Jari ankohet për transmetimet televizive: Rama po teston kush do të shikojë TV

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas ndërprerjes së transmetimeve televizive në formatin analog në zonën Tiranë- Durrës, dhe kalimi i tyre vetëm në sinjalin digital, Jari vendosi të zbulojë arsyet që e kanë çuar Edi Ramën në këtë vendim:

“Kujdes! Edi Rama po përpiqet të testojë kujt i mungon ekrani i TV.”

Dhe pas kësaj, vijoi sqarimin:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Ndërprerja e transmetimeve televizive në formatin analog sot është një provokim i pastër i Edi Ramës.

Në të vërtetë, ai ka hetuar se kush shikon TV në formatin digital dhe kush shikon në atë analog.

Duke qenë se ne jemi në opozitë, e kemi elektoratin më të varfër dhe ne shikojmë të gjithë në formatin analog. Pasi ka arritur në këtë përfundim nga sondazhet që bën, Edi Rama ka ndërprerë transmetimin në analog dhe e ka kaluar të gjithë në digital.

Tani gjithë televizionet shikohen vetëm në kanalet digital, ku shumica  e njerëzve nuk kanë blerë akoma dekoder për t’i parë.

E gjithë kjo bëhet me shumë mjeshtëri për të tërhequr vëmendjen nga vetingu i politikës, dhe për të shmangur transmetimin live të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Shumë pensionistë dhe opozitarë të varfër nuk kanë para të blejnë dekoderin dhe qeveria ka shpërndarë disa mijëra dekodera falas para dy vjetësh, që ua ka dhënë vetëm socialistëve.

Përmes këtij veprimi, Edi Rama synon të shikojë dhe kujt i mungojnë ekranet.

Nëse sot do ankohen më shumë demokratët, kjo për Edi Ramën është alarm, pasi sipas kësaj, i bie që ata pëlqejnë televizionet dhe se ato janë kundër Ramës.

Pra, në një farë mënyre është dhe një sondazh, dhe me ankesat tona rrezikojmë të marrim më qafë dhe ndonjë TV.

Prandja mos u ankoni me emra të përveçëm, por ankohuni në përgjithësi, që të dukemi si parimorë.

Duke përgjuar se çfarë televizioni na mungon sot, Edi Rama po realizion një sondazh të ri, të cilin kushedi se përse do ta përdorë.

Ndaj përpiquni të mos i jepni rast të kuptojë çfarë mendoni, se është e rrezikshme.

Mua për vete ka kohë që nuk më kupton më njeri, se çfarë mendoj.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *