“Kosova po prishet”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ndue Ukaj

Nuk di të ketë ndonjë libër që të ketë përshkruar më mirë paaftësinë e shqiptarëve për të bërë shtet, sesa romani, “Viti i mbrapshtë” i Ismail Kadaresë. Në këtë vepër, shkrimtari flet për çmësimin e shqiptarëve me shtet, një fenomen me të cilin po përballet Kosova e sotme.

“Viti i mbrapshtë” është një roman i bukur, i shkruar mjeshtërisht, plot pikëllim, humor e qesëndi, dhe trajton pasojat që i mbarte në supe Shqipëria e porsadalur nga nata e zezë osmane.

Si duket, Viti i mbrapshtë i Kadaresë, është sintagmë pikëllimi dhe dhimbje, që e përshkon historinë shqiptare në secilën stinë.

Shqiptarët, të paaftë për katharsis, nuk mësojnë nga historia dhe, nga një gabim, përplasën në një tjetër, më të madh dhe më tragjik.

Mjafton që të lexohen me vëmendje këto pasuese të mëposhtme dhe mund të kuptojmë shumëçka për dramën e Kosovës së sotme:

Ma ndjell zemra për keq, -thotë befas Doska. –

Shqipëria do prishet.

-T’u thaftë ajo gjuhë, -ia pret Alushi dhe kthen kryet nga Shestani. Me vete thotë: si i lëshon kështu, pa të keq, këto mynxyra ky njeri?

“Rrëmujë e shkuar rrëmujës, o Perëndi. Pa lindur mirë, shteti shqiptar ishte bërë lëmsh. Dhe as që dihej kishte a s’kishte shtet. S’dihej kryeqyteti, se një qytet i kërcente sot të shpallej i tillë, e tjetri shkrepej nesër. Kishin humbur vulat e qeverisë. Kufijtë s’gjendeshin dot. I matnin, thoshin, me litar, por njëri e tërhiqte litarin këndej e tjetri andej, e vinte i treti e i hiqet shenjat natën.”

“Doska trokiti pa pushin në njërën nga portat, gjersa më zë foli nga brenda:

-Me kënd jeni ju?

-Me Shqipërinë, -thirr Doksa, me kënd tjetër të s’ëmës do të jemi.

-Të gjithë ashtu thonë, por pastaj del që asnjëri nuk është me të.

-Mbylle atë gojë, more kërmill, dhe më thuaj a ka trupa të armatosur matanë fshatit.”

Heroi i romanit, Shestan Verdha, një i kryqëzuar për atdhe, me grupin e tij të sinqertë që lufton kundër prishjes së Shqipërisë, i pikëlluar e kupton se, ai dhe shokët e tij mezi, bëheshin njëqind, për të mbrojtë Shqipërinë, kurse bandat esadiste, që thërrisnin babën, ishin rreth njëmijë.

Dy dekada pas çlirimit të Kosovës dhe një dekadë pas pavarësisë, në vend se të flasim për zhvillim, dinjitet, mirëqeni, për arsim cilësorë, për shëndetësi normale, dhe, siguri ekonomike për të gjithë, ne flasim, nëse vendi ynë do t’ia dal të mbijetojë apo jo. Kudo dhe kurdo, dëgjon njerëz të shqetësuar, që thonë: Kosova po prishet.

Ndërkaq, në anën tjetër, sikur në romanin e Kadaresë, të gjithë bëhen sikur të jenë të Kosovës, të gjithë bëhen sikur po e ruajnë dhe duan atë, por në të vërtetë, punët janë ndryshe dhe pak duket të jenë vërtet me të.

“Dashurinë” tonë për Kosovën e përgënjeshtron fotografia e shtetit tonë, e dëmtuar dhe zymtë, aq shumë, sa që, ata që na ndihmuan ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë, kanë filluar të mos e njohin.

Kosova e ka humbur simpatinë e perëndimit dhe kjo ka ndodhë për shkak të qeverisjes bashibozuke, të intrigave, mashtrimeve dhe budallaqeve të pashembullta që e kanë karakterizuar rritën e shtetit tonë.

Shteti i Kosovës, sot është shndërruar në një mishmash ngatërresash dhe për këtë, fajin nuk duhet ta kërkojmë jashtë nesh.

Duhet ta pohojmë me zë të qartë se, bashkëfajtorë në këtë mishmash, jemi të gjithë. Sepse, një kohë të gjatë, kemi bashkëjetuar me të keqen. Kemi votuar dhe duartrokitur politikanë dhe liderë, që nuk dinë ta shkruajnë as një fjali drejt në gjuhën e tyre amtare. Natyrisht, të tillët, nuk mund të mbrojnë interesa kombëtare. Imagjinojeni, të tillët që nuk dinë të shkruajnë një fjali shqip, si mund t’ i kuptojnë lëvizjet politike ndërkombëtar, gjuhën diplomatike, që është art në vete, apo tekstet me mesazhe të ndërlikuara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në ““Kosova po prishet””

  1. Kalec Dega says:

    Who cares? pervec Sali Berishes……..saliu vertet e shiti detin po dekoraten per vulosje e meriton Rama apo jo o kopuka….?

  2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    YPOKRISIA,sunitet i luten ……PERENDISE!
    Ciles Perendi!?
    Cilet!? Bastardet[atheoi,shume vazhdojne edhe sot]!
    Bastardet ,qe per 50vjt shan dhe urrejten Zot e Perendi!
    Jo me kot edhe Perendia u ka kthyer bithen duke i katandisur nje hale turke edhe pse ndodhen ne Evrope…………

  3. Koço says:

    “Kur të jep i mari Mjaltë hidhe tej , kur të jep i mënçuri helmë mere pi ” Politik bërja e Haradinajve e kompani në Kosovë me duhet ta krahasoj me nje thënje të urtë popullore “Prapanicën e ka prej Breshke ,Vezën krekoset e pretendon se e ben prej Pate ” Kosova nuk mundet të ishte , këtu ku është pa nderhyrjen e Sh . B .A prandaj atë që ata ” Kopuket e radikalet e qeres së Haradinajt dhe Berishajve ” se paku të heshtin .Në se tërhiqet Sh B A e cila ka investuar shumë , atëhere përsenë e dinë vetë ata .? Atëhere Kosova i meriton pasojat e asaj prishje duke u këthyer në vasalitet të plotë e mëkeq si dikur nga Sërbia e cila ka mbështetje të plotë nga Rusi e cila me sa duket se eshtë ne uniso me Sh B A për keto çeshtjet e ballkanit perëndimor .

  4. NNP says:

    Ju kosovareve ne hesfel ju pafsha.Me gjithe ate gjak qe derdhen te paret tuaj per liri ato tmerre e vuajtje qe ju shkaktoi serbi e te bini ne kete gjendje qe Amerika tjua jape lirine qyl e ju ta perdhosni vetem per karrige e vjedje-HARRAM njemije here gjaku i baballareve e qofshi mallkuar o TE PAFYTYRE e te paburrni.

  5. Baliu says:

    Per shiptaret vlene: Siq jan miqet ashtu edhe udheheqesit; e jo e kunderta qe perpiqet te kontrabandohet vazhdimisht: Siq eshte populli ashtu edhe udheheqesit.

    1. Thaqi says:

      O balie, ti sdi shqip e si mund ti kuptosh shqiptaret ti!

  6. Jak Boston says:

    Kalaja e Rozafes i shpjegon te gjitha jo vetem per Kosoven por per te gjithe shqiptaret ne rajon.
    Shqiperia beri cfare beri Zogu dhe ai pasi Noli nje patriot ne shpirt dhe koke e zgjuar, por jo politikan dhe kuptohet pa dashje me shume i prishi pune Shqiperise sesa i ndihmoi.
    Edhe Zogu u infiltrua nga italianet deri te ministri i brendeshem Musa Juka dhe ne fund iku me bisht nder shale ashtu sic nuk i ka hije asnje shtetari.
    Pastaj erdhen italianet dhe nje pjese e mire e parise se vendit ose u vune ne sherbim te pushtuesit ose te sllavo-komunisteve, qe te dyja palet ne dem te Shqiperise.
    Pastaj u instalua komunizmi gjakatar qe e coi luften ne nje nivel tjeter me ane te lufte se klasave dhe armiqeve te brendeshem duke kercyer dhe me dege nga jugosllavet te ruset te kinezet dhe ne fund duke ngrene bar.
    Kur komunizmi ra ne te gjithe lindjen komunistet shqiptare ndane detyrat dhe disa u gdhine opozitare demokrat ( ju kujtohet komunisti Berisha qe bertiste ” opozitar, por vellezer ” ose ” te gjithe jemi bashkefajtore ” ose ” me ne fitojne te gjithe ” fliste me kod me shoket e tij komuniste te krahut tjeter ) e disa socialista te moderuar keto dy dege te komunisteve celen dege te tjera dhe sot jne bere diku te 120 particka, por ne te vertete jane te dala nga nje rrenje e vetme PPSH.
    Kosova po ashtu ne vend qe ti dergonte forcat ne Mitrovice dhe ne vendet e tjera strategjike dhe te mos shkulesh prej andej pa lufte qofte kjo edhe me “miqte” franceze dhe sot do ishte tjeter realitet.
    E njera gje vlen per Maqedonine kur shqiptaret pranuan carmatosjen pa u ndryshuar kushtetuta dhe pa e marre statusin e popullates shtetformuese dhe pa zyrtarizuar gjuhen shqipe. Atehere keto gjera ishin bere brenda 2 ditesh kurse tani nuk jane bere akoma sipas 20 vitesh.
    Te mos flasim per arvanitet ne Greqi se atyre iu eshte injektuar opiumi kishtare ne koke qe kane harruar jo vetem gjuhen por edhe e kane per perulje qe jane arvanitas. Keta arvanitasit shume me keq nga shqiptaret ne Maqedoni keta kane humbur me shume se dy shekuj dhe ne vend qe te ishin lokomotiva e ceshtjes shqiptare jane shenderruar ne vagonin e prishur qe iu ka zene rrugen dhe nuk le te levizin as vagonet e tjere te ceshtjes shqiptare.
    Nuk po zgjatem me shume por keshtu nuk ecen me perpara, vetem nje ndryshim rrenjesor mentaliteteti dhe elitash, por qe te ndodhin keto gjera duhet shkulur korrupsioni ngrihen institucionet dhe funksionoje drejtesia vetem atehere mund te leshojme frenat per te levizur ne drejtimin e duhur.
    Shqiptaret jane te pergjumur, por shpresa vdes e fundit.

  7. Jak Boston says:

    Kalaja e Rozafes i shpjegon te gjitha jo vetem per Kosoven, por per te gjithe shqiptaret ne rajon.
    Shqiperia beri cfare beri Zogu dhe ai pasi Noli nje patriot ne shpirt dhe koke e zgjuar, por jo politikan dhe kuptohet pa dashje me shume i prishi pune Shqiperise sesa i ndihmoi.
    Edhe Zogu u infiltrua nga italianet deri te ministri i brendeshem Musa Juka dhe ne fund iku me bisht nder shale ashtu sic nuk i ka hije asnje shtetari.
    Pastaj erdhen italianet dhe nje pjese e mire e parise se vendit ose u vune ne sherbim te pushtuesit ose te sllavo-komunisteve, qe te dyja palet ne dem te Shqiperise.
    Pastaj u instalua komunizmi gjakatar qe e coi luften ne nje nivel tjeter me ane te lufte se klasave dhe armiqeve te brendeshem duke kercyer dhe me dege nga jugosllavet te ruset e te kinezet dhe ne fund duke ngrene bar.
    Kur komunizmi ra ne te gjithe lindjen, komunistet shqiptare ndane detyrat dhe disa u gdhine opozitare demokrat ( ju kujtohet komunisti Berisha qe bertiste ” opozitar, por vellezer ” ose ” te gjithe jemi bashkefajtore ” ose ” me ne fitojne te gjithe ” fliste me kod me shoket e tij komuniste te krahut tjeter ) e disa socialista te moderuar keto dy dege te komunisteve celen dege te tjera dhe sot jne bere diku te 120 particka, por ne te vertete jane te dala nga nje rrenje e vetme PPSH.
    Kosova po ashtu ne vend qe ti dergonte forcat e saj ne Mitrovice dhe ne vendet e tjera strategjike dhe te mos shkulesh prej andej pa lufte qofte kjo edhe me “miqte” franceze dhe sot do ishte tjeter realitet.
    E njejta gje vlen per Maqedonine, kur shqiptaret pranuan carmatosjen pa u ndryshuar kushtetuta dhe pa e marre statusin e popullates shtetformuese dhe pa zyrtarizuar gjuhen shqipe. Atehere keto gjera ishin bere brenda 2 ditesh kurse tani nuk jane bere akoma as pas 20 vitesh.
    Te mos flasim per arvanitet ne Greqi se atyre iu eshte injektuar opiumi kishtare ne koke qe kane harruar jo vetem gjuhen, por edhe e kane per perulje qe jane arvanitas. Keta arvanitasit shume me keq nga shqiptaret ne Maqedoni keta kane humbur me shume se dy shekuj dhe ne vend qe te ishin lokomotiva e ceshtjes shqiptare jane shenderruar ne vagonin e prishur qe iu ka zene rrugen dhe nuk le te levizin as vagonet e tjere te ceshtjes shqiptare.
    Nuk po zgjatem me shume, por keshtu nuk ecet me perpara, vetem nje ndryshim rrenjesor mentaliteteti dhe elitash, por qe te ndodhin keto gjera duhet shkulur korrupsioni ngrihen institucionet dhe funksionoje drejtesia vetem atehere mund te leshojme frenat per te levizur ne drejtimin e duhur.
    Shqiptaret jane te pergjumur, por shpresa vdes e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *