Shpërndahen librat falas për fëmijët në Malësinë e Madhe, Bushati: Nisma do zgjerohet dhe më tej!

9 Shtator 2018, 12:02Sociale TEMA
Shpërndahen librat falas për fëmijët në

Shpërndarja e librave shkollorë falas nga klasa e I deri në klasën e IV ka nisur edhe në Malësinë e Madhe.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut ka shprërndarë librat falas për pesë fëmijë të dy familjet në nevojë në këtë zonë.

Ministri Bushati tha se kjo politikë e qeverisë do zgjerohet edhe më tej.

“Këtë vit jemi përpjekur të mundësojmë libra falas nga klasa e parë në të katërt dhe për familjet me mungesë të ardhurash do të rimbursohen.

Vitin tjetër do përpiqemi ta zgjerojmë sa më shumë këtë nismë, pasi edukimi është i rëndësishëm për fëmijët por dhe vendin”, u shpreh ai.

Për Ministrin Bushati invetimi në dije dhe edukim bën diferencën e shoqërive të zhvilluara.

Babai i katër fëmijëve, Zoji, thotë se vitet e shkuara nuk e përballonte dot blerjen e librave për fëmijët e tij, për të cilat detyrohej të merrte borxh dhe t’i shlyente nga pak.

I sëmurë prej 15 vitesh, dhe me pak të ardhura familjare ai thotë se kjo nismë ia lehtëson barrën financiare të fillim vjeshtës.

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike që ndjekin klasën e 5-të e lart.

Shqipëria është vendi i parë në rajon që shpërndan libra falas për të gjithë fëmijët pa përjashtim.

 

 

5 komente në “Shpërndahen librat falas për fëmijët në Malësinë e Madhe, Bushati: Nisma do zgjerohet dhe më tej!”

  1. Kaonia says:

    He mor se late nam,pse genjeni .Kam shkuar dje per pardje per te mare librat pa leke dhe vetem 4 qene falas dhe me e bukura ishte se ne qofte se femijet keta 4 libra i zhgaravin ose bejne shenja me rezerve keta libra duhen paguar ne fund te vitit pasi jane detyrimisht te kthyeshem.Po me thoni mua ju si ta percaktojme shkallen e demtimit te librave apo zhgaravinave se ne fund te fundit femije jane e nuk ja u mbajme dot doren.GENJESHTAR !

  2. Kalec Dega says:

    Po shyqyr o bey yne, po ku paski ken ma pare se po mesojne englishten para shqipes shqiptaret breza te ripjelljes kamuniste dhe rilindjes demokrate….

    po pse vetem 5 nxenes..pse vetem 5 familje jane ne varferi……po bota , me aq sa dime , i ka falas keto te shkreta dhurata te qeverise …po ku eshte ajo ministrja e arsimit me diplome Kristali te na flasi per keto libra falas? Nga Oxfordi apo Cambridge erdhen?

  3. lala says:

    boll se lat nam o” toca” .Librat s’jepen falas nga ju , jane taksat tona ato . Jepini librat falas deri ne shkollat e larta, mos blini makina 100000-200000 euro . Librat falas jane investim per te ardhmen,kuptojne o ”derra me zile”.

  4. Lotto says:

    I mbaruat pazaret me greket dhe serbet, e tani tallni b…en me femijet e fukarenjve. Ne cilin vend te Botes e ke llogarine BANKARE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje