi të vecantë që jetojnë e punojnë te Grykat e Këlcyrë-Mezhgoranit dhe pa asnjë teserë partiake në xhep, i thonë gjërat acik, pa arra në gojë e pa fjalë rrumbullake. Dhe asnjëherë nuk bëjnë dardha në shënëndre. Sepse mashtruesit zakonisht hiqen të drejtë si drapri dhe e kthejnë ekranin në bedena të rëndomta hakmarrëse. Duke e përdorur fjalën si “armë pa leje” ose sa për beriha e zhurmë. Madje gënjeshtrat i stolisin me penj të kalbur e bojëdalë. Për rastin konkret, ata kanë shumë të drejtë që zemërohen përballë një kokëtuli që mund të tundë e shkundë ndonjë diplomë kallpazane gazetari dhe qëllon kuturu e pa asnjë fije përgjegjshmërie e ndershmërie (Madje vërsnikët e mi punëtorë,-e them për herë të parë,-përgatitën me emrat e mbiemrat e tyre edhe një kërkesë padi, që unë ia preva me mirkuptim udhëtimin e rrallë kolektiv). Akoma më keq nëse ndërsehet nga dikush si zagar gjahu aguridh nga kolibet e falura djallëzisht dhe me shënime anonime, pa autor ! Sinqerisht, me kalimin e kohës kam pritur ndonjë reflektim njerëzor e dinjitoz, por më kot. Me dhimbje e them : Edhe në gazetarinë e Tranzicionit pa fund, mjaft vlera janë kthyer në antivlera. O Zot, na ruaj nga orekset e Sanco Pancës !,-do lutej me siguri Ndoc Gjetja ynë fatgremisur, për këta shqytarë “modernë” e besnikë verbëranë lidhur te paraja-maskaraja. Të zhytur në atë pragmatizmin provincial e vulgar, të pashpirt e që duan vetëm veten dhe atë gomarin e famshëm, realisht luftojnë me mullinjtë e erës. Dhe të dalë ku të dalë, “e zbrazin një herë ciften me sacma të mbushura me thërrija për t’i bërë morra” në ekrane, pordhale e gazeta telendare. Shumë prej tyre kanë mbetur mballomatarë dhe ndoshta nuk e meritojnë asnjë sekondë emrin e shenjtë Gazetar. Deri kur kjo kohë e sertë e andralla shumë, do të sundohet nga dhelpra dinake e Polit(h)ikës e nga mjaft mashtrime të pëgëra ? Thjesht sepse “Sanco i shkretë duhet të vuajë dalldisjet e të zotit”, por edhe jargët e vetes. Dhe shpesh i largohen asaj mencurisë së mocme shqiptare, që nganjëherë fjala është më e rëndë se plumbi. Aq më tepër kur shitet me megafon, kamera e mikrofonë përmes tregut të ekraneve farfuritësë apo nëpër sallhane të mykura. Sepse “të vjen keq kur dalin në televizor disa kryeredaktorë(shërbëtorë) dhe flasin për moralin e gazetarit. Ata janë vetë të pamoralshëm”. Dhe fjalën nuk e vënë fare në kandarin e profesionalizmit e të shtetit të së Drejtës. Se për kulturë e qytetari as që bëhet llaf. Në 40 vitet e mia të Gazetarit profesionist, kam falur edhe kundërshtarë të shkolluar e injorantë. Dhe disa prej tyre arrita t’i bëj edhe miq. Por ndonjë xhambaz e këllirë që guxon ende të shesë xhaba e publikisht britma për Lirinë e Medias, kur vetë e shkel me të dyja këmbët, kjo s’ka prapanicë të qëndrojë ! Dhe sipas tij kujton se është vënë “pikërisht në shërbim të asaj lirie që ne e kërkojmë me forcë,jo për vete,por si frymë dhe gjak për demokracinë”(?!). O Zot, o Perëndi e madhe, na mbaj gojën kycur e fiqirin në kokë, se mund të tromaksim dynjanë me ndonjë ulërimë !

Zakonisht, qeni që leh nuk ha, por nxit të tjerët të hanë. Aforizma agolliane mbetet postulat i paprekshëm sot e kësaj dite. Fjala vjen, gjatë këtij Tranzicioni brinjëdalë nuk u shtuan në media vetëm furtunat sensancionale, por edhe tabori me “analistë” që përmbytin ekranet mbrëmave. Disa nga ata lenë vilat luksoze për pak orë dhe rrezëllijnë para publikut nga studiot pendëfryra në televizione ! Dhe kolegët e brezit tim që nuk lanë vend të Atdheut pa shkuar mes njerëzve në qytete e fshatra, në fusha e male, në shi e dëborë, pa fuoristrada e autostrada, pa diktofonë, pa celularë, pa internete e salltanetet e kësaj kohe me lehtësira të mëdha. E, megjithatë, pak, fare pak e kanë prekur e njohur realitetin lakuriq nëpër krahina e zona të thella. Madje, nganjëherë ngatërrojnë e korkolepsin edhe gjërat më elementare. Nuk dinë t’ua thonë saktë shikuesve e lexuesve as edhe emrat e qyteteve e fshatrave(!). Sepse gati përditë rrotullohen e rrotullohen rreth selive qendrore partiake e shtetërore në metropol. Përfytyroni për pak caste sikur një ditë e vetme të mos ketë komunikatë nga Policia e Shtetit !…Por jo cdo informatë përbën lajm, sidomos ato që rrjedhin nga gjirizet e kronikës së zezë që po lemerisin të rinj e të moshuar. Asnjë shoshë a sitë profesionale nëpër vrapin ogurzi për të dalë të parët në ekrane, tamam si korrierë e tellallë transmetues vulgarë. Të thatë e të thantë, bubullues e arrogantë që miqtë e mi i quajnë lukuni shurdhuese për shushatjen e dremitjen e opinionit publik. Kopjacë të rëndomtë të njeri-tjetrit nga zyrat e kafenetë, pa shkuar hic në vendngjarje e pa u thelluar aspak te shkaqet e sebepet. Përtojnë të heqin edhe inicialet dhe…Yrrja-Byrrja ! Pa saktësuar faktet. Mirëpo shkopin,-thonë bashkëfshatarët e mi,-po e ndyve të tërë, s’ke ku e kap dhe as e heq dot zvarrë. Dhe marrin yrysh, lëshojnë fjalë e komente azate pa fre e pa zot, që më tepër të mpijnë trurin dhe njeriu nuk dallon dot grurin nga thekra. Të tilla këllira e sëmurin rëndë besueshmërinë në media. Sëmundje që do kohë të kurohet e shërohet plotësisht. Shkurt, të publikosh fjalë me jastëk e përtej përroit psiqik. Se nuk ngul këmbë kot i mencuri : Edhe kur thonë të vërtetën, gënjeshtarëve nuk u beson kush. Përjashto kronikën e zezë, sic theksonte pa dorashka Xhelili i rrallë që i fali shumë Radio Tiranës, gjithcka që transmetohet nuk e kalon unazën e Kryeqytetit ! Dhe i ngopin shikuesit e lexuesit “me petulla të vizatuara” keq e pa asnjë gram profesionalizmi, qytetarie e idealizmi, duke dredhur zinxhirin ose shkoqisin tespijet nëpër metropol.

-Mos e lëndo shumë zemrën, miku ynë i vjetër ! Edhe mëndjemadhësia boshe shkon kaluar, ama një ditë kthehet në këmbë. Në fund të fundit, këllirën edhe me ujë luleshqere ta lash, nuk e bën dot të bardhë !…

Cdo e vërtetë ka dy anë. Jo rastësisht kujtova një fabul ezopiane :”Një mushkë, e dhjamur dhe kaba nga racionet e bollshme të misrit që hante, një ditë teksa hidhej, shkelmonte e kërcente nëpër fusha, mendoi me vete:”-Nëna ime ka qenë me siguri nga racë e zgjedhur dhe unë jam po aq e mirë sa ajo !”.Por u lodh shpejt nga të hedhurit pupthi e nga galopi dhe u kujtua që ati i vet nuk kishte qenë gjë tjetër vecse një gomar…(Është mirë t’i shohim të dyja, para se të shpallim cilët jemi. Nuk e mbaj mend kush e tha i pari : Një gazetar i vërtetë i shpjegon shumë bukur ato që nuk i di…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Mbi zhambazët e shtypit pluralist”

  1. Like Buzi says:

    Quaji si te doni, xhambaze apo mballomatare te vetqujturit gazetare, por vec gazetare nuk jane. Shembujt qe sjell z. Mertiri nuk jane te vetmit. Ata duhen flakur, si te tille qe kerkojne qe demokracia te fut uje dhe vet te notojne ne ujra te turbulla. Misioni i gazetarit te vertete nuk ka kurrfare pergjasimi me llumin qe permendem.
    Pershendetje i nderuar Mertiri.

  2. Edlira says:

    E thote bukur gazetari Mertiri per ca palo gazetare qe “leshojne fjale e komente pa fre e pa zot qe me teper te mpijne trurin”. Gazetari mbi cdo gje duhet me respektu te verteten, pavarsisht komenteve te tij, per ti sherby demokracise, fuqizimit te vet shtetit. Kur faktet falsifikohen asht dhe me keq.. Te gjithe kemi nevoje per shkrime si ky i Kristos.

  3. NAIMI says:

    O Kristo, te lutem shume a nuk me thua se si ka mundesi qe sillesh e silllesh verdalle e nuk po marr vesh ku do te dalesh. Gjthcka qe ke thene mund ta thoshe jo me me shume se 10 rreshta. Ti je dhe i vjeter dhe duhet te jsh me konciz. Fjalet e teperta jane fukarallek thone ketje nga ne dhe nga ti. Me gjithe respektin qe kam duhet ti thuash gjerat me shkurt e jo gjate. Te fala nga miku yt i vjeter. Naimi

  4. Doni me per Belulin.. says:

    Kristo, vellai!
    Mire ben qe i qendis bukur kritikat per gazetarine e demokratures.
    Mire ben qe nuk permend emra, sepse jane te gjithe pak a shume te perlyer.
    Mire ben qe permend fabulen e Ezopit, se ate e njeh gjithe bota.
    Mire ben qe je pak nostalgjik per sistemin e kaluar, une nuk e dua sepse ai sistem na solli “shkerdhatokracine”.
    Por, sado debulese qe ke per Agollin, meqe e permend shpesh ne shkrimet e tua, une vete kam perdorur termin “shkerdhatokraci” qe i atribuohet atij (por nuk e shpiku ai), te kam rixha mos i bej kaq temena, sepse edhe ai, ndjese paste, pak a shume ka qene i perlyer, por e verteta e hidhur eshte se ai qendron shume larg nga Ezopi…
    Sidoqofte, falemnderit qe shkruan dhe na zbukuron “tavolinen” e Temes..

  5. Nje Mik tjeter says:

    O Naim.
    Shyqyr o lumemadh qe nuk je Naim Frasheri. Pa kendoje te kam rixha dhe nje here se kushedi ku ke qene gjate kendimit, se mendja edhe te kullot a prane gotes se alkolit. Ku e kerkon fukarallekun ne shkrim, ku do gje eshte ne vendin e vet. Eh more Miku I vjeter, me fal, I vjeteruar, I z. Mertiri, gjerat Jane thene troc e pa lulka. si e do zotrote?
    Shyqyr qe nuk je Naimi I Frasherllive.

  6. Nje autor tjeter says:

    O TEMA ONLINE
    Cbeni keshtu? Komentin tim “Nje Mik tjeter” e vute para 15′, Para pese minutash e hoqet. C’ndodhi? Asnje fuerje nuk ne to, KU drejtohem miqesisht Naimit. Nqs “Naimi” eshte ndokush Brenda Temes eshte tjeter mesele. Ju lutem, mos keshtu

Lini një Përgjigje te Like Buzi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *