Emri i Maqedonisë, fillon fushata për referendumin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Filloi sot në Maqedoni fushata elektorale për referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri të vendit, që sipas kësaj marrëveshjeje do të jetë Maqeonia e Veriut.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar miratimin popullor për këtë marrëveshje, që u nënshkrua gjashtë muaj më parë mes Athinës dhe Shkupit, si kusht për një përshpejtim të procesit të integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Qeveria e kryeministrit socialdemokrat, Zoran Zaev është në favor të miratimit të marrëveshjes, ndërkohë që ajo kundërshtohet nga opozita e VMRO-DPMNE-së, edhe pse është në favor të antëarësimit të vendit në institucionet europiane.

Misione për ”po”-në e referendumit janë bërë në Maqedoni ditët e fundit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz dhe senatori republikan amerikan, Ron Johnson.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Emri i Maqedonisë, fillon fushata për referendumin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *