Drejtorit të OSHEE-së në Fushë Krujë, i vendosin tritol në banesë

Drejtorit të OSHEE-së në Fushë Krujë, Besnik Masha, i kanë vendosur një sasi eksplozivi në banesë.

Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02:45 minuta në banesën në pronësi Xhavit Mashës, të atit të Besnikut.

Nga shpërthimi mësohet se ka dëme të mëdha material, por fatmirësisht jo në njerëz.

Raportohet se nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr, dyer, dritare, muret dhe çatia.

Dyshohet që tritoli të ketë lidhje me detyrën e të birit, Besnikut, si drejtor i OSHEE-së në Fushë Krujë.

Informacion paraprak i policisë

Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *