FOTOT: Një masakër mjedisore, që “të fortët” po i bëjnë “Toskanës” shqiptare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Letër e hapur gazetës TemA

Jemi një grup banorësh, që endemi  prej 5 vitesh për të ndaluar atë masakër mjedisore që po ndodh në kodrat e Gradishtës. Tre kodra janë rrafshuar në këtë fshat dhe batërdia vazhdon pa u ndalur. Për dijeninë e lexuesit, këto kodra përmbyllin vargun që nis nga derdhja e lumit Shkumbin dhe përfundon në fshatin Gradishtë, për rinisur  vargun e Ardenicës. Këto vargje kodrash  janë një dhuratë unike  e natyrës për gjithë zonën e Myzeqesë.

Ato  ndajnë detin nga fusha e madhe e Myzeqesë. Kanë qenë kodra të bekuar nga natyra me pyjet shumë-shekullore, bimësi të jashtëzakonshme, vreshta dhe brezare me ullinj, kafshë dhe shpend të egra,  me një  biodiversitet unikal.  Goditjen e parë këto kodra e morën në vitin 1997 ku nga sulmi i barbarëve u rrafshua gjithë pylli, por me bimësinë që po rimëkëmbet pas 20 vitesh duket se po mbulon plagët e hapura.

Ndërsa goditjen e dytë, këto kodra po e marrin në këtë periudhë duke rrënuar, masakruar dhe rrafshuar kodrat.  Po ndodh një masakër mjedisore që natyra nuk mund ta rikuperojë asnjëherë. Arsye është babëzia. Kompani të etur për biznes, të fortët e zonës që dalin garant dhe qeveria që është pjesë apo qëndron indiferente janë një front që ka gjunjëzuar çdo rezistencë për të mbrojtur mjedisin e natyrës dhe jetesës.

Megjithëse një bukuri e natyrës, në tre prej këtyre kodrave vazhdon prej 5 vitesh një masakër mjedisore. Një kompani ndërtimi, që ka fituar tenderin e rrugës Lushnjë – Fier, për të shmangur blerjen e zhavorrit   ka filluar gërryerjen e kodrës për të marrë dheun-shtuf.  Kompania e lidhur ‘me të fortët e fshatit’, që u vet-paraqitën edhe si pronarë të kodrës, megjithëse nuk i lidh asgjë me zonën,  filluan shkatërrimin e kodrës.

Por, edhe nëse do të ligjërohet  ndokush si pronarë i kodrave,  ndoshta banorë të lindur edhe  përpara formimit të kodrave,  deri në cfarë mase shkon e drejta e tyre për të rrafshuar ato?  Nën hundën e strukturave vendore (komunale dhe bashkiake), të përfaqësuesve të zgjedhur të zonës, të policisë bashkiake dhe të rendit, nën indiferencën e Ministrisë së Mjedisit u rrafshuan tre kodra duke shkaktuar masakër mjedisore.

Janë disa dhjetëra hektarë të kodrës të  degraduar në përmasat  e  humnerës dhe pa asnjë mundësi rehabilitimi. Erozioni është i pashmangshëm, si pasojë e shkatërrimit të bimësisë  dhe  gërryerja në çdo  moment do të krijojë  rrëshqitje e do të marrë nën vete atë çka mbetur,  së bashku me  pjesën e fshatit që mbështetet në faqen e kodrave. Por askush nga ata që duhet ta ndalin këtë masakër mjedisore  nuk shqetësohen.

Shkatërrimi vazhdon, degradimi i mjedisit është i plotë dhe natyra ka humbur çdo shans për të rehabilituar veten. Lubia e matrapazëve e ka mundur natyrën. Fatkeqësia mjedisore është tmerrësisht e prekshme dhe e dukshme. Disa qindra rrënjë ullinj të moshës  20-25 vjeçarë  janë shkulur e prerë, bimësia është zhdukur në humnerën e krijuar, kafshë e shpendë të egra kanë marrë arratinë dhe të gjitha   janë vetëm një kujtim i së kaluarës. I gjithë ekosistemit i zonës është shkatërruar apo është në rrezik kritik.

Një humnerë me lartësi  rreth 70 m, aq sa është edhe lartësia e kodrës dhe me një sipërfaqe prej disa dhjetëra hektarësh po merr  nën vete  gjysmën  tjetër të  fshatit. Banesat  janë  në çdo në humbje të bazamentit të tyre dhe në prag të rrëshqitjeve masive të dheut me rrezik imediat për jetën e banorëve.   Përmasat e shkatërrimit flasin qartas  për një katastrofë të vërtetë jo vetëm ekologjike,  por mjedisore dhe me rrezik permanent të popullatës. Të gjithë e shohin veç atyre që kanë përgjegjësinë për ta ndaluar.

Janë 5 vjet që lulëzon industria e shkatërrimit  nën garancinë e indiferencës së shtetit e të ligjit. Dhjetëra buldozerë, skrepa dhe transportues të frikshëm kafshojnë ditën dhe natën kodrat duke lënë pas vetëm gërryerje. Askush nuk e ka ndaluar rrënimin. Ajo që ishte dhuratë e natyrës prej miliona vjetësh është kthyer në një shëmtim të saj për një kohë shumë të shkurtër dhe që nuk do të mund të rikthehet ndonjëherë.

Por edhe për të ndaluar së shkatërruari atë çka mbetur, mund të shpresohet vetëm në një  hakmarrje e natyrës apo mrekulli e qeverisë. Por,  të dyja ndodhin shumë rrallë. Për të fortët e të pa ngopurit nga vjedhja e dheut,  ligji  dhe forca e shtetit janë të shushatur.  Ato mund të dallojnë qartë ndonjë hallexhi për ndonjë tel dritash apo gomar me dru, por jo ata që rrafshojnë kodra me autokolona mjetesh të rënda.  Mos veprimi i bën autoritetet njëlloj përgjegjëse për indiferencën apo aferat.

Ka aq shumë prova për të nisur një hetim shembullor sa nuk gjen asnjë argument për të kundërtën. Nëse ka marrë leje kompania për shkatërrimin e mjedisit cilët janë ata që kanë bërë studimin e zonës? Cili  është impakti i mjedisit? Po rreziku i popullsisë? Përse qëndrojnë  indiferent kaq gjatë autoritetet komunale, bashkiake, qendrore dhe ato policore?

Vendi i masakrës mjedisore është aty dhe do të mbes përherë i hapur.  Banorët janë lodhur dhe kanë humbur çdo besim te autoritetet. Ata ja  kanë përcjellë shqetësimin strukturave lokale dhe deputetit të zonës, por asgjë.  Kompania së bashku me të vet-quajturit ‘pronar të kodrës’ njëkohësisht të ‘fortët’ e zonës  kanë vazhduar të pa shqetësuar biznesin e shitblerjes së kodrës.

Është një fije optimizmi se motua  e tanishme e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit, ndoshta do të impenjojë ministrin e Mjedisit të interesohet për këtë masakër mjedisore për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm  dhe për të dërguar përgjegjësit përpara ligjit.

Qeveria ka të gjitha shanset për tu distancuar nga ata që e vodhën dhe e gjymtuan  mjedisin për të fituar duke shitur kodrat.  Ka mbetur gjithashtu ende edhe një  ndjenjë optimizmi,  që po shtohen  njerëzit që ju dhemb mjedisi dhe nuk do të qëndrojnë indiferent  përballë lidhjes së shëmtuar  që kanë krijuar kasta e biznesmenëve  batakçinj me’ të fortët’ që vazhdojnë të jenë mbi çdo ligj dhe që gjenden kudo. Ftojmë shoqatat e mjedisit dhe emisionet investigative të bëhen pjesë e demaskimit të kësaj masakre.

Banorë të fshatit Gradishtë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

24 komente në “FOTOT: Një masakër mjedisore, që “të fortët” po i bëjnë “Toskanës” shqiptare”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Te gjitha pasurite e tokes, nentokes si ujrat, pyjet, mineralet, fauna, flora etj Jane pasuri te popullit shqipetar, dhe jam kunder qe keto pasuri tu jepen me koncesion firmave private, te cilat I shfrytezojne si bishat dhe lene mbrapa shkaterrim. E ndersa populli jeton keq, varfer dhe pa vende pune. Koha per tu rikthyer nderrmarrjet shtetetore, ose te pakten te kete kontroll te forte per skemen PPP.

    1. Mbreti says:

      Su beret njerz juve te Shqiperis, Enverin e paskeni patur me vend! Gjith Rajoni edhe Fyromset jan me dinak qe deri dje as Istori as shtrt as komb skan qene e din kete, shkelqen liqeni i Ohrit ne anen e Fyromit te sapokrijuar ne krahasim me Kandaharin e plazheve te Pogradecit ku valevisin llomrat e qytetit si ne Kalkutta! Te hasesh ne Mu… t ne plazh, kete gje as ne Tunezi apo Egjipt nuk e kam hasur por vetem ne Shqiperin e Egoisteve, qe By…tha e Koka jan ber vetem Lek, Profit, me Moton mbas meje te gjith ne te semes!! Plera

    2. Roki says:

      Cfare jane keto akuza koti ne Tema?
      A nuk e dini ju se ankesat duhet t’i beni vetem tek “Shqiperiaqeduam”,doni apo nuk doni ju?
      Pse kot i kemi punesuar dhjetra djem e vajza te reja militante te PS ,vetem qe te grumbullojne ankesat nga i gjithe vendi?
      Pastaj kot brodhen deputetet dhe ministrat per llogaridhenie neper Shqiperi?
      Ku ishit ju fshataret e Gradishtes kur kaloi kryeministri per ne Fier,apo ministrat dhe deputetet tane?
      Pse nuk dolet ne rruge e te benit “autostop” para tyre qe t’u leshonit ankesat tuaja?
      Po pse more fshatare kur do beheni nje here qytetare ju?
      Po deputetin Brace,qe e keni aty per dite e nate,pse nuk e keni shqetesuar fare?
      A e dini ju se kryeministri kete Bracen e degjon aq shume aq sa ju degjon edhe juve?
      Keshtu pra keni marre yrysh tani qe edhe opozita e Bashes po ngroh vezet se nuk ka kellqe per tjeter pune!
      Dhe ju ne vend qe te lini rehat qeverine,beni gam gam sikur andej nga ju u be nami?
      Epo va makina me “dhe” moren e jo gjithe kodren!
      Aty do ta keni tere jeten sa te kujtohet ndonje bos tjeter qe t’u heqe fare nga fshati!
      Rrini urte se ka edhe me keq!
      Me ministrine e Mjedisit mos e kruani shume se ajo na duhet per dite te zeze!

      1. Aleanca Shqup-leshedhi says:

        E paske kalu.me.nota te.mira kursin e plepave more qerrata I Saliut dhe vogelush i Monalikes!

    3. X Shkerdhatat e ketij kombi says:

      Parate i haxhovshin per kemioterapi familjare!

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Po qeveria c’ben? Apo eshte e zene me koncesionet

  3. H says:

    Banorët nuk e kanë parë toskanën që guzojnë të bëjnë këtë krahasim kaq ofendues për të.

    1. Merlin says:

      ajo zone eshte edhe me e bukur se Toskana, por ne kemi jo pak vemje si puna jote qe ndrejte te tjeret lart dhe ulin Shqiptaret.

      Vemje si puna jote duhen sterlilzuar ose fut ne liste te zeze

  4. Kalec Dega says:

    Mire e keni po pergjigjen kerkoheni te te fortet qe jane peshkaqenet, Rama dhe Meta, dhe para tyre malo ku Sali i shpellave, qe me politikat dhe gjithe pushtetitn qe gezojne, pasi ata kane celesat e Shqiperise si pronare te perkohshem por te rrezikshem te se ardhmes shqiptare.


    Asnje militant dhe partizan i semure i ketyre horrave dhe mafjozeve me siper nuk do ta mohoje apo te guxoje te me kundervihet per te vertetat e mesiperme, ndryshe do ti lutem zotit ti fale ata.


    Keta po vazhdojne dhe tallen me pasurine e perbashket , i kthyen plazhet ne kantjer betoni, rruget dhe sheshet ne kalldreme me gure te fabrikes Meta dhe ato pak lulishte e kende sportive ne supermarkete dhe dyqane, minierat ne doren e krimineleve, ndertuan hidrocentrale vend e pa vend dhe shkaterruan plantacionet e pemtarise, pyjet dhe kanalizimet etj etjetj……

  5. bk says:

    Leter qe duhet te jete nje kembane alarmi per nje aksion gjigand te shtetit ne mbojtje te natyres. Po hahen kodra e male barbarisht, sidomos ne Sarande, ku cmenduria njerezore atje nuk ka njohur kufi . Bilé edhe ishullin ne Ksamil do ta rrafshonin krejt ne rast se nuk do nderhynte qeveria.
    Faleminderit banoreve te Gradishtes per kete leter qe dergojne dhe shpresojme qe ta lexoje Kryeministri, i cili nuk besoj se do qendroje indiferent.
    Kjo eshte edhe nje kembane edhe per vete ate qe t’i shikoje mire njerezit qe ka vendosur ne vende kyçe. Kush ka mbyllur syte perpara kesaj masakre duhet te denohet.

    1. Merlin says:

      Pa diksutim qe drogaxhiu Rama , nuk ja ka idene fare qe ndodhin keto pune… sepse Shqiperia eshte 10 milione km katrore dhe keto gjera nuk merren vesh

  6. faikonica says:

    Mero,per mjedisin sidomos duhet nga nje”Antena”cdo dite per Ramen.E ke per detyre!

  7. Monkey says:

    ” I di qeveria këto që kërcejnë kështu, me brecka në mes të burrave ? – Po si nuk e di ? Mamin e kanë dekoruar edhe me ‘Urdhërin e Punës’ “. Të fala Erjon Braces e pronarëve të kodrave të Gradishtës, myzeqarëve të vjetër e denbabaden : Kaloshëve !

  8. Feniks says:

    Te gjitha jane shpifje te ndyra,qe nxiten nga opozita e Bashe-Berishes!
    Pse akuzoni ministrine e Mjedisit sot kur e dini qe kjo ministri nuk ka bere asnje pune per mjdisin qysh eshte sajuar,por vetem per te mbushur xhepat e partive ne koalicion?
    Ju akuzoni te fortet,por ku do ta marrin ata dheun qe ta hedhin ne rruge kur kete pune beri edhe firma maqedonase “granit”,kur shtroi rrugen Lushnje-Rrogozhine dhe merrte shtufin ne Dushk duke rrafshuar kodren?
    Do thoni ju se ne diktaturen komuniste rruget shtroheshin me gure ne fillim,pastaj me cakell dhe kurre me zhavorr,por ne prandaj e shporrem diktaturen se nuk na linte te vidhnim!
    Qeveria shpresoni ju do ta lexoje flete rrufene tuaj!
    Eh more te shkrete!
    Po a nuk e jeni degjuar Ramen kur ka thene se si nuk e lexon cfare shkruan shtypi?
    Ai ua ka dhene drejtimin:-Per cdo hall shkruani tek portali “Shqiperiaqeduam” dhe u krye bac!
    Do thoni ju,si kaq kollaj qenka bere puna?
    Rama i shkrete u shqye duke ju sqaruar ne facebook,por ju injorante mbetet,qe shkruani tek Tema!
    Jo more njerez,jo!
    Shpetimin e Shqiperise e ka gjetur vetem Rama,kryeministri me i suksesshem ne keto 100 vite shtet i pavarur,qe e mburr nje bote e tere,qe ia mblodhi serbeve ne mes te Beogradit,qe e vene ne tribune lideret boterore,qe nuk ka lene lider pa dale ne foto,qe ka ndertuar pedonalet ne te gjitha qytetet,packa se lagjet e tyre jane troke,qe do harxhoje miliona per 100 fshatrat turistike,packa se fshataret u kane bere mune atyre dhe jane syrgjynosur o ne qytete,o jashte,qe u shqye per turistet,kur shqiptaret i konsideron ne rolin e kafsheve te Zoologjikut per te argalisur turistet,etj!
    Cfare kerkoni ju, qe te mos shtrohet autostrada gjigande Lushnje-Fier?
    Pse hidhni balte mbi sukseset e pa kontestueshme te Rames si liderin me dinjitoz te mbareshqiptareve,qe ia mblodhi 8 me 2 grekeve sa i detyroi te hiqnin dore nga grabitja e detit Jon dhe qe do t’u jape te gjitha te drejtat camave,perfshi edhe pronat e tyre?
    He mo,kush e ka bere kete thagme deri me dot,kur as Enver Hoxha nuk e beti,qe ca nostalgjike te tij e mburrin?
    Jo po na dalin tani ca te rrufjepsur dhe na e shajne Ramen tone se eshte arrogant,delirant,mashtrues,i pa afte etj!E kush qenkan keta?
    Doemos ca ziliqare,sahanlepires te Bashes qe duan te vine prap ne pushtet!
    Por ne kurre nuk do ta leshojme pushtetin!
    Ne as buke,as uje nuk do hame e pime,vetem partine me ne krye shokun tone te lavdishem Rama ta kemi te forte dhe perhere ne pushtet!
    Armiqte le te lehin,por ne do shkojme perhere nga fitorja ne fitore!
    Se ne na udheheq kujtimi i gjyshit ( jo babait deputet i Enverit) te shokut Rama,qe ishte shofer i Zogollit,prandaj nuk ndihemi te flasim per heqjen e shtatores se tradhetarit nga qendra e Tiranes!

  9. Te gjithe te bashkuar says:

    Sa erdhen per te protestuar nga lushnja te kujdes per te protestuar per rrugen e kombit aq do vijne nga qytetet e tjera per te ndaluar ate cka b3het ne lushnje….

  10. Jkoreshi says:

    Cou Rame prej gjumit dhe cfarosi
    Ndryshe more fund
    Zgjidhe hallin e myzeqareve
    Ndryshe dorezo brekushet qe te kane dhene
    Bjeru cakejve
    Griji injorantet, copa e thermija ndyresirat, ne emer
    te zotit e te popullit.

  11. HQ-18 says:

    Katastrofë.
    I shkatërruan qytetet e fshatrat.
    Shkatërruan kodrat dhe malet, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, kodrat, liqenet e lumenjtë. Valbonën e futën në tubacione. Vjosën duan ta shkatërrojnë. Këta horra nuk kanë të ngopur.

  12. Xhixhi says:

    Nje nga faktoret kryesor qe tregon nivelin kulturor te 1 populli eshte rapporti qe ky ka me mjedisin apo me ambientin ne pergjithsi dhe s’eshte gje e vogel.

  13. Dardani says:

    KU ESHTE SHTETI KETU,,,,APO ESHTE ME PUSHIME.///

    1. mirel says:

      Shteti eshte shkaktuesi i kesaj kasaphane mbi mjedisin. Po te mos ishte shteti vete ne loje nuk levizte shkurrja nga toka.
      Por, ashtu sic thote dhe letra, nuk do ngelet me mal e koder ne Shqiperi, te gjutha po gerryhen dhe po “haen” nga kompanite e ndertimit.
      Futuni me thelle neper fshatra dhe do shikoni cfare krimi makaber po kryhet mbi natyren.
      Njerezit e veshtrojne dhe nuk bejne ze.
      E njejta gjendje makabre me lumenjte.
      Per nje grusht qelbesirash qe pasurohen vritet cdo gje perreth, natyra, kafshet, uji, dhe ne fund njeriu.
      Malet, kodrat, Valbona e Vjosa, keto trashegimni miliona vjecare po vdesin para syve tane dhe ne ju bejme sehir 5 qelbesirave.
      Lere ne te flasesh per plazhin. Dikur ishte i rrethuar vetem plazhi te Vilat. Por ama laheshim ku te na donte qefi si ketej ashtu dhe matane vilave.
      Tani iu ka dale pronari dhe gureve te plazhit.
      Leqe edhe detit i doli pronar Ramiu. Meqe nuk e shiti dot Saliu, po e shet vete Ramiu.
      Mire ben. Popull legen si ky edhe me qiri ta kish kerkuar nuk doe kishte gjetur.

  14. BRSS says:

    ATO KODRAT QE THOT KU ZOTRIA QE JAN SI TOSKANA JAN PER TE BER SHURREN

  15. katarakti says:

    Mos u habisni dhe mos beni te revoltuarin tani. Shkaterrimi total i Shqiperise filloi qe mee 1991-shin dhe po vazhdon edhe sot. Gjithe ato brezare, kanale kulluese, rezervuare, pemetore iken per dhjame qeni. Bashke me gjithe ekonomine. Te pakten 400 ndermarrje, uzina, fabrika dhe kombinate u kthyen ne fantazma. Dhe ju qe ankoheni sot per gjene me te vogel, ose moret pjese atehere ne shkaterrimin e tyre ose heshtet. Sepse ishin ndertuar nga diktatura! Banoret e Gradishtes kane bere shume mire qe e kane bere publik kete problem dhe jam i sigurt se kjo qeveri do te nderhyje per te ndaluar katrahuren. Siç beri edhe kur mori pushtetin me 2013-ten. Ndaloi rrenimin, rrumpallen dhe rrokapjekthin e shtetit shqiptar.

  16. Ed tironci says:

    Barbare…ate preshin ne bythe ..o lushnjare futjani te ..e meritojne

Lini një Përgjigje te Aleanca Shqup-leshedhi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *