Shaqiri vazhdon me talljet: Goli im është për… malësorët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë objekti polemikash në Zvicër, edhe kur përfaqësuesja e Zvicrës fiton bindshëm, siç ndodhi dje ndaj Islandës.

Shaqiri ishte autor i një prej golave, por pas ndeshjes, mediat zvicerane ishin më të interesuara të mësonin rreth fjalëve që kishte pak ditë më parë në konferencën ku kërkoi ndjesë ndaj “njerëzve që jetojnë në male” për festimin ndaj Serbisë.

Ai i referohej zviceranëve dhe sigurisht që këto gjëra nuk i kanë pëlqyer shumë në mediat e vendit të tij.

I pyetur pse i kishte thënë ato fjalë dhe nëse do t’i përsëriste, Shaqiri nuk ngurroi të përgjigjej.

“Mendoj se më keqkuptoni shpesh, sidomos mediat. Atëherë do të them se goli ndaj ishte për malësorët. Po, goli im ishte për njerëzit që jetojnë në male”, ishin fjalët e Shaiqirit pas ndeshjes së djeshme, fraza të cilat me siguri do të vazhdojnë të krijojnë polemika.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *