“BBC” bën analizën e Shqipërisë: Nga Panuçi që nuk bind, te 3 yjet e kuqezinjve

10 Shtator 2018, 09:43Sport TEMA

Ndeshja mes Skocisë dhe Shqipërisë në Ligën e Kombeve ka marrë një vëmendje të veçantë në Britaninë e Madhe, ku presin që skuadra e Aleks MekLish të tregojë fytyrën e saj dhe se është pretendente jo vetëm për të fituar grupin, por edhe për të marrë pjesë në Euro 2020.

Edhe rrjeti i njohur “BBC” i ka kushtuar vëmendje kësaj sfide, ndërsa ka publikuar një analizë të mirëfilltë për kuqezinjtë, duke filluar që nga pankina, ku  ulet Kristian Panuçi.

“Panuçi mori drejtimin më shumë se një vit më parë, por duhet ende të bindë publikun shqiptar për aftësitë e tij, pasi lufton të zëvendësojë bashkëkombësin e tij XhanI De Biazi i cili dërgoi Shqipërinë në fazën finale të Euro 2016.

Paraqitja në Euro 2016 erdhi pas një fitoreje sensacionale ndaj Portugalisë që në start të kualifikueseve, një rezultat që bën bujë i cili Skocisë i mungon që nga triumfi në Paris në vitin 2007.

Fakti që Portugalia shkoi të fitonte Euro 2016 thekson edhe më shumë se sa mbresëlënës ishte rezultati, edhe pse Shqipëria nuk kaloi grupin para Francës dhe Zvicrës.

Që atëherë, ka pasur rezultate të përziera, megjithëse suksesi i të premtes ndaj Izraelit i jep atyre mundësinë që të kontrollojë grupin nëse fitojnë në ‘Hampden’.

Një lajm i mirë për Skocinë është mungesa për dëmtim e disa futbollistëve kyç të Shqipërisë. Mesfushori me eksperiencë Odise Roshi, sulmuesi Armando Sadiku dhe lojtari i ri i Rejnxhërs, Eros Grezda do të mungojnë të gjithë”, shkruhet në analizën e “BBC”-së për këtë takim.

Ndërkaq, ky rrjet paraqet edhe tre yjet e Shqipërisë për këtë duel:

“Elseid Hysaj: Luan në zonat e larta të Serisë A me Napolin. Pasi ra në sy me Empolin, mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar tani vlerësohet rreth 25 milion paund dhe ishte pjesë e rëndësishme e fushatës për titullin kampion në sezonin e kaluar nga klubi i tij. Ka që tani shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe në Ligën e Kampioneve.

Thomas Strakosha: Portieri i Lacios kaloi një natë me shumë punë kur luajti ndeshjen e tij të 7 ndaj Izraelit. 23-vjeçari, i lindur në Athinë, ishte zgjedhje e tretë në Romë, para se të fitonte me forcë vendin si titullar dy vite më parë. Ai arriti t’i rrëmbente vendin edhe portierit të Shqipërisë në Euro 2016, Etrit Berisha, i cili la Lacion për Atalantën në kërkim të aktivizimit të rregullt.

Taulant Xhaka: Mesfushori 27-vjeçar i Bazelit shënoi golin e tij të parë me kombëtaren kundër Izraelit me një gjuajtje të saktë. I menduar si një objektiv i merkatos së Seviljes, mes të tjerave, futbollisti i lindur në Zvicër është vëllai i madh i Granit Xhakës së Arsenalit, me të cilin e u përball si kundërshtar në ndeshjen historike të Euro 2016 kundër Zvicrës”, ishte analiza e “BBC” për tre protagonistët kuqezi.(Vip Sport.al)

1 komente në ““BBC” bën analizën e Shqipërisë: Nga Panuçi që nuk bind, te 3 yjet e kuqezinjve”

  1. Sportdashes says:

    Kjo analize kronikale,tregon se rrugen e golit do ta kene te vestire,pa “Ronaldon” !
    Takimi pare dhe masat e marra nga Panuci,per ofrimin e lojtarve te tjere,tregon per mundesit ne rritje te kuqezinjeve.
    Me nje loje kolektive dhe shpirtin luftarak, qe do manifestojne ne fushe,fitorja do jete per shqiptaret !
    BBC nuk e ka te veshtire te lavderoj Panucin,po presim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje