Protestat dhe anulimi i vizitës së Vuçiç në Skënderaj, reagon BE

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt.

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.

Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës”, ka thënë ajo.

“Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tani”, ka thënë Kocijançiç.

Sipas saj, vizita e Vuçiçit ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë aktorëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...