Gol me Zvicrën, Ajeti “snobon” Shqipërinë: Nuk e kam menduar kurrë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Nuk do ta harroj kurrë golin tim të parë. Jam ende i mbushur me emocione dhe ditën tjetër u zgjova me mesazhe urimi. Nuk kam bërë asgjë ende“, – u shpreh Albian Ajeti pas golit të parë me kombëtaren e Zvicrës të shënuar në fitoren 6-0 kundër Islandës.

Sulmuesi i Bazelit dërgoi topin në rrjetë për të pesëfishuar rezultatin. Ai shënoi në minutën e 71′, ndërsa u aktivizua në fushën e lojës prej minutës së 62′.

Interesant është fakti se familja Ajeti i ka të gjithë djemtë që merren me futboll. Albiani shpjegon se ishte dëshira e babit për t’u marrë me këtë sport dhe i mbushi mendjen atyre.

“Në moshë të re ne mendonim vetëm për futboll. Babai na bindi se kishim talentin e tij, por unë nuk besoja, pasi ai kishte qenë portier në kohën e Jugosllavisë”, – tregon 21-vjeçari që luan me Bazelin.

Ai tregon dhe një skenë interesante kur me Adonisin u provuan te Barcelona. Albianin e morën, ndërsa Adonisin jo.

Prindërit nuk donin që t’i ndanin vëllezërit binjakë dhe vendosen të mos shkonin. Rrugët e tyre sot janë ndarë, pasi Albiani luan për Bazelin, Adonisi për Chiason, pavarësisht se kartonin e tij e ka St. Gallen, ndërsa Arlindi është pa ekip.

I ngacmuar në lidhje me kombëtaret, pasi Arlindi luan me Shqipërinë, për Albanin nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi.

“Për mua nuk ka qenë kurrë një temë e madhe, kam dashur kombëtaren e Zvicrës gjithmonë, e kam dashur që prej vitit 2011″, – u përgjigj ai.

Në fakt duket interesante “atdhedashuria” e familjes Ajeti, pasi Arlindi luan me Shqipërinë, pasi nuk kishte mundësi të luante me Zvicrën, Albiani luan me Zvicrës, pasi u ftua.

Ndoshta nëse Adonisi merr ftesë nga Kosova, do ta pranojë. 3 vëllezër, 3 kombëtare!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Gol me Zvicrën, Ajeti “snobon” Shqipërinë: Nuk e kam menduar kurrë”

  1. Thjesht interesaxhinj says:

    Jan thjesht interesaxhi .nuk i mer zvicra nuk kan ku mbyten vin me komtaren ton dhe me kosoven vari trapin,na bejn dhe nacionalistin , ikni ere pirdhuni,te pakten per nacionalizem mis flisni ,flisni per qarin tuj ,se do jeni me te respektum.

  2. Bardhyli says:

    O njeri i trashe “snobon” nuk eshte fjale Shqip. Ç’jane k’to idiota k’shu. Eshte bere semundje duan te duken gjithe te mençur duke perdorur fjale te huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *