Vuçiç nuk i bindet urdhrit të Haradinajt, niset për në Drenicë përmes rrugëve dytësore, por… ndalohet nga policia

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pavarësisht ndalesës nga Qeveria e Kosovës dhe bllokadës së veteranëve të UÇK-së, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt fshatit Banjë të Drenicës, raportojnë mediat serbe.

Por më pas Policia e Kosovës e ka ndaluar automjetin në të cilin është presidenti Vuçiç duke ia ndaluar të shkojë në Banjë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e mori vendim për anulimin e vizitës së presidentit serbe, Aleksandër Vuçiç, pas protestave të qytetarëve të Kosovës të cilët kishin bllokuar rrugët nga ku do të kalonte Vuçiç.

Ndërkohë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më herët se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj i cili ia ndaloi vizitën në Drenicë. (TemA)

 

FOTOT: Vuçiç në Kosovës, protestuesit bllokojnë rrugën: Kërko falje për krimet e bëra

PROTESTAT: Tensionohet situata, Haradinaj nuk lejon presidentin serb të vizitojë zonën e Drenicës

Thaçi kundër qytetarëve që nuk lejuan Vuçiçin: Bllokimi i rrugëve nuk na ndihmon

Ndalimi i Vuçiç në Kosovë, reagon Ministri serb i Mbrojtjes: Kemi gati ushtrinë

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

15 komente në “Vuçiç nuk i bindet urdhrit të Haradinajt, niset për në Drenicë përmes rrugëve dytësore, por… ndalohet nga policia”

  1. vang says:

    E shikoni kokefortesine e serbeve? .Mendojne se mund te shkojne ku te duan brenda Kosoves sepse ka serb.Por asnje president nuk mund te shetisi lirshem ne nje vend tjeter se aty ka minoritete ,pa lejen e shtetit qe viziton.Dhe Vucic nuk do tja dije.Ai provokon dhe sfidon me mendjemadhesi.Pastaj akuzojne shqiptaret per provokime dhe shprehet se do paqe me Shqiptaret.

  2. Serbi Vucic ,
    duhet te mesoje te rrespektoje Ligjet e nji shteti tjeter
    e konkretishte ate te Kosoves dhe s’mundet te sillet si nji halabake
    e ordinere ,
    e as te bej Gangsterrin serb ,ne vendin e Shqiptareve sepse s’ka byth ta bej ate .

    Le te shkoje ne Kroaci , apo X vend tjeter dhe thyeje Ligjet e atij Shteti
    dhe shikojme me cfar konseguencash do ndeshet .
    Do ta injorojne e tallen mediet .
    Nji serb me kulture Mesjetari qe nuk pershtatet dote ne Boten Moderrne
    qe nuk njef e rrespekton Ligjet e Botes .
    Gallofi Serb nji karikature e Halldupit trim serb .

  3. Por nga ana tjeter edhe kosovaret duhet te civilizohen! Bisedimet duhet te vazhdojne! Te gjithe duhet te pranojne gabimet dhe te ecet perpara drejt paqes dhe respektit reciprok! Drejt njohjes perfundimtare te shtetit te Kosoves! Ulni tonet ,zbutni gjakrat sic thote likja “me qetesi dhe dashuri”!

  4. Alban I says:

    Vucic e tregoi me ne fund fytyren e tij prej shovinisti. Stop bisedimeve me kete Milloshevic te ri!

  5. Ledio says:

    Pasi i vrane edhe i perdhunuan Kosovaret , tani edhe duan ti poshterojne. Mire ju bejne juve kur keni KryeCarin Thaci akoma ne krye . Jo vetem ta ndaloni por hidhini edhe mut ne fytyre derisa te qelbet edhe te iki vete.

  6. Spartak VERDHA says:

    E mre Hashim Thaçi .
    A e shef kush është Vuçiçi ?
    Jam i bindur , se duhet ta dije mirë , që kur kape pushkën për liri , që kur u çlirua Kosova me ndihmën e NATO-s , e shyqyr , veçanërisht me këmbënguljen e Amerikës dhe Bill Klintonit , se kush janë serbët dhe politikat e metodat tyre . Mos të rrej mendja o Hashim Thaçi, se Vuçiçi do ndryshojë dhe do dali nga natyra e vet tradicionale e kahershme , që ka qenë dhe është edhe natyra nacional-shoviniste e tij dhe e gjithë klasës politike serbomadhe , që prej shekujsh e pa ndryshuar asnjë grime e për asnjë moment .
    Po si more Hashim , se dij ku i gjete këto mend e këtë shkollë për të drejtën me bo pazare , duke i dhënë Serbisë , toka e troje den baba den shqiptare , në këmbim , po të trojeve shqiptare .
    Duhet ta dijsh mirë , ose shko e mësoje , se shqiptarët , jo ma larg se 140-150 vjet ma parë , Nishin e kishin qendër të tyre të rëndësishme , njëlloj si Shkupin , Prizrenin , etj.
    Vetëm 1 .
    Duhet ta dijsh , se fshati Llugaxhijë , në zemër të Kosovës , është i gjithi me fshatarë nga Reçica e rrethinave të Nishit , madje mbi gjysma e banorëve mban mbiemrin Reçica , e janë shpërngul me dhunë e genocide , prej trojeve të tyre , jo ma shumë se 100 vjet ma parë .
    Ç’farë loje po don me bo , apo , po ta bojnë e po ta fusin të tjerët . Po i njeh Serbisë kufi në Mitrovicë , sepse ka pru ca serb aty , sikurse kudo , nëpër Ballkan në zbatim prej shekujsh të politikave të mbrapshta nacional-shoviniste e serbomëdha .
    Ja thyen hundët kroatët . Gjaku lumë shkoi në Bosnje e prap atje , konflikti është gati , veç pret shkrepsen Thaçi-Vuçiç . Gjak u bo Kosova , dhe përditë ulërasin serbët e kisha e saj , Kosova është Serbi , Kosova zemra jonë , Be-në e japim e Kosovën se lëshojmë . S’po lejnë rast pa demostru politikat e tyre konfliktuale e shoviniste nëpër ç’do cep ku ka një manastir , apo disa familje serbe , ashtu si edhe sot , ky kampion i paqes , si rrugaç , e asgjë më shumë ( hajde President Serbie hajde ) , donte pa leje , medoemos , rrugë pa rrugë ,me shku tek një familje serbe , e ku , në Drenicë , vetëm që provokimi të kapte majat .
    Sa më shpejt , mezi pritet shkrepsja Thaç-Vuçiç , me ndez konflikte në Maqedoni e Mal të Zi .
    A e kupton që je dalë mendsh fare .
    Ç’farë kujton ti , se me që u zgjodhe me marifete e llogarira president Kosove , mund të kesh të drejtë me bo pazare në emër të të gjithë popullit shqiptar dhe për trojet e tij .
    Ti shkon tek Mogherini , me bisedu për paqe me Vuçiçin , kur politika e shtetit serb dhe shtetarëve të saj , s’po lënë rast e ditë pa e luftu shtetin e ri dhe duke vepru pa pushim kundër popullit shqiptar dhe kundër shteteve të Kosovës , Shqipërisë , e madje edhe në Mal të Zi e Maqedoni , vetëm se jetojnë shqiptarët den baba den prej mijëra vitesh në autoktoninë e tyre . A nuk po i shef , se si i kombinojnë politikat konfliktuale e ngatërrestare Serbia e Rusia në të gjitha këto shtetet Ballkanike ku jetojnë shqiptarët , madje po prishen e po fusin hundët edhe në Greqi , vetëm për ta mbajtë Maqedoninë vatër konflikti dhe larg NATO-s e BE-së .
    Pse pa dijeninë e paqësorit Vuçiç , Predsident dhe komandant i forcave të armatosura të Serbisë , ulëriste sot Ministri Serb i Luftës , se është gati ?
    A nuk po e kupton se gjoja interesi për paqe me formate shkëmbime territoresh , krijon premise për ndezje e shtrirje konfliktesh të pa para e pa ndalshme në Ballkanin e kapërthyer prej qindra e qindra vitesh nga ngërthyerjet e mbivendosjet etnike .
    Rusisë , por edhe të tjerëve që kanë interesa shitje armësh nuk i bëhet vonë madje do rrinin indiferentë ndaj konflikteve etnike ballkanike .
    Politikën nacional shoviniste të serbëve për Serbinë e madhe , sidomos kundër dhe ndaj shqiptarëve , populli ynë e njeh mirë , sepse është ndeshur e ka luftuar prej shekujsh me to , është vrarë , gjakosur , plaçkitur , shpërngulur me dhunë e valë genocidesh të pashembullta , e prap ka qëndruar stoik .
    Si të rren mendja mor Hashim Thaçi , se Vuçiçi e politikanët serbë duan paqe . Je dëshmitar , se kur ti bisedoje për paqe , ata s’kanë lënë gjë pa bërë haptas e pas krahëve , kundra popullit shqiptar e kundra Kosovës . Sa e sa here , me dhe pa nxitjen e Rusisë kanë provokuar e anatemuar ushtrinë e NATO-s dhe forcat e armatosura e policinë e Kosovës . Kanë 20 vjet që ta mbajnë kufirin verior si gardh shtëpie , duke degjeneru ekonominë , e gjithçka . Me qindra manovra e provokacione antishqiptare në Mitrovicë e deri në kufi . Trenin , me ndihmën e Rusisë , desh me ta fut n’Kosovë , si provokacion , por edhe me të mat pulsin ty e NATO-s , mbasi ato s’heqin dorë për asnjë moment nga politikat armiqësore anti shqiptare .
    Ç’farë don mo mër Hashim ? A don Daçiçin që s’po i zen guzicja vend duke lobu e luftu kundra njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtete të tjera e Organizmat Ndërkombëtare Botërore dhe Europiane .
    Hashim. Mos u gënje nga premtimet dhe fërkimi i kokës , që të bën Mogherin e disa të tjerë , se je burrë shteti , do cilësohesh kampion paqe e do mund të marrish edhe ndonjë çmim për të .
    Në tradhëtimin e interesave të popullit e kombit shqiptar dhe në dëm të tyre , nuk ka për të patur sukses asnjë njeri , asnjë politikë , e aq më pak e jotja .
    Kthehu me këmbë në tokë e tek populli e bashkëluftëtarët e tu sa nuk është vonë për ty e jo për ne .
    Hashim . Qeveri e Kosovës . Bashkë me këshilltarët që keni , merrni edhe prej Shqipërisë , se janë ma të vjetër , ma steka e ma me shkollë në diplomaci , mbasi e njohin prej mbi 100 e ca vjetësh të gjitha kurthet e Ballkanit dhe të kancelerive të Evropës .
    Merri Hashim e ti qeveri e Kosovës këshillëtarë për bisedime e politikat e jashtme të ç’farëdo natyre e niveli , Shaban Muratin , Dashnor Dervishin , Bashkim Zenelin e ndonjë tjetër , se s’ka për tu harxhu as Shqipnia e as Kosova , për 3-4 Ambasadorë .

    Spartak VERDHA

    1. Arben Krasniqi says:

      O te lumte ty bac,ke ba nje shkrim te bukur, por per kend thuaj. Ka shume kohe qe nuk kam lexuar kaq me deshire nje komentues me nje kronologji te kjarte per tiparet serbe. Ishin jane dhe do jene gjakepires te shqipetareve.

      Rrofsh, spartak Verdha.

  7. DRENICA E KUQE says:

    Vuçiçi ka ardhur t’i provokoje shqiptaret dhe ta nise luften pushtuese me çetniket e tij te Shqiperise se Veriut, te quajtur Mitrovice. Dhe kur eshte keshtu edhe Vuçiçi me çiçibishtat e tij duhet ta kuptoje se shqiptaret do ta marrin edhe Nishin shqiptar, te cilin ua ka dhuruar e Semuara e Bosforit…

    DRENICA E KUQE

  8. altin says:

    BRAVO RAMUSH HARADINAJ !!!
    BRAVO KOSOVA!!!

  9. Alban Dega says:

    POLITIKA NUK ESHTE KARADUZLLEK !

    -Respektoni institucionet tuaja… Hashim Thaci ka plotesisht te drejte !
    Kryeministri Haradinaj te medoje ABC-ne e diplomacise dhe funksionimit te shtetit!

  10. Eh moj shqiptari ca po vuan nga copetimi qe te bani evropa kurve nder shekuj.

  11. Alban Dega says:

    BOTO KOMENTET QE JANE KUNDER PREDIKIMEVE TUA IDIOTE O MERO …. NDRYSHE DO PERFUNDOSH SI KOHA JONE !

  12. Korcari says:

    Me duket se po i bejne me qellim kto levizje kta Serbet…Duan qe te ndalojne edhe qeveritaret tane tani te vizitojne zona me minoritet , ose mazhorance Shqiptare brenda ne Serbi.

  13. Alban Dega says:

    NJE KRYEMINISTER PA KRYE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale histerie nacionaliste perfshiu sot jo vetem Kosoven por edhe Shqiperine .
    Shpejt do te degjojme edhe kenge me sharki e batare kallashash ne oda burrash!!!
    Bravo pa fund kane shperthyer ne faqe gazetash e rrjete sociale per kryeministrin e Kosoves
    Ramush Haradinaj !?
    Bravo per cfare !?
    Ministria e Jashteme e Kosoves i leshon vizen dhe lejen Presidentit te Serbise Vucic te vizitoje Kosoven perfshi edhe fshatin e Banjes ne Drenice !
    Disa qindra shqiptare ne Skenderaj me plot te drejte protestojne kunder kesaj vizite te nje prej kasapeve dhe telallit te Milloshevicit dhe Sheshelit, Aleksander Vucic ne Kosove.
    Protesta paqesore e demokratike eshte nje e drejte themelore e njerezve ne mbare Boten !
    Aq me teper ne Drenicen e zhuritur dhe rrenuar me dhjetera here nga hordhite e Pashicit, Rankovicit, Titos e Sllobodan Milloshevicit !
    Deri ketu gjithcka eshte ne rregull e ne perputhje me ligjin !
    Pikerisht ne kete moment kryeministri i Kosoves urdheron policine te ndaloje hyrjen e Presidentit serb Vucic ne ne Banje pasi ai kishte 24 ore qe ishte futur ne Kosove !
    Menjehere shperthen histeria e bravove dhe lavderimeve per “ aktin heroik” te kryeministrit Haradinaj !
    Bravo e heroizem per cfare ?!
    Qe na beri hore ne syte e gjithe Boten ?!
    Ministria e Jashteme e Kosoves i jep vizen Vucicit per te vizituar Kosoven dhe Banjen …
    Policía e Kosoves e ndalon te futet aty dhe krijojne incident krejt pa nevoje e pa mend ne krye ne kundershtim me cdo rregull e norme nderkombetare, qe ngre tensionet mjaft te tensionuara midis Kosoves e Serbise !?
    Nje qeverisje kuturu. Njeri i bie thumbit tjetri patkoit. Njeri e lejon! Tjetri e ndalon !
    Nje kryeminister qe nuk di ABC-ne e diplomacise dhe politikes !
    Nje kryeminister karaduze, patriot folklorik qe per 5 minuta Lista Srpska ia con kembet perpjete !
    Nje kryeminister nga nje familje e nahije heronjesh, nje vater mikpritese e burrnie si Decani qe shkel edhe traditen e saj bujare !
    Turp politik!
    Marrezi diplomatike !
    Shkelje tradite!
    Karaduzllek halabakesh !
    Patriotizem tipik folklorik vec pa sharki e zharave kallshnikovesh ne oda burrash me zjarr shlivovice ne tru …
    E sic e ka thene Faik Konica i madh “ Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve “ !
    Nuk meriton Bravo dhe as nuk eshte akt heroik as patriotik nje vepim qe jo vetem nuk ndihmon, por e demton shtetin e Kosoves dhe ceshtjen shqiptare !
    Krejt e kunderta!
    Kryeministri i Kisoves dhe keshilltaret e tij politike sot vendosen e vepruan pa krye !

  14. Alban Dega says:

    Vezhgim nga ketej Oqeanit

    NJE KRYEMINISTER PA KRYE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale histerie nacionaliste perfshiu sot jo vetem Kosoven por edhe Shqiperine .
    Shpejt do te degjojme edhe kenge me sharki e batare kallashash ne oda burrash!!!
    Bravo pa fund kane shperthyer ne faqe gazetash e rrjete sociale per kryeministrin e Kosoves
    Ramush Haradinaj !?
    Bravo per cfare !?
    Ministria e Jashteme e Kosoves i leshon vizen dhe lejen Presidentit te Serbise Vucic te vizitoje Kosoven perfshi edhe fshatin e Banjes ne Drenice !
    Disa qindra shqiptare ne Skenderaj me plot te drejte protestojne kunder kesaj vizite te nje prej kasapeve dhe telallit te Milloshevicit dhe Sheshelit, Aleksander Vucic ne Kosove.
    Protesta paqesore e demokratike eshte nje e drejte themelore e njerezve ne mbare Boten !
    Aq me teper ne Drenicen e zhuritur dhe rrenuar me dhjetera here nga hordhite e Pashicit, Rankovicit, Titos e Sllobodan Milloshevicit !
    Deri ketu gjithcka eshte ne rregull e ne perputhje me ligjin !
    Pikerisht ne kete moment kryeministri i Kosoves urdheron policine te ndaloje hyrjen e Presidentit serb Vucic ne ne Banje pasi ai kishte 24 ore qe ishte futur ne Kosove !
    Menjehere shperthen histeria e bravove dhe lavderimeve per “ aktin heroik” te kryeministrit Haradinaj !
    Bravo e heroizem per cfare ?!
    Qe na beri hore ne syte e gjithe Boten ?!
    Ministria e Jashteme e Kosoves i jep vizen Vucicit per te vizituar Kosoven dhe Banjen …
    Policía e Kosoves e ndalon te futet aty dhe krijojne incident krejt pa nevoje e pa mend ne krye ne kundershtim me cdo rregull e norme nderkombetare, qe ngre tensionet mjaft te tensionuara midis Kosoves e Serbise !?
    Nje qeverisje kuturu. Njeri i bie thumbit tjetri patkoit. Njeri e lejon! Tjetri e ndalon !
    Nje kryeminister qe nuk di ABC-ne e diplomacise dhe politikes !
    Nje kryeminister karaduze, patriot folklorik qe per 5 minuta Lista Srpska ia con kembet perpjete !
    Nje kryeminister nga nje familje e nahije heronjesh, nje vater mikpritese e burrnie si Decani qe shkel edhe traditen e saj bujare !
    Turp politik!
    Marrezi diplomatike !
    Shkelje tradite!
    Karaduzllek halabakesh !
    Patriotizem tipik folklorik vec pa sharki e zharave kallshnikovesh ne oda burrash me zjarr shlivovice ne tru …
    E sic e ka thene Faik Konica i madh “ Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve “ !
    Nuk meriton Bravo dhe as nuk eshte akt heroik as patriotik nje vepim qe jo vetem nuk ndihmon, por e demton shtetin e Kosoves dhe ceshtjen shqiptare !
    Krejt e kunderta!
    Kryeministri i Kisoves dhe keshilltaret e tij politike sot vendosen e vepruan pa krye !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *