Thaçi kundër qytetarëve që nuk lejuan Vuçiçin: Bllokimi i rrugëve nuk na ndihmon

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar në lidhje me protestat që qyetarët e Kosovës po zhvillohen në Drenicë kundër kalimit të presidetit  Aleksandër Vuçiç për në Banjë.

Në një reagim në Facebook, Tahçi shkruan se i mirëkupton qytetarët, por protestat dhe bllokimet e rrugëve nuk ndihmojnë në asgjë.

Reagimi i plotë

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Thaçi kundër qytetarëve që nuk lejuan Vuçiçin: Bllokimi i rrugëve nuk na ndihmon”

  1. Klaec Dega says:

    I erdhi zor ketij gangsteri luftetar i UCK dhe baron i Kosoves…

    Kembimi i Mitrovices me Presheven, do ishte ZGJIDHJE IDEALE PER NJOHJEN E Kosoves por me shume nje fitore e madhe per Serbine per shkak te pasurise nentokesore dhe fakti qe Mitrovica si Nishi ishin shqiptare ne shekuj, nese kjo eshte e vertete. Nga ana tjeter, Mitrovica dhe Kosova nuk kane per te qene nje kurre, nje molle sherri dhe Serbia do vonoje ose sdo njohi Kosoven.

    Po serbet brenda Kosoves do degdisen ne Serbi apo de ngelen si celula te Serbeve ne Kosove?

    Gjithashtu, ky shkembim thjesht do shtonte popullsine aktuale Turke te Kosoves.

    Ne shqiptaret duhet te shqetesohemi dhe te vendosim para pergjegjsise politikanet tane mafjoze qe sot po na shesin detin edhe pse Gjykata Kushtetuese e mori nje vendim per tradhetine e Saliut.Por diktatori i radhes Rahmuti e vulosi shitjen dhe asnje reagim apo proteste nga sunitet militante dhe patriote, qe iu shkerd… te shqiponja krenare….

  2. kosovari says:

    Ti je një idiot asgjë më shumë mjafton të të dëgjosh atë shkaun për të kuptuar ç’farë marrëzie ke dashur të bësh duhet gjerman agaji që ti thoshte jo kësaj çorbë të gatuar në politikën serbë turp për ty jë një k… Dhe një injorant politikan rastësia nuk të jep shumë rrugë je politikani më i dështuar në kosovp jep dorëheqjen sa nuk është vonë TURP

  3. DRENICA E KUQE says:

    Vuçiçi dhe asnje udheheqesi serb qe ka bere krime ne Drenice dhe ne Kosoven shqiptare, nuk i lejohet t’i provokoje qytetaret shqiptare te Drenices heroike dhe as te Kosoves shqiptare. Serbet jane pushtues te tokes shqiptare deri ne Nish dhe per spastrimin e Sanxhakut te Nishit, te cilin e kane spastruar nga elementi autokton shqiptar, kane ushtruar gjenocid dhe etnocid te papare ne çdo luftë të tyre anti shqiptare…
    Serbet dhe udhehqja e Serbise duhet te shihen vetem si pushtuese te tokes shqiptare dhe poshtruese te shqiptareve…

    DRENICA E KUQE

  4. zaim zajmi says:

    NUK NDIHMOJNË ASGJË

    Një mendim klishe që po e dëgjoj nga të ashtuquajturir politikanë shqiptarë të treveve shqiptare (nën okupim) që nga marsi i vitit 1987.

    Mungesa e intuitës politike, ndërlidhur me fjalorin e varfër = produkte mendore klishe, ose kallëp – kallk.

Lini një Përgjigje te kosovari Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *