Zbulohen dy varre me artefakte të shtrenjta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy varre të njerëzve të pasur u gjetën në Sitia, në Kretën Verilindore, gjatë një ekspedite arkeologjike, që vazhdon punimet që prej 14 vitesh.

Varrezat i përkasin periudhës 2 800-1 700 para Krishtit.

Në varrin e parë u gjet një armë e përdorur në Petras, një shpatë e shkurtër prej bronzi. Aty pranë ishte edhe një varr i dytë që i përkiste një gruaje. Në varrin e gruas u gjetën një numër i madh rruazash ari të punuara me mjeshtëri shumë të lartë si dhe rruaza prej argjendi e kristali.

Në varrin e dytë të zbuluar u gjetën dhjetëra rruaza ari me zbukurime të holla spirale si dhe qindra rruaza të tjera ari ose argjendi me një diametër prej një milimetër, që duket se kanë qenë të qepura mbi një veshje.

Një varr i tretë i zbuluar më tutje se dy varret e para ështe unik për Petrasin dhe përbëhej nga pllaka të cilat krijonin një strukture në formë kutie. Ky ishte varr fëmijësh nën 10 vjeç. Aty u gjetën dy rrathë ari.

Varrezat e Petras janë më të mëdhatë në Kretë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Zbulohen dy varre me artefakte të shtrenjta”

  1. Nipi-uk says:

    Qenkan varret e Monikes=Liri = Millosheviq

  2. Pellazgos says:

    A eshte zbuluar ndonje relike Egyptiane ne Greqi,se ne Egypt edhe emrin e ka Greke,edhe lumi Nilos eshte ne Mithollogjine Greke edhe Evropi u dashurua ne Liby te Kadafit emer i Lashte Greke edhe emri Asia eshte motra e Promitheas (Prometeut).
    Imagjinoni rreth 3 mije vjet Para,Eres,Sone se sa mashtrime kane bere fete e Arabeve dhe Cifuteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *