Nga Arben Isaraj
Qeni leh për stan të vet.
Pas 27-të vjetësh pështyme, baltë dhe akuza politike me vrasje, grabitje dhe korrupsion, po lemë pas një tjetër javë, me “lehje” politike për vetvlerësime, vetgjykime dhe vetflijime.
E përbashkëta e tyre : Duan të vetvlerësohen dhe të vetgjykohen.
Por kanë harruar se në demokracitë parlamentare moderne, “Roja”, “Garanti” “Mbrojtësi” i të gjithëve është Shteti ligjor, i cili duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga Gjyqësori, i pavarur nga Politika dhe i varur vetëm nga Ligji.
Ndaj çdo komb, shtet dhe shoqëri demokratike ka detyrimin kushtetues, që t’u japë mundësinë gjyqtarëve të mbajnë nën kontroll pushtetin e Parlamentit dhe të Qeverisë.
Thënë më thjesht me gjuhën e shqiptarit :
-Gjykimin politik Kuvendit dhe Qeverisë duhet ta bëj vetëm Populli me “shuplakat” e tij periodike.
-Gjykimin penal, civil dhe administrativ, deputetëve dhe qeveritarëve duhet ta bëj vetëm Gjykata.
Nëse Politika është e shqetësuar nga molepsja me krimin dhe korrupsionin, ajo ka vetëm një rrugë, të leh në stanin e vet, duke filluar vetingun partiak e rivlerësuar rregullat partiake mbi zgjedhjen, organizimin, drejtimin dhe përfaqësimin politik të partisë në organe qëndrore dhe vendore të qeverisjes.
Çdo lehje veting-u në stanin e tjetrit, nuk ka asnjë shans të ndalojë karvanin e vetingut të Gjyqësorit dhe të organeve të tjera, që duhet ta ndihmojnë atë në dhënien e pavarur të drejtësisë në Shqipëri.
Epitetet e fshatarit natyrisht kane lidhje me kafshe.
Te lumte k..i po ku di ai popull ..nje popull qe e qi mona per nje thes miell… vaj vaj
Ky flet si brigadier kooperative!
Ka qene deputet,zv.minister etj dhe flet si e ema Zeqos ne maje te …hurit!
Ku i gjeni keta derdimene more aman?
Sikur vijne nga lufta me 3 klase shkolle dhe nuk di te formuloje nje fjali!
Ky flet si profesor, po ka thjeshtuar gjuhen per injorante si puna jote, qe gjithsesi prape s’kuptojne… allahu akbar
Kerkon ndonje kocke edhe ky tani. Dikur ne parlament kur kerkohej perballje me kriminelin Sali ky mburrte Saliun se i kishte kuruar te jatin. Ti je provuar sa vlen. Je kampion i oportunizmit, kameleonizmit dhe pragmatizmit perfitues.
A ha ha ha ha ha,o Isaraji qe vetem rolin e lolos ke bere ne PS!
Po ti more qyqar,a nuk po leh si qen ne stanin tend?
typ
Ca thote Tan Dulaku Beno???