Ngatërresa “naive” e Bashës me Vetting-un politik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Skënder Minxhozi

Lulzim Basha vazhdon të ngulmojë se na duhet urgjentisht një veting për politikën. Si të thuash, nis papritur të bërtasë në publik për një sëmundje 30 vjeçare të sistemit: korrupsionin e politikës. Pardon! Jo korrupsionin, por lidhjet me krimin! Jo hajdutllëkun, por miqësitë dhe flirtet e politikanëve me të fortë e kriminelë!

Ky është propozimi “a la carte” i zotit Basha për të bërë pastërtinë e racës së politikanëve shqiptarë. Edhe dje ai vazhdoi t’i mëshojë idesë se duhet pastruar vetëm një rrethanë e zullumit politik, afrimiteti me krimin. Dhe duhet pastruar vetëm brezi i parë i fajtorëve, vetë politikanët.

Nuk duhet parë e hetuar kësisoj, as korruptimi i hatashëm i politikës, as paratë e fshehura nëpër banka e skuta që një dreq i di, por nuk duhen prekur as të afërmit, të cilët janë shumë shpesh bartësit e interesave e përfitimeve direkte të klasës politike në Shqipëri.

Vetingu selektiv i Lulzim Bashës i përqëndruar vetëm në kufijtë e vjetër ligjorë të dekriminalizimit, është në fakt një amnisti e kamufluar për të gjitha maskarallëqet financiare, vjedhjet e masakrat e parave publike që janë konsumuar në një çerek shekulli në piramidën e shtetit shqiptar. Të thuash se po largoj nga politika ata që kanë dalë në foto me një kriminel (vetë Basha është akuzuar nga pozita për diçka të tillë), por nuk do të prek me dorë malin e interesave të pista, parave te dyshimta, vilave, bizneseve e pronave të politikës, do të thotë ta lesh të paprekur gangrenën shqiptare.

Të fortët me nga pesë-gjashtë emra të parlamentit të shkuar ikën nga politika. Dolën nga dera e saj ashtu siç hynë: rastësisht e pa lënë asnjë gjurmë.

Puna është si të nxjerrim nga ajo sallë dhe nga të gjitha sallat e politikës ata që duke pasur një emër të vetëm, janë zhytur në llum e korrupsion shumëvjeçar, duke helmuar sistemin me shembullin dhe praninë e tyre.

Këtë Lulzim Basha nuk e thotë. Nuk i leverdis ta thotë mesa duket.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Ngatërresa “naive” e Bashës me Vetting-un politik”

  1. Kombi says:

    KJO ISHTE GAFA ME E MADHE E BASHES ,ME URDHER TE RAMES ,I CILI NUK E HAPI GOLEN FARE ,TI KUNDERVIHEJ BASHES ,PER BUDALLALLEKUN E RRADHES . RAMA DUHEJ TI THOSHTE ME GERMA TE MEDHA ,QE PER POLITIKANET DO TE KETE NJE WETING TOTAL . GJITHESESI ATA BEJNE PERPJEKJET E TYRE TE SHPETOJNE GJENE E VJEDHUR ,POR ESHTE E KOTE , ATA DO TE NDESHKOHEN , PER ZULLJMET E TYRE , QE LANE SHQIPERINE DHE POPULLIN SHUME TE VARFERUAR.

  2. undefined says:

    Nje pusht qe pretendon te drejtoje nje tufe bagetije me stanin ne Hollande

    1. AZ... says:

      undefined Ke te drejte nuk mund te drejtoje lul basha tufen me bageti se tufen me bageti me ty gomarin ne krye te te tufes po e drejton Rama dhe po e ushqen me batuta dhe me vidjo ne 3D ja si do te behet dhe ja si do te duket dhe Asgje nuk behet dhe Asgje nuk duket

  3. Pelua says:

    Ke te drejte Skender.

  4. AZ... says:

    undefined Ke te drejte nuk mund te drejtoje lul basha tufen me bageti se tufen me bageti me ty gomarin ne krye te te tufes po e drejton Rama dhe po e ushqen me batuta dhe me vidjo ne 3D ja si do te behet dhe ja si do te duket dhe Asgje nuk behet dhe Asgje nuk duket….

  5. LORA says:

    Sa shume pirueta vetdemaskuese do t’e n’a shohin syte ne kampin e antishqiptareve te perbetuar, kusare dhe kriminele,,,djathtas ,por edhe majtas,,,deri ne nisjen e Vetting-ut ligjor ,me SPAK DHE BKH,ne politike.
    Ja psh,nisma “naive” e lul-hollandezit eshte njera nga keto pirueta.
    Duhet vemendje dhe ca durim,nga publiku.

    1. @ says:

      Medemek Lora ben pjese ne kampin “tjeter”, as djathtas dhe as majtas, sepse Rama nuk ka asnje ideologji partiake pervecse vjedhjes dhe sundimit te popullit shqiptar…

  6. Moralisti says:

    Kombi ka te drejte. Do shkoj haka tek i zoti. Pelivanlliqet e Bashes, Like Floririt e Tit Vasilit apo Sali Ram Berishes jane perpjekje per te dal palagur nga vettingu i politikes por skane per tja dale. Duhen lene re bejne qejf sa te perfundoj vettingu ne drejtesi pasi vetem atehere e ka rradhen vettingu i vertete ne politike. Basha si kriç qe eshte hedh ide te papjekura per konsum e kredo politike tek injoranca e shqiptareve mirepo harron se ligjin e vetingjeve tashme e komandojne perendimoret. Sa pet Ramen ai eshte vete kontigjent i goditshem nga vettingu

  7. Moralisti says:

    Kombi ka te drejte. Do shkoj haka tek i zoti. Pelivanlliqet e Bashes, Like Floririt e Tit Vasilit apo Sali Ram Berishes jane perpjekje per te dal palagur nga vettingu i politikes por skane per tja dale. Duhen lene te bejne qejf sa te perfundoj vettingu ne drejtesi pasi vetem atehere e ka rradhen vettingu i vertete ne politike. Basha si kriç qe eshte hedh ide te papjekura per konsum e kredo politike tek injoranca e shqiptareve, mirepo harron se ligjin e vetingjeve tashme e komandojne perendimoret. Sa pet Ramen ai eshte vete kontigjent i goditshem nga vettingu dhe nuk eshte per tu çuditur qe i mban ison iniciativave idiote te trupeshkut politik Lulzim Basha.

  8. marku says:

    Si mund tu besosh ketyre vetingun kur keta nuk zbatojne as statutin e partise se tyre ! Keta mund te jene te interesuar vetem per amnisti politike jo per kontroll.

  9. 50 ty 50 mua says:

    Kush eshte naiv more budalla?mos genjeni popullin kto jane hajdut me cizme dhe saliu me ramen liken dhe kte krricin i bejne kto lojera per te hutuar popullin.Sì mund te jen naiv ca kriminel qe kane 27 vjet qe rrjepin njerzit gazetar te felliqur ptuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *