Viti 1854/ Letra e rrallë e një indiani për presidentin Lincoln: Ja si po e shkatërroni tokën, natyrën, mjedisin, njeriun, jetën…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Para 150 vitesh, indianëve të Amerikës u ka dhimbsur shumë mjedisi sapo e kanë kuptuar se çfarë po e pret në të ardhmen, kanë reaguar fort.

Sidomos kur iu kanë ardhur ofertat për blerje tokash. Ishte koha që sapo kishin nisur shenjat e parë të revolucioni industrial në Europë, e Amerika po ecte drejt një fuqie botërore.

Vrulli urbanizues i qyteteve ishte tmerrues për popullsitë indigjene.

Ndaj, një prej krerëve të famshëm të indian të  Seattle-it, i shkruan një letër presidentit amerikan Abraham Lincoln, duke i treguar rëndësinë e ruajtjes së natyrës. Kjo ka ndodhur në vitin 1854.

Është një letër monumentale, me parashikimin e frikshëm të asaj që ndodhi realisht më vonë dekadë pas dekade e deri sot.

 Letra:

“Si mund të bleni apo ta shisni qiellin, ngrohtësinë e tokës? Nëse ju nuk bëni vet freskinë e ajrit dhe kthjelltësinë e ujit, si mund ta blini nga ne atë? Çdo pjesë e tokës është e shenjtë për popullin tim. Çdo çdo bregu ranor, çdo mjegull në një pyll të errët, çdo gjethe janë të shenjta në kujtesën dhe përvojën e popullit tim.

Lëngjet që dalin përmes pemëve mbajnë kujtesën. Ne jemi pjesë e Tokës dhe kjo është një pjesë jonë. Lule aromatike, dre, kalë, shqiponjë, janë të gjitha pjesë e jona. Shpatet shkëmbore, kullotat, ngrohtësia e trupit të kalit dhe e njeriut – të gjitha i përkasin të njëjtës familje.

 Mësojuni fëmijëve tuaj për shenjtërinë e tokës. Ne do ta konsiderojmë ofertën tuaj për të blerë vendin tonë. Por nuk do të jetë aq e lehtë. Sepse kjo është toka e botës për ne. Ky ujë i shkëlqyer që rrjedh nga lumenjtë, nuk është vetëm uj por edhe gjaku i paraardhësve tanë.

 Në qoftë se ne shesim tokën, ju duhet ta mbani mend se ajo është e shenjtë dhe ju duhet tu mësoni fëmijëve tuaj se ajo është e shenjtë dhe që çdo reflektim në ujët e pastër të liqeneve, tregon për aventurat dhe kujtimet e popullit tim.

Oreksi njerëzor do ta gëlltisë tokën dhe do të lërë vetëm shkretim. Nuk e di. Mënyra jonë është ndryshe nga e juaja. Pamja e qyteteve tuaja na dëmton sytë. Ndoshta është sepse jemi të egër dhe nuk e kuptojmë. Nuk ka më paqe në qytete. 

Nuk ka vend ku të ndihet hapja e gjetheve në pranverë ose dridhja e krahëve fluturës mbi gonxhet e sapoçelura. Dhe ndoshta sepse ne jemi të egër dhe nuk e kuptojmë.

Dhe çfarë është jeta në qoftë se një njeri nuk mund të dëgjojë blegërimen e një dhie apo kuakjen e një bretkoseje në pellg? Nuk e kuptoj.

Çfarë është një njeri pa kafshë? Nëse të gjitha kafshët largohen, njeriu do të vdesë nga vetmia e madhe e shpirtit. Çfarëdo që ka ndodhur me kafshët, së shpejti do të ndodhë edhe me njeriun. Të gjitha gjërat janë të lidhura. Ju duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj se toka është nën hirin e gjyshërve të tyre.

Në mënyrë që fëmijët tuaj të respektojnë Tokën, tregojuni atuyre se Toka është e lidhur me ne. Mësojuni fëmijëve tuaj si ne me tanët, se Toka është nëna jonë. Çfarëdo që të ndodhë me të, do ta bëjnë edhe bijtë e Tokës. Nëse një person pështyn në tokë, ai pështyn në vete.

Ku është pylli? Ai u zhduk. Ku është shqiponja? Ajo u largua. Është fundi i jetës dhe fillimi i luftës për mbijetesë”.(tesheshi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Viti 1854/ Letra e rrallë e një indiani për presidentin Lincoln: Ja si po e shkatërroni tokën, natyrën, mjedisin, njeriun, jetën…”

  1. Fuki says:

    Kush eshte ai rrote kari qe e ka bere kete perkthim kaq banal.

  2. Bulging says:

    Lincoln ka qene president prej 1861 deri ne vrasjen e tij ne 1865.

  3. Pellazgos says:

    Po pse Sulltani Osman mos beri me shume se Anglezet qe me vone u quajten amerikane?
    Me ironikja eshte qe i kerkojne llogari pushtuesve Sllaveve Serbe qe pushtuan Ilyrine apo Dardanine e Mithollogjise Greke qe nga shekujt e 6 apo 7 A.D.
    Kjo eshte si ajo Barcaleta e dy shofereve qe ishin duke udhetuar njeri pas tjetri dhe i pari nuk mori nje femer kur ajo i ngriti doren,kurse i dyti e mori ne kabin.
    E pyeti ajo shoferin.
    Pse nuk me mori kolegu tend qe skishte dike ne kabin?
    Shoferi i dyte i tha qe ai ta kerkon troc,kurse une po deshe ma jep nje here.
    Keshtu te dashur femije,gomari i perqesh kokoshit sa i ke veshet.
    Cudia eshte qe deri ne ishujt Malvine ne Argjentine anglezet nuk e leshojne dhe kur vjen puna per Kostandinopolin,Smirba,Pontion etj kete zone qe quhej per mibera vjet Ionia dhe banoret Ionet ja lane Islamikeve Evropianet e “civilizuar” dhe “mirenjohes’ se Greqise se Lashte.
    EVROPA hipokrite eshte ajo qe perpiqet te luftoje Greqine me krijimin e shtetit myslimane Albania,me emrin Sllav Maqedonia,me pushtime te Qipros,me luftra boterore nga fashistet Italiane apo nazistet.
    Italia fashiste humbi luften dhe per kete Greqia mori 12 Ishujt e Ionit.
    Tani perpiqen me cmime Nobel,me Mision-are per “paqen” ne emer te “Demokratise” per te p,otesuar qellimet e tyre ekspasioniste.
    Populli “shqipetare” me shumice myslimane meqenese nuk ka ndonje figure per te treguar personalitet pranon cdo gje,vetem te luftoje Epirin,Greket,Ilyret.
    Mos kujtoni se Varvaret kane ndryshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *