5 skandalet e “shpëtimtarit” të politikës shqiptare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Xhemal Gjunkshit, deputetit të PD në Peshkopi i është ngarkuar prej Bashës detyra titanike për të shpëtuar i vetëm politikën shqiptare nga figurat e inkriminuara.

Si kryetar i një komisioni “fantazmë” të ngritur prej PD për vetingun në politikë, ish-shefi i Forcave të Armatosura supozohet të ishte një figurë e provuar për pastërtinë e tij.

Pasja e një autoriteti të pacënueshëm moral, në kushtet kur komisioni nuk ka asnjë mandat kushtetues dhe shërben vetëm si një strukturë paralele që rivalizon strukturat e vërteta të vetingut, do të ishte thelbësore për kauzën e pretenduar të PD-së.

Megjithatë, edhe këtë herë, Basha ka dështuar në zgjedhjen e tij, duke i besuar “vetingun” që supozohet se PD mund të bëjë e vetme, një prej figurave më të përfolura dhe më të baltosura të politikës shqiptare.

Gazeta ka numëruar disa prej skandaleve më të rënda, në të cilat Gjunkshi është përfshirë.

1 – Gjysma e rrogës për t’u dërguar në Afganistan. E kanë publikuar amerikanët, në kabllogramet e raportuara prej “Wikileaks”. Sipas vetë raporteve të Ambasadës Amerikane, Gjukshi pretendonte deri në 7 mijë euro (50% e pagës) për person, nga çdo ushtar që emërohej për të shërbyer në misionet 6-mujore në Afganistan.

2 – Afera e SHQUP – Gjunkshi ishte instrumental, në skandalin e transformimit të Shtëpisë Qëndrore të Oficerëve në seli të Partisë Demokratike. Ndonëse fillimisht kundërshtoi tjetërsimin, më pas Gjunkshi luajti një rol thelbësor në aprovimin e këtij ndryshimi anti-kushtetues, rol për të cilin u shbërlyer me një vend deputeti në zgjedhjet e vitit 2017

3 – Përmbytjet, vjedhja e rezerva ushtarake – Në një cikël përmbytjesh që goditën vendin gjatë kohës së Gjunkshit si shefi i FA, ushtria shqiptare rezultoi tërësisht e papërgatitur për të përballuar situatën. Nga një auditim i mëvonshëm i KLSH, rezultoi se në depot e ushtrisë rezultonin vetëm pak thasë sheqer, miell apo fasule, kur në letra duhet të ishin me tonelata të tëra. Asnjëherë nuk u shpjegua se ku shkuan ushqimet e vjedhura.

4 – Vëllai dhe dëshmori Feti Vogli – Në të njëjtin kontigjent, në të cilin humbi jetën Feti Vogli dhe u plagos një tjetër efektiv i ushtrisë shqiptare në Afganistan, figuronte edhe i vëllai i vetë Xhemal Gjunkshit. Megjithatë, ndryshe nga efektivët e tjerë që rrezikonin jetën në terren, i vëllai i tij qëndronte si “kuzhinjer” në bazë i sigurtë, ndonëse ushtarët shqiptarë në fakt përdornin mencat kolektive të bazës për të ngrënë, pa pasur nevojën e një kuzhinjeri shqiptar.

5 – “Skandali me degën e PD në Dibër” – Si njeri i besuar i Lulzim Bashës, Gjunkshi pati se detyrë të parë të tij pastrimin e Dibrës nga demokratët “jo të besuar” të gjetur në detyrë, të cilët u zëvendësuan nga kukulla të lideri të ri të demokratëve. Për këtë rol, Gjunkshi është akuzuar publikisht në media nga disa figura me peshë midis demokratëve të Dibrës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “5 skandalet e “shpëtimtarit” të politikës shqiptare”

  1. ILYRIA says:

    USHTARAKU betohet perpara se te filloje aktivitetin / punen e tij ne Strukturat e Ushtrise se nje vendi , kudo qofte ai vend ne Rruzullin Tokesore.
    Njerezit pa karakter bejne/ zhvillojne zakonisht nje profesion qe pak ose aspak s`ka te beje me Ushtarakun .
    Te pa karakteret zakonisht zgjedhin Profesione qe i afrohen Politikes , Juridiksionit , Shit-Blerjes , Siguracioneve etj etj etj etj…….por edhe ne keto Profesione ka Individe , qe dine ta bejne paster zanatin e tyre ( prandaj jane edhe rezultative / kane sukses ne punen e tyre ).
    Por ne Shqiperi , duke qene se Shoqeria ne pergjithesi eshte infektuar rrenjesisht nga KORRUPTIONI Aktiv e pasiv , nuk ka lene menjane as Ushtarakun apo Mjekun te cilet si asnje Profesion tjeter betohet per ti sherbyer ne rradhe te pare Vendit te tyre e Njerezve te tij .
    Sikur edhe nje nga ato 5 Pika te rreshtuara nga Gazeta Tema te jete e vertete , ai njeri duhet te denohet per Tradheti ndaj Vendit .
    Turpi e Faqja e zeze . jane per ate Njeri si BIZHUTERI qe mban Nusja kur martohet , ndersa Burgu duhet te ishte minimalisht ai , qe duhet te kerkonin Autoritetet shqipetare .
    TUNG

  2. Komentuesi says:

    O zot ! na ruaj nga keta perbindshat e pd-ke.Keta qenkan kafshe fare!

  3. cimi says:

    lot lot…po aman edhe ne ca presim nga luli budalla me brire eshte po he. Bile sh mire duhet ta inkurajojme per keto gjera sepse do ta ha gjunkshi i pari.

  4. Ali babushi says:

    Po kush e njeh xhemalin, e din fare mire se ai ka qene eshte e do te jete fundrina e Dibres. ky legen nuk gezon asnji fije respekti nga qytetaret e peshkopise, biles urehet nga te gjithe qytetaret e dibres. Eshte I paafte, intrigant, servil, spiun, pa piken e kultures, nuk I thote kush ne diber burre, ketij halabaku qe me se paku duhet te ishte ne burg. Po lulushi kujton se xhemali me gazidede skuthin do ti sjellin fitore PD.Kutu do te jemi, asnji vote nuk mer PD sa kohe drejton shoku trap xhemal dhe shoku skuth gazidede., dhe lulushi shkon bashke me ta ne gremine.

  5. NNP says:

    Ky eshte nje idiot i lindur Si personifikim i paaftesise e hajdutit kujton se gjithcka mund te fitoje duke blere me parate e vjedhura cdo kryetar te PD-se E ka ne gjak servilizmin e hajdutllekun Eshte etaloni i maskarallekut te kohes se demokracise Fahri Balliu me kompani jane hicgje para ligesise e mjeshterise se tij per te perfituar Lum Luli qe e ka. Mos u cudisni kur nje dite te propozohet per minister apo eksponent i larte i PD-se Per kuriozitet interesohuni me cfare notash ka mbaruar shkollen ushtarake apo nese din ndonje anglisht apo cfardo gjuhe tjeter VEMJE E GJALLE!

  6. Jimi says:

    Imagjinoni more njerez! Me keto surreter do te behet shteti!? Po nuk mbarokan funderrinat ne kete vend!?

  7. Jimi says:

    Mire qe nuk kane frike po, nuk paskan as turp!?

Lini një Përgjigje te NNP Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *