BE reagon ndaj fjalimit të Vuçiçit: Nuk duhen lejuar lavdërime për politikën e Milosheviçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç deklaroi sot se BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun me të njëjtin angazhim si më parë.

E pyetur nëse një ndryshim i kufijve është një opsion për një zgjidhje të përhershme, ajo vuri në dukje se BE ka theksuar shumë qartë parimet e negociatave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

BE po punon për një marrëveshje të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e cila do të ishte realiste dhe e pranueshme për të dy palët. Qëllimi është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, ka shtuar Kocijançiç.

Ajo gjithashtu theksoi se BE-ja ka rritur angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu ka hyrë në një fazë të dytë, më dinamike, por që nuk duhet të ketë diskutime për afatet e mundshme.

Ndërsa duke iu referuar fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kosovë, Kocijançiç nënvizoi se “nuk duhet lënë asnjë hapësirë për dykuptimësi apo lëvdata ndaj politikës dhe veprimeve të (ish-Presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë) Milosheviç”, duke shtuar se vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare janë më se të qarta në këtë rast.

“Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë të mundshme vetëm kur të kapërcehet dhe braktiset politika e së kaluarës”, përfundoi ajo.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “BE reagon ndaj fjalimit të Vuçiçit: Nuk duhen lejuar lavdërime për politikën e Milosheviçit”

  1. says:

    BE dhe Sërbia janë si Ben Laden dhe Arabia.

  2. vang says:

    Ne fund te fundit perse duhet te bisedojne palet Kosove dhe Serbi????.Le te flase BE me Serbine per te njohor Kosoven dhe pas kesaje le tI zgjidhin problemet e tjera mbas njohjes,si shtete te barabarta.Thaci do ta binde Vucicin per njohjen e Kosoves apo BE dhe Amerika????

  3. shkurt 2014 says:

    serbia e perkdhelura e be,plake e kurve,serbia me kyte president pasardhes i midhoshevicit do futet ne be.Merreni veshte ju te be qe perkrahni serbet,ata ishin e jane kriminele,vrases te popullsise civile ne mase,perseri llastoni,futni ne be te paret ne rajon,do ti ja shihni mire hajrin.

  4. Dr. Veip (Vehip) Proda says:

    Zoti Aleksandër Vuçiç,
    Ç`deshe që shkove në Kosovë, tani që ishe “zotuar” për marrëveshje me shqiptarët?! Ç`deshe mor i “uruar”? Kosova t`i nxorri jashtë “zorrët e barkut”, ta tregoi fytyrën ashtu si e ke! Sa shkele në Kosovë të zuri “gjaku”, t`u zgjuan “xhindet millosheviciane”, të mbështollën vargojtë e “Serbisë së Madhe”, përndryshe të “Serbisë Qiellore”. Të tradhëtoi ndërgjegja jote dhe në vend që t`u kërkoje falje shqiptarëve, për krimet e përbindshmë të makinës mishngenëse serbe në Kosovë, i bëre ditirambe kryekriminelit të njerëzimit, Sllobodan Millosheviç, dishepull i të cilit tregove se je!
    Me qendrimin që mbajte në Kosovë, dy ditët e vizitës atje (9 dhe 10 Shtator) tregove se je pasardhës i “denjë” i Aleksandër Rankoviçit dhe i Sllobodan Millosheviçit, pa hyrë më thellë te paraardhësit e tjerë kriminelë serbomëdhenj. Me fjalën tënde në Kosovë, u dhe mesazhe kobndjellëse popujve të Serbisë dhe fqinjëve të saj: rreth ëndërrës që të është fanepsur e rizgjuar, për krijimin e “Serbisë së Madhe”; për adhurimin që tregove ndaj kriminelëve serbë të të gjitha kallëpeve deri te “lideri i madh Millosheviç”, i cilësuar kështu prej teje. Kulmi ishte motua që u dhe “patriotëve” të tu, në Kosovë e jashtë saj: “S`kemi asgjë për të cilën të kërkojmë falje apo për të cilën të na vijë turp”. Një delir patologjik kriminal! Në se BE-ja dhe SHBA-ja nuk të panë ashtu si je në të vërtetë, dhembjekoka e tyre do të jetë afatgjatë, pse jo edhe me fatalitete të reja. Kurse, politikanët shqiptarë, gjithandej ku janë, të mos e fusin kokën në rërë si struci.
    Zotëri,
    Mblidh mendjen tënde të kokës, mblidhu mendjen sivëllezërve të tu! Jo më thellë në histori, Aleksandër Rankoviçi, me kundërshqiptarizmin dhe arrgancën kriminale të tij dhe të pasuesve të tij, e shpuri Kosovën drejt autonomisë dhe drejt dobësimit të lidhjeve me Serbinë; Sllobodan Millosheviçi, me genocidin kundërshqiptar të ushtruar prej falangave që drejtoheshin prej tij, e shpuri Jugosllavinë në varr dhe Kosovën e nxorri shtet të pavarur; ti, me të njëjtën mendësi, do të shpiesh Serbinë te krijesa me emrin “Pashallëku I Beogradit”. Ktheje mendjen sa s`është vonë, nxirr mësime nga historia dhe mos shiko endërra më Dushanë e Pashiçë, me Rankoviçë e Millosheviçë! “Serbia e Madhe” a “Serbia Qiellore”, ka shkuar tashmë në humbëtirë. Mos e harro këtë në se do me të vërtetë popullin tënd, në se nuk të ka kapluar aspirimi vetvrasës për kolltuqe, pasuri e lavdi…!

Lini një Përgjigje te shkurt 2014 Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *