Vuçiç nuk i bindet urdhrit të Haradinajt, niset për në Drenicë përmes rrugëve dytësore, por… ndalohet nga policia

Pavarësisht ndalesës nga Qeveria e Kosovës dhe bllokadës së veteranëve të UÇK-së, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt fshatit Banjë të Drenicës, raportojnë mediat serbe.

Por më pas Policia e Kosovës e ka ndaluar automjetin në të cilin është presidenti Vuçiç duke ia ndaluar të shkojë në Banjë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e mori vendim për anulimin e vizitës së presidentit serbe, Aleksandër Vuçiç, pas protestave të qytetarëve të Kosovës të cilët kishin bllokuar rrugët nga ku do të kalonte Vuçiç.

Ndërkohë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më herët se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj i cili ia ndaloi vizitën në Drenicë. (TemA)

 

FOTOT: Vuçiç në Kosovës, protestuesit bllokojnë rrugën: Kërko falje për krimet e bëra

PROTESTAT: Tensionohet situata, Haradinaj nuk lejon presidentin serb të vizitojë zonën e Drenicës

Thaçi kundër qytetarëve që nuk lejuan Vuçiçin: Bllokimi i rrugëve nuk na ndihmon

Ndalimi i Vuçiç në Kosovë, reagon Ministri serb i Mbrojtjes: Kemi gati ushtrinë

 

                 Loading...