Suedia mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet parashikojnë rritjen e nacionalistëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Suedia mban sot zgjedhjet parlamentare, pas një beteje të ashpër elektorale që ka ardhur si pasojë e rritjes së një partie të ekstremit të djathtë, e cila kundërshton emigracionin.

Dy vitet e fundit, Partia Demokratët Suedezë ka fituar popullaritet në sajë të qëndrimit të saj kundër emigrantëve dhe premtimeve për rritjen e mirëqenies. Lideri i saj, Jimmie Akesson, e ka vënë sërish theksin te këto dy çështje edhe në ditën e fundit të fushatës.

“Suedisë i duhet frymëmarrje, ne na duhet politika shtrënguese dhe të përgjegjshme mbi emigracionin. Dhe e dini çfarë? Ka vetëm një parti në Suedi që mund t’i bëjë realitet këto”, tha ai.Një nga kandidatët kundërshtarë të Akesson është socialdemokrati Mohamed Nuur, një emigrant nga Somalia.

Sipas sondazheve, Demokratët Suedezë gëzojnë mbështetjen e 20% të votuesve dhe pritet të dalin të dytët në zgjedhje. Megjithatë parashikohet që as socialdemokratët të cilët aktualisht qeverisin dhe as e djathta e qendrës nuk do të mund të marrin shumicën.

Kryeministri Stefan Lovfven e ka akuzuar partinë Demokratët Suedezë për ekstremizëm, duke i paralajmëruar votuesit se vota për ta është e rrezikshme.

“Forca të errëta po vihen në lëvizje në Suedi. Këto forca që propagandojnë urrejtje dhe po i kthejnë njerëzit kundër njëri-tjetrit”, ka thënë ai.  Megjithatë, Demokratët Suedezë pritet të dyfishojnë sërish numrin e vendeve në Parlament, një fenomen që ka ndodhur edhe në vitin 2014.

Partia e formuar në fund të viteve ’80 e ka origjinën në Bevara Sverige Svenskt, një grup supremacistësh të bardhë. Partia evoluoi me kalimin e kohës duke u kthyer në një grup nacionalistësh që refuzojnë nazizmin dhe kanë mbështetjen e ish-strategjistit të fushatës së presidentit Trump, Steve Banon.

Suksesi i tanishëm i partisë mund t’i atribuohet pjesërisht liderit Jimmie Akesson, një 39-vjeçar që mori drejtimin e partisë në vitin 2005. Ai e ka pastruar partinë nga elementët më të ashpër racistë, duke e bërë atë më të pëlqyeshme një grup më të gjerë zgjedhësish.

Akesson e futi për herë të parë në Parlament partinë e tij në vitin 2010, kur fitoi 5.7 për qind të votave. Demokratët Suedezë fitoi më shumë mbështetje gjatë krizës financiare, kur nisi një valë globale antiestablishment, nxitur edhe nga zgjedhja Donald Trumpit në SHBA, rritja e Matteo Salvinit në Itali dhe votimi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *