Prodhohet monedha prej floriri më e madhe në botë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Australia fabrikoi një monedhë floriri të ndërthurur me diamante të rralla ngjyrë rozë që kap vlerën e 2,48 milionë dollarëve australianë (1,5 milionë euro) për t’iu përgjigjur “babëzisë” gjithnjë në rritje të super të pasurve për koleksionin e sendeve të luksit.

Ky thesar, ku pasqyrohet ndër të tjera një anije e vjetër me vela duke lundruar mbi valë, një kërkues floriri, disa kangurë dhe një baobab australian do të shitet për çmimin më të lartë të ofruar.

Kjo është monedha më vlerën më të madhe të realizuar ndonjëherë në Australi, që do të përfundojë në duart e një blerësi nga Azia ose Lindja e Mesme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *