Anëtarja e Kryesisë së PD i shkruan Berishës: More në qafë ish-deputeten tënde! Po i bëni anti-reklamë

Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që thotë se kravatat e kryeministrit Edi Rama janë nxjerrë në shitje për një vlerë rreth 150 deri në 1000 euro.

Sipas tij, Rama detyron deputetët dhe drejtorët t’i blejnë për vete dhe për dhurata.

Pas postimit të Berishës, të shumta ishin edhe reagimet.

Një nga komentueset, mbështetëse e Partisë Demokratike dhe anëtare Kryesie në në Degën e Tiranës, i shkruan Berishëse se dyqani për të cilin flet ai, është dyqani i zonjes Lajla Përnaska, ish- deputete e PD në kohen e tij.

Postimi i Berishës

Kallam Deshtaku me dyqan per shitjen e kravatave qe prodhon vet!!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Dyqani eshte ne tek shtat xhuxhat ne rrugen e Elbasanit .

Kravatat jo vetem qenkan te Rames, por cmimi i tyre fillon 150€ deri 1000 dhe i Te fotoja e pare poshte eshte dizenji Edi Ramadetyrokan gjihte deputetet e drejtoret e rilindjes te blejne aty per vete dhe dhurata.Se mbajtja e nje kravate te dizenjuar nga lideri suprem tregon status!!!

Te fotoja e pare poshte eshte dizenji Edi Rama”

Komentuesja

Z.Berisha,

Dyqani ne fjale eshte ne Pronesi te Familjes Pernaska.

Znj.Lajla Pernaska ka qene dy ligjistratura ne Parlamentin Shqiptar duke perfaqesuar PD dhe qytetaret e njesise nr 2 ne Tirane.

ONUS eshte brandi i rrobave 100% Shqiptare.

ONUS eshte i hapur per kedo qe porosit edhe jep mendim per nje dizanje.

Nese edhe ju do porosisnit nje dizanje te juajen,edhe juve do ju vendoset emri po ashtu si piktorit deshtak.

Z.Berisha,biznesi eshte biznes dhe nuk eshte mire te ngaterrohet me politike.

Znj.Pernaska po i beni anti reklame, ajo gjithmon ju ka mbeshtetur une kam qene pjes e shtabit te saj dhe aktualisht jam antare kryesia ne PD dega 2 Tirane.(TemA)

                 Loading...