Panuçi i ka thyer njëherë zemrat e skocezëve, shpreson që ta bëjë sërish

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në Skoci e mbajnë mend mirë emrin e Christian Panuccit, trajnerit të Shqipërisë.

Në vitin 2007, kur ishte lojtar me kombëtaren italiane shënoi një gol në “Hampden Park” që iu hoqi vendasve mundësinë për të luajtur në Euro 2008.

Ironikisht, ai eliminim solli edhe fundin e epokës së parë të Alex McLeish në krye të Skocisë.

Të hënën, si trajner i Shqipërisë, Panucci do të kërkojë sërish të thyejë zemrat e skocezëve, përndryshe rrezikon edhe pak të tijën…

Në një prononcim për mediet britanike, Panucci thekson se nuk e mban mend diskutimin e madh që u bë në atë ndeshje nëse goditja e dënimit që solli edhe golin e tij ishte e saktë apo jo.

Por e mban mend mirë që u ngrit mbi të gjithë në ajër për të dërguar në rrjetë topin e pasuar mjeshtërisht nga Prilo.

Për trajnerin kuqezi, ai ishte një nga çastet më të bukur të karrierës së tij, ku ndër të tejra ka luajtur me Inter, Milan, Real Madrid dhe Chelsea.

Sidomos për faktin që rikthehej në kombëtare pasi kishte humbur Botërorin për shkak të problemeve me Marcelo Lippin.

“E mendoj ende atë gol kundër Skocisë”, thotë Panucci. “Ishte minuta e 92-të dhe në atë moment u kualifikuam për në Kampionatin Europian. Kishte shumë domethënie për mua sepse kisha munguar në Botëror. E kam kujtuar me qindra herë atë moment, krosimin e Pirlos, goditjen time me kokë dhe topin që përfundon në rrjetë. Shpresoj që lojtarët e mi të më japin një ndjesi të njëjtë të hënën”.

“Daily Mail” përmend gjithë problemet që Panucci ka kaluar fillimisht te Shqipëria – përfshi edhe një betejë ligjore me ish-presidentin e vendit, por vetë italiani thotë që nuk e ndien presionin. “Janë thënë shumë gjëra për mua, por përpiqem që të mos mendoj për këtë”, tha ai.

“Të gjithë e dimë që Skocia është një skuadër e mirë dhe tifozët e saj janë shumë pasionant. E pashë humbjen me Belgjikën, por ajo ishte ndeshje miqësore dhe nuk do të ketë ndikim në ndeshjen mes nesh. E kemi nisur mirë Ligën e Kombeve, por kjo nuk do të thotë që do të jetë më pak e vështirë për ne në Gllasgou. Skocia është gjithmonë kundërshtar i vështirë, sidomos në Hampden Park”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Panuçi i ka thyer njëherë zemrat e skocezëve, shpreson që ta bëjë sërish”

  1. duam fitore says:

    Skocia nuk duhet mbivleresuar, pasi ka kohe qe nuk eshte rezultative
    Edhe pse ka nevoje per disa “riparime” , jemi te sigurt qe kombetarja jone do dali me sukses nga skocia
    Besoj se Panuci po nderton nje brez te ri ne kombetare. I urojme suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *