Taksa e teknologjisë në BE, Gjermania përmbahet: Shqetësime për kundërpërgjigjen e SHBA

9 Shtator 2018, 15:02Bota TEMA

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, tha se plani i Bashkimit Europian për të rritur taksat për firmat e mëdha të teknologjisë kërkon ende bisedime, megjithatë, mund të arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit.

Sipas propozimeve të Komisionit Europian, Shtetet e Bashkimit Europian, do të ngarkojnë një taksë prej 3% në të ardhurat dixhitale të firmave të mëdha si Google dhe Facebook, që janë akuzuar për gjenerimin e fitimit në vendet me taksa të ulëta në kontinent.

Plani është kundërshtuar nga shtetet e vogla si Irlanda dhe nga vendet nordike, që argumentojnë se taksa do të frenojë inovacionin dhe do të sjellë një kundërpërgjigje nga Shtetet e Bashkuara, ku shumica e këtyre firmave janë themeluar.

Pas thirrjeve për prezantimin e taksës, Berlini është përmbajtur kur Scholz erdhi në fuqi në muajin Mars dhe komentet e tij do të shqyrtohen nga qeveritë e Bashkimit Europian që e kundërshtojnë vendosjen e taksës.

Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë thënë se Gjermania kërkon të sigurohet se taksa nuk dëmton prodhuesit e makinave,  që mund të përballen me kundërpërgjigje nga Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje